Kengetarja Era Rusi, e ftuar në Pop Culture, ka ndarë me publikun edhe nje sekret që ajo e tha për herë të parë publikisht.
Behet fjale per historine e një çmimi të ngatërruar në Top Fest 11. Duke kujtuar një prej kompeticioneve të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Era zbuloi se Çmimi i Internetit qe ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt. Kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjtihashtu ishte çmimi i Erës:
“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar pët këtë’…” – tregon Era për Pop Culture.
