Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një automjet Golf 5 është përplasur në një urban të linjës së Saukut.
Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Elbasanit”, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e makinës Golf.
