Pak orës pas mbajtjes së Asamblesë së PS, ka reaguar deputeti Pjerin Ndreu, i cili thotë se arritja më e madhe e qeverisë në 100 ditë është ruajta e tepsisë.
Në një postim në rrjetet sociale, duke mos përmendur emra, ai shkruan se disa qeveritar-ucë kanë harruar se kush i ka sjellë e i mban në pushtet.
“Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritar-uce kane harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar!”, shkroi fillimisht Ndreu në FB.

Por më pas, deputeti socialist sqaroi edhe postimin e tij duke theksuar se akuzat i kishte për “falangat e LSI që vegjetojnë në detyrë”.
“Statusi i meparshem per tepsine, ka te beje me falangat e LSI, pa shkolle e pa asnje kualifikim qe vegjetojne ne detyre ne qeverisjen tone akoma sot e kesaj dite. Ndersa vjellin vrere e pengojne zhvillimin e ketij vendi. Nje kritike kjo ndaj qeverise , por qe nuk do te thote qe ne teresi qendrimi im eshte kunder e nuk mbeshtes qeverine Rama ! Perkundrazi, statusi eshte nje kembane alarmi qe vjen nga poshte e duhet te degjohet me mire per permiresimin e qeverisjes se vendit”, shkruan Ndreu në postimin e dytë.

Jo more !Harrove qe nga tepsia erasi dhe yllken e mbretit dhe Kabashin e Saliut?
Ka te drejt Deputeti PS-se
eshte nji Deshtim i turpshem .
Zhgenjime me te madhe shqiptaret nuk kan njohur .
Imagjinoni :
Vizionari Tepsise ,
ka fillu me bo haeng lol me plehrat .
Lufto gjasme kundra lylsumes ,
si me lujt Mani Alt -loja lufte me cunin e lagjes .
Ktyre do vene flaka ne parrlament .
Ne ate vend duhet te ndodhi dicka e madhe e te zhduken te gjithe kto banda politikanesh ,perndryshe aha gjithcka duket e pashprese kunder shqiptareve
Vertet e mbrojti tepsin duke mos lejuar qe Sajmir Tahiri te mos arrestohet.E mbrojti duke liruar Ernest Soten,dhe njekohsisht edhe vehten e disa ministra.