Moti në Europë, në Itali bie dy metër borë

Dita

Pjesa më e madhe e Evropës është e goditur që nga Stuhia Eleonor, që ka lënë pas përmbytje, reshje dëbore dhe temperatura shumë të ftohta.

Në Cervinia të Italisë Veriore, më shumë se dy metra botë ra brenda disa orëve gjatë natës, duke shkaktuar izolim të qytetit dhe duke përhapur alarme për orteqe. Pas ditësh me reshje bore dhe shirash kanë bërë që një grua të ndërronte jetë pas një orteku që ra në një zonë skie në Gjermani. Në Gjermaninë jugperëndimore, reshjet e mëdha kanë shkaktuar  përmbytje masive.

Kërcënimi i rrëshqitjeve të tokës ka detyruar autoritetet të lëshojnë urdhra për evakuim. Disa rrugë janë shkatërruar dhe lundrimi i anijeve në lumin Rhine midis Francës dhe Gjermanisë është ndalur për shkak të fryrjes dhe rritjes së nivelit të ujit.

Një situatë e ngjashme është edhe në kryeqytetin francez ku shiu i madh ka shkaktuar që Lumi Seine të ngrihet në nivel me më shumë se tre metra. Këtë fundjavë fatkeqësisht pritet më shumë përmbytjet, ndërkohë që zyrtarët thonë se kanë marrë masat emergjente në këto raste përmbytjesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *