A e çmon BE aspiratën mbarëshqiptare për të?

editor

Gjithnjë në Britaninë e Madhe ka patur një politikë pro-BE dhe një tjetër për dalje prej tij. Të dyja alternativa demokratike që vlerësonin interesin kombëtar. Tek ne nuk ka parti anti-BE.

Do ishte luks mund të argumentonte kush, për ne që mezi presim të ngecim “këpucën” tek dera e BE. Por, paradoksalisht, një parti anti-BE mund dhe ta përshpejtonte integrimin në të.

Sa kohë nuk degradon si PD, që duke i bërë bllok reformës në drejtësi, i bën bllok BE e interesit kombëtar.

Na mbiu Sërbia në “derë”

BE gjithmonë na kanë marrë të mirëqënë si të “thekur” për të. E duke ditur “letrat” tona, merakun gjeopolitik BE e ka me Sërbinë aq sa, në një farë mënyre, Shqipëria nuk është në BE për shkak të Sërbisë!

I hipëm të parët “autobuzit” për në BE por ai nuk niset pa u kandisur Serbia të zbresë nga “autobuzi” rus. Pothuajse mbarë rajoni u “kryqëzua” me alibira (drejtësia, mafia, niveli ekonomik, korrupsioni etj që hasen në vetë BE) sa të mbaronte luftrat Sërbia!

Pyetja shtrohet: nëse Serbia e Shqipëria duhet të përmbushin ca kushte të panegociushme para pranimit në BE (si njohja e Kosovës, reformat tek ne etj), përse Serbia negocion kapitujt e integrimit para njohjes së Kosovës ndërsa tek ne reformat janë kusht për hapjen e tyre?

Përse Sërbia po fiton kohë me kapitujt e integrimit, ndërsa ne nuk na mundësohet negocimi i kapitujve ndërkohë që reformat duan kohë? Përse ky diferencim në rajon ku i bie që hapja e negociatave të jetë “karrotë” e “shkop” për ne dhe jo për Sërbinë?

Sepse, ndërsa Sërbisë i “harrohen” luftrat, Shqipëria po “kryqëzohet” nga BE për mungesën e shtetit ndërkohë që abuzimin e kanë bërë “beniaminët” e saj në krye të PD e PS së tranzicionit që asnjëherë nuk u bojkotuan prej BE.

E nëse reforma në drejtësi dëshmon se BE, po të dojë, ka “gurin” e “arrën” në dorë, pyetja lind përse zgjodhi BE të mos veprojë tre dekada ndaj abuzimit, periudhë kjo që përkoi me luftrat në Sërbi që ironikisht përshpejtuan integrimin e saj në BE?

Mos vallë edhe për BE, si trashëgimtar i Europës së 1913, është i paimagjinueshëm izolimi i Sërbisë (kujtoni dualizmin europian gjatë ndërhyrjes së NATO në Sërbi)? Vallë panik nga influenca ruse, “vëllazërim” kristianësh ndaj vëndeve që etiketohen myslymane, kompensim për humbjen e Kosovës! Se i bie, që pa qënë gati Serbia, rajoni nuk është gati, ndërkohë që Sërbia ulet në dy “karrike” sepse gjysma do Rusinë, nuk ka ndjesë për luftrat, nuk njeh Kosovën e lobon UNESCO-n etj.

Një shpërfillje flagrante kjo e BE ndaj vokacionit të hershëm perëndimor shqiptar që nuk e meritonte 1913, izolimin pas distancimit nga kampi sovjetik, mbrojti Europën e krishterë kundër osmanëve, ishte aleat real ndaj nazi-fashizmit etj.

Nëse Sërbia futet para nesh në BE, integrimi ynë bëhet mision i pamundur. Këtë BE e di. Nuk ka shans përballë vetos së Sërbisë e Greqisë dhe vetvetiu BE lan duart me ne. Ndaj politika shqiptare nuk duhet t’i japë më sebepe BE për shtyrje negociatash këtë vit. E para, PD duhet të distancohet nga lidershipi që e do vëndin jashtë BE.

Nëse nuk ndodh, BE të mos kryqëzojë një shoqëri të tërë për politikanë që vetë BE ua ka krehur bishtin deri tani.

Sfida jonë është një qasje dinjitoze ndaj BE. Duke bërë detyrat tona por dhe duke kërkuar minimalisht “ekuivalencë” me Sërbinë në negocimin e kapitujve paralelisht përmbushjes së kushteve të BE si dhe hyrjen e rajonit si bllok për të shmangur rrezikun e vetos.

E një plan “B”, alternativë ndaj BE (futja e Sërbisë para nesh, shpërbërja e BE etj) nuk është luks! Demokracia e shteti është më shumë se BE (Zvicra, Norvegjia, Britania e Madhe, SHBA etj).

Stabiliteti në Ballkan “flet” shqip

Përtej “faktorit” Sërbi, janë dhe “kusuret” tona që paragjykohen nga brënda BE – përfolja si vënd i mafias, myslyman, emigracioni etj. E kjo kur mafian e “importuam”nga BE, kur jemi në shumicë ateist dhe dikur mbrojtëm Europën e krishterë nga perandoria osmane etj. E nëse në merak për identitetin kristian, edhe pa ne, BE është i mbushur me myslymanë por dhe nëse të tillë, shqiptarët do të ofronin preçedentin e tolerantit ndaj besimeve pa dallim.

Sa për emigracionin, janë me miliona shqiptarë tashmë në BE. Taksapagues korrekt që mbështesin me remitanca familjet në Shqipëri sepse jo të gjithë do e lënë Shqipërinë, aq më tepër kur ajo të jetë në BE.  E nëse fluks, do të jetë modest dhe i pakrahasueshëm me atë polak, rumun, bullgar etj.

Përtej “kusureve”, BE vetëm fiton me Shqipërinë brënda saj. Leverdia do të jetë reciproke, në mos më shumë për BE – investimet, blerja e pasurive të patundshme, turizmi, krahu i lirë i punës, produktet bio etj.

Ngurrimi ndaj Shqipërisë me merakun e stabilitetit të Sërbisë, realisht po e destabilizon rajonin. Stabiliteti varet nga faktori shqiptar që, ndonse i ndarë në pesë shtete, nuk ndez “fitila” në rajon por pret “bashkimin” në BE. Zvarritja e integrimit po dekurajon e zhgënjen faktorin kryesor të paqes në rajon e ai nuk është më Sërbia apo Greqia e Europës së 1913.

Miklimi i Sërbisë në BE, në mos mision i pamundur, nuk shmang tensionet në rajon. Serbia nuk heq dorë nga Rusia dhe do të bëjë lojën e saj edhe në BE ndërkohë që me veton ndaj Shqipërinë dhe izolimin e saj si faktor pro-perëndimor, do të dobësojë influencën e BE në rajon. Rusia e lindja është në “ADN” e Sërbisë (perëndimi në tonin) dhe “vëllazëria” sllavo-bizantine Moskë-Beograd-Athinë synon historikisht gadishullin Ilirik.

Sesa vet-izolimi i Sërbisë, preokupim për BE duhet të jetë izolimi i Shqipërisë. Sërbia, edhe nëse e fundit drejt BE, nuk mbijeton e rrethuar prej saj (e Shqipëria nuk do të vinte veto) ndërkohë Shqipëria e izoluar prej vetos sërbe, do të komplikonte gjeopolitikat në rajon.

Me Shqipërinë tolerante e mikpritëse në BE, Europa do të garantonte brezin jugor ndaj flukseve migratore afrikane të pashmangshme nga ndryshimet klimaterike dhe do të menaxhonte më kollaj ato, sikurse do të pengonte influencat antiperëndimore (ruse apo orientale) në rajon.

Me Shqipërinë në BE do të pasurohej më tej mozaiku kulturor i tij, duke nxitur interesin për qytetërimin pellazgo-ilir dhe gjuhën e “perëndive”, konsoliduar vlerat e harmonisë fetare etj.

Pavarësisht rezervave rreth sovranitetit, BE mbetet padyshim objektiv jetik për ne sa kohë alternativa si Norvegjia, Zvicra etj nuk janë opsion. Fundja, bota është një “fshat” më i vogël nga ç’e pandehnim.

Dhe në mos u bëftë, thjesht objektivi drejt BE do të ruante ritmin e reformave demokratike dhe ngjizte shtetin ligjor që dëshirojmë. Pastaj, nuk ka rëndësi nëse jemi apo jo në BE. Le të mbetet “bonus”!

BE nuk duhet të ngatërrojë kursin e PD me aspiratën legjitime të shoqërisë. Reminishencat e 1913 apo gazi rus nuk duhet të paragjykojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që e stërmeriton një shans. BE nuk ka ç’humbet; jemi ne që po vëmë të gjitha “vezët në shportën” e saj. Kemi aq besim! Ndaj dhe BE t’i japë dum.

Prof.As.Dr Artan Xh.Duka – DITA

Share This Article
20 Comments
  • Shqiptari naiv ,
    kerkon ala ne kte shekull ,
    te diskutoje me Boten me nji mentalitet keqardhje-je ,
    e mendoje se kjo Bote Moderne (qe per 27-vjet e cmontoje nga cdo Vlere ,u tall hapur me endrat europiane te shqiptarit naiv ) e cila e ka futur ne hipnoze idiotin shqiptare ,i cili vazhdon te shofe endra Demokratike , do “preket diku” ( nderkohe qe Shpirti i mungon ) dhe do ti ferkoje koken shqiptarit si ne cdo epoke te historise ,qe ai te ngrifet perpjet i skuqur ne surrate nga emocioni !
    Nji mentalitet ordiner ,qe pret qe bota e huaj ,apo Monstra qe ne shekuj e shkaterroj dhe coj drej zhdukjes e vazhdon ala te njejten rruge ,(mjafton te hapesh syte e shofesh ) ti sjelli mireqenjen dhe demokracine !
    Ne cilen Bote jetojne shqiptaret ?
    Sepse nqs do jetonin ne kte Bote ,nuk duhet te shetisnin qorre autostrades se jetes se tyre ne shekuj .

  • Xyz- congratulation ! Eshte e vertete se ky “duku” ka vene nje harte qe Kosova,s’ka kufi ,e perfshine Serbia!?
    Fillimisht une nuk e vura re kete prandaj ju urova per
    sensin e detajizmit …!
    Megjithate, analiza e zotit Duka me duket e drejte ne sen-
    sin qe ne Ballkanin tone perendimor mbahen dy lloj stan-
    dartesh ne raport te Shqiperise me Serbine. Ne i lutemi
    BE t’na pranoje ne gjirin e saj,ndersa Serbise BE i lutet te
    hyje ne BE ! Ah sikur shqiotaret te kishin nje ” vella te madh” ,sic e ka Serbia , Rusin, Europa do te “kendonte”
    ndryshe me ne ….!! Boshti, vellezer, boshti…..! That is the
    question !

  • Edhe BE e di cfare mashtrusa hajduta kriminel e dembela jane turkoshaket shqiptar.
    A nuk po i njeh Europa politikanet shqiptaro turq qe nga saliu tek iliri me familjet nga brekgrisut u ben milioner.
    Apo nuk po i nje Europa emigrantet qe kane mbushur burgjet….

  • Simbas hamendjeve qe duhen vlersue se si do shkoje halli i Shqiperise per tu punesue (hyre) ne BE,analisti i jep nji luster pak a shume te bindeshme.Ne garen se kush hyn i pari Serbia apo i dyti shqiperia.Nese zem vendin e dyte don te thote se perjetesisht nuk hyjme kurren e kurres ne BE.Ne keto kushte vjen dalngadal “behari” dhe pse te mos mendojme nji coptim teritorit me brohoritje e ovacione paqesore te Shqiperise.
    Ne shqiptaret jemi teper solidar me etnite e huaja kudo qofshin keto etni.komentegjite do versulen per sa komentoj.Por e verteta asht absolute e vertet dhe konkrete.Shikoni se deri ku ka perfundue gjuha nga huazime te huaja ne cdo pike nevralgjike te vendit.C’lidhje ka Koloseu i Romes me nji fare Koloseu te Shkodres.Shembull ky qe mund te analizohet sikur Justiniani Perandor me origjin Ilire ndertoi Koloseun dhe per analogji Ilirianit,vendosim emertimin hotelit ne Shkoder Koloseu.Po emrimet e tjera qe nuk mungojne ane e mban Shqiperise simbas interresit driteshkurter te momentit,don te thote qe lakmojme shume te huajen pa ken e nevojshme ne vend qe ti kemi me emra shqip.Ka dhe variante te tjera solidaritetit me boten e qyteterume.Po dhe kaq sa mendova te argumentoj mjafton qe ne jemi drejt asimilimit shpartallimit te gjuhes qe asht baza e percaktimit te cdo etniteti dhe pse jo te coptimit te pa vullnetshem e te pa vetdijshem me hosonara e ovacine paqesore dhurate,myzhde per komeshinjet.Ne vend qe te behemi nacionalist te vertete e te forte per ti bashkue trojet tona.Ti ulim armet e inatit e te injorances ndervedi.Ne rastin aktual te jemi pro votes se reformomit per te zane rradhen(e qumeshtit)para Serbeve,per ne anetaresimin ne BE.Ne kete ide te shpejtojme parese te kemi dy armiq shekullore nacionalistet shkije te cdo ngjyre dhe shovinizmin grek qe iu perulme me dhenine e pashportizimit kryeagjentit grek Janollatosit.E deklaroi me bindje sepse Kisha greke dhe qeveria kane lidhje organike te fuqishme te lidhuna me njera tjetren.Dhe punojne ne nji drejtim,ne nji qellim.

  • O ti Xhaxho Duka, po qenke tuhaf fare mor. Po nuk ke sy ne balle te shohesh se BE ka 1001 halle sot dhe as nuk ka nge, fuqi e kohe te merret me Shqiperine? E sheh qe Gjermania po perpelitet kaq kohe e nuk ben dot ate qeverine e saj alla-“Xhamajka” (emer per hir te shumengjyrshes)? BE po mban frymen se ashtu si Merkel, nuk po mban dot me unitet brenda vetvehtes.
    Dhe ti i kerkon te ulet e te shqyrtoje per Shqiperine!!!
    (Gazeta Dita, mos u tallni me Xhaxho Duken e mos ja vini kot ato ofiqe Prof.As.Dr se ngjan si gomari i zbukuruar me zile e lule)

  • BE ka gjeopolitikat e saj, nuk eshte pune standarti hyrja se o ka korrupsion lindja e probleme ekonomike (gjithe bullgaret e polaket e rumunet etj ne Angli e Gjermani e mbajne frymen) e per krimin po ashtu, nuk e shpikem ne shqiptaret! Po kjo pune keshtu ka filluar qe kur beri vaki 1913 dhe akoma ajo muzike vazhdon. Serbia qe beri genocid ne Kosove eshte para saj drejt BE, bile ca vende te BE as nuk e njohin fare prandaj nuk kane goje ti kerkojne njohje Serbise, Greqia e qelbur dhe ajo beri genocid dhe askush ne Europe nuk e denon as sot… i japin kredira! Troc, megjithese nuk jemi fare vend fetar se besojme tek familja dhe atdheu, na quajne (sebep) si vend myslyman dhe jo te tyrin! Prandaj dhe 1913 na ndane sic na ndane dhe kur bombardohej serbia nga Amerika, plehrat e europes benin protesta kunder tij. Po te keqen e kemi brenda, se plehrat e grekut e serbit jane ne politike dhe bejne rremuja sa here u do menderja. Sa per ate harten, mos ja futni kot, ato jane harta te redaksise qe i perdor sipas tematikes por e drejte, ajo harte nuk duhet perdorur se nuk identifikon Kosove. Lapsus, nejse se askush nuk e beson se eshte bere qellimisht. Hajt se me mire do te shkojne punet, me drejtesine te lire, do gjejne vendin hajdutet qe jane dhe veglat e grekut e serbit dhe pastaj me mire do shkoje.

  • Dikure ne nuk e donim BE-ne e ajo na donte madje bente c`mose te na afroj.!
    Tani e duame ne BE dhe kerkojm ti afrohemi sa me shume asaje, Pore tani ajo nuk na done.! Po c`fare i thone kesaje.! Kesaj i thone Kure ngrihem une ulesh ti, kure ngrihesh ti ulem une.!!

    • e vertet
      timonieri shqiptar ne histori e ka ngare “makinen” e kombit i verber i paditur pa vetedije perkatesie me evropen.
      prandaj perpjekja jone duhet tejet ta mbajm timonin sa me afer rruges se saj. Po arritem kete hallal

  • Nuk eshte logjike kjo, gjithmone fajin e kane te huajt. Kush na e ka fajin per vjedhjen ne ndertimin e rrugeve, te cilat jane cope cope (as me kosoven nuk krahasohemi e jo me me serbine)ndertimet pa leje si ne kandahar dhe pa planifikim qe jane bere e behen dhe kryesisht ne qytetet e medha te vendit. Ku ka ndertime ne autostrada e superstrada ne vendet e BE. Ketu ne vendin tone i kane ndertuar edhe ne menyre te shpifur. Institucionet cope cope kryesisht vendoret ato qe kane komunikim te perditshem me popullin, tani ka filluar te vije pak era shtet. Pastaj mentaliteti i drejtuesve te shtetit eshte identik si ai i sulltanit dhe pashallareve te perandorise osmane. Nje ankim apo kritike ndaj tyre e shikon veten nokaut,nderkohe qe detyrimi i administrates dhe punonjesit te shtetit eshte tu sherbeje qytetareve e jo tu beje karshillek, presion e shantazhe. Motoja ka qene vjedh sa me shume,mbaj popullin nen presion, mos e informo per te drejtat dhe detyrimet. Keto te fundit regjistroji dhe kujtoja pasi te behen detyrimet qe t’ja mbedhesh dyfish. Flitet per front anti BE se keshtu e paska patur britania. Si krahasohet pozita e shqiperise me ate te britanise, nderkohe qe keto te fundit jane nje nder kombet qe udheheqin boten e europe jane vete. Se fundmi po shikohet nje drite ne tunelin e gjate. Po vendosen standarte , ka nje kontrate midis individit dhe shtetit dhe nqf kjo kontrate shkelet humbesi nuk duhet ti sherbeje qytetareve e nepermjet tyre as edhe familjes se tij.

    • Pikerisht, kjo eshte nje nga arsyet me te forta qe Evropa na mban larg. E njohin mentalitetin primitiv te shqiptarit qe po ju dha shansi e shqyen rrugen naten dhe vjedh betonin, dhe nese nuk ka me rruge ankohet si vemje, qurravitet dhe ka frike te kerkoje hapur ne mes te dites te drejtat qe i takojne.
      Ai komb qe nuk njeh te drejtat e qytetarise nuk eshte di denje per tryezen e Evropes.
      Dhe per te thene me sakte, Evropa nuk aspiron te adaptoje kombe te tjere.
      Eshte vetem ceshtje tregetie.
      Evropa aspiron tregeti me perfitim per te gjithe. Po kur ne Shqiperi nuk perfitojne shqiptaret si fillim, ku llogjika e krimit dhe grabitjes eshte vete llogjika e shtetit, cfare pretendojne shqiptaret se do vleresoje Evropa?
      Shihni reagimet e cdo evropiani kur permend emrin shqiptar..tmerrohen.
      Akoma shqipot nga gjendja e shtazes se eger.
      Instiktive dhe nen kafshen.
      Ka 30 vjet pothuaj qe ka ndryshuar sistemi dhe ende merren me hijen e komunizmit, thjesht per te vjedhur.
      NJerez qe truri nuk ju evolon por u ka ngecur ora te koha e Zogut kur shqiptari ishte sherbetor dhe viktime e serbeve dhe grekerve.
      E sherbene shtetin me endjen me te madhe, dhe aspirojne Evropen..
      Ka absurditet me te madh se kaq.
      Evropa e shikon sesi gansteret po shkaterrojne cdo gje me vlere per te qene shtet ne rradhe te pare, jo me Komb si pretendojme.
      Evropa e shikon sesi banditet, mafiozet, kriminelet, qeverisin, bejne ligje, bejne reklama per Evropen.,dhe kujtoni se Evropa nuk e di cfare llumi kane perpara?
      Me kete llum Evropa tallet.
      Thjesht nuk do lufte, po nuk i hapet barku fare per shqiptaret, te vdekur ti shikojne do ju falen serbeve miliona here.
      Kane hallin e dominimit rus ne Ballkan, kjo i mban deri ne nje pike, por kur e shohin se Shqiperia po kthehet ne hale serbe, greke, ruse, turke,,vari leshte thone, ne djall, do merren ata me speciet e paafta si puna jone qe jemi nje komb dhe kerkojme dy gjuhe.
      Thoni faleminderit Enver Hoxhes qe ngelem gjalle dhe nuk na therren di delet as greket dhe as serbet ne qe ishim brenda Shqiperise, se per te tjeret kushedi ku do katandisemi.
      Komb i varur nga bizneset mafioze te Ramiut, Metes, Ahmetes dhe Berishes.
      Nqs vazhdojme te mos prodhojme nje shtrese inteligjence me karakter dhe integritet, jo lavire si jane sot, atehere ne ender ta shikoni Evropen vetem si pastrues halesh te serbeve dhe grekerve.

  • Autori ka tè drejtè nè shumè arsyetime… E vèrteta èshtè se mbi 90 % e shqipètarève janè gati tè shkojnè nè kèmbè nè europè dhe pikèrisht kètu qèndron dhe pengesa. Europa do tè vazhdojè tè mbajè larg Shqipèrinè derisa vetè Serbia ti largohet Rusisè. Ka mè shumè gjasa tè ndodhè njè ndarje Angli Shba se sa Rusi & Serbi. Kèto gjèra nuk mund tè ndodhin nè kushte tè tilla ” lutjesh e lajkash ” por vetèm me rrèmbim. …
    – Atèherè europa le tè realizojè bashkimin e shqipètarève nè njè shtet dhe kur tè dèshirojè le t’na ftojè !

  • Nuk ka europe per shqiperin negociatat hapen per malin e zi dhe serbin derisa edi rama te jete i shitur te erdogani kush do te veje bast me mua

  • Kur e ke nje dashnore qe ja hipen sa here te duash,atehere problemi eshte per nje te re.
    Keshtu edhe me Ne dhe Serbine,neve na shk……en sa here te doje dhe kur te doje kurse Serbia ka dinjitet,ka 1000 vjet me pare ne Ballkan se pushtuesit Angleze ne Amerike.
    Te dyja pushtuese si Serbia dhe Amerika si edhe Turqia.
    Atdheu i tyre nuk eshte toka e te pareve te tyre.
    Mos i mbani shpresat tek barbaret pushtues,por kujtoni krimet e Osmaneve,kjo eshte diferenca ndermjet Arvanitasve Pellazge me myslimanet turmoallvanosa.

    • pelle
      mos ke harruar të shkruash shqipen normale??
      “Keshtu edhe me Ne dhe Serbine,neve na shk……en sa here te doje “,”Ne”do të thotë greqi??
      sepse ti nuk je shqiptar!!gërkun se shkërdhen BE.ja ka ulur brekët deri në fund të këmbëve por në fund të fundit po e mban gjallë!!
      sipas shkrimeve të tua ti nuk bën pjesë tek “Ne” shqiptarët!!
      prandaj fol për gërkun dhe na lër ne në halenë tonë!!

  • Gjeja e pare qe te bie ne sy eshte perfshirja e Kosoves ne Serbi. Si ka mundesi qe u shpeton ky detaj shkruesve tane? Qe ketu fillon e shfaqet inferioriteti e mediokrtiteti.Gjera qe ne dukje duken te vogla e te pa rendesishme,por ne fakt nuk jane ashtu.Vetem shqiptaret tolerojne te tilla gjera.Ik o pirdhu

  • shkrim pak a shumë si pas një darke të mirë me raki koçimare!!transkriptimi i njërit prej dialoguesve!!
    thjeshtë rrëmujë hesapi!!
    nuk është fajtore PD,pavarsisht se ka marrë rrolin e shashkës,ose më mirë të bombës tymuese!!
    fajin e ka tërë politika shqiptare!sot për sot e kapur jashtëzakonisht keq nga shërbëtri i gërkut!
    nga ish çuni i tironës,piktor i dështuar por manipulator dhe agjent i sprovuar!!
    politika shqiptare është kapur nga shërbimet e huaja,pra punon për interesat e veriut dhe jugut shovinist!!
    dhe europës i ka ardhur në majë të hundës!!ata e dinë fare mirë se kush janë qëllimet e politikës shqiptare dhe duke ditur një gjë të tillë nuk thot më shumë se kaq”kur ju nuk doni veten tuaj!?përse duhet tu dua unë??”!!
    hyrja e shqipërisë në BE,edhe mund të ndodhë,por nuk do të jetë një hyrje,po thjeshtë një tërheqje!e gjitha për arsye politike dhe jo sepse duam ne!!
    thënja ” aspiratën mbarëshqiptare për BE” është një gjënjeshtër që na duket e vërtetë vetëm e vetëm prej përsëritjeve të shumta!!
    duke ditur se si funksionon BE mund të them se dëshira jonë është thjeshtë që të përfitojmë diçka,maksimumi të emigrojmë pa vështirësi!!ne nuk duam të kemi nivelin demokratik që ka BE!bile asqë bëjmë përpjekjet më të vogla për ta patur!!
    kjo duket që me me partitë!!të gjithë flasin për demokraci përsa kohë janë në opozitë dhe e harrojnë atë sapo marrin pushtetin!!
    e njëjta gjë dhe me përkrahësit e tkëtyre partive!!shajnë kundërshtarin,vetëm për ta sharë dhe jo për të ngritur nivelin!!e shajnë kur janë në opozitë për të njëjtat gjëra që kundërstari i shan kur zbret nga kali!
    që në popull nuk egziton minimumi i demokracisë!!vetë populli mbështet autokratin,diktatorin e tij!!
    nuk mund të pretendohet të hyet në demokraci me autokratë,me diktatorë!!
    të tjerët,hungaria,kanë hyrë si demokraci dhe po shëndrrohen,ngadal ngadal, në diktatura!

  • Mendoj se askush nuk mund te thote se ne keto 27 vjet gjerat kane shkuar ashtu sic duhet. Dhe keto probleme ( te gjithaneshme per nje shoqeri si e jona ) mund te na mbaje peng ( apo te presim perjete pas portes evropiane) integrimin tone. jo per justifikim, por ku ka sot shtet qe te mos kete probleme me rendin, drejtesine, financen, me jeten sociale. Shkoni pyesni njerezit e thjeshte italiane, greke, spanjoll, franceze apo njerezit e vendeve te lindjes. Keto vende mund te kene infrastrukture me te zhvilluar se ne, por ky nuk perben nje kriter te pranimit ne EU.
    Une mendoj se problemi qendron se evropianet na konsiderojne ( si shqiptare) myslimane, shume te ndryshem nga ata. Te gjithe e dime ( pavaresisht tentativave per ti mbuluar ngjarjet historike) se ne Evrope sundon katoliciszmi dhe kjo eshte nje diference sostanciale. E si mundet te behemi apo te futemi ne ne gjirin e tyre? Aq me keq akoma ku ne disa qarqe sundon mendimi se ata ( shqiptaret) jane te pa fe dhe si rezultat shume te rrezikshem per tu pranuar. dhe per me teper ( dhe evropianet e dine kete) tolerancen fetare kaq shume te reklamuar nga ne, ata na e konsiderojne si nje menefregizem.
    Kjo e ka nje zgjidhje. Ashtu si u konvertuam ne mysimane per interesa vetjake ( te asaj kohe) ashtu te konvertohemi ( dhe ti kerkojme te falur evropes) ne ortodoks, apo katolik per te miren kombetare dhe te femijeve tane qe te mos rriten me iluzionin se nje dite do te pranohemi ne EU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *