Shkon të takojë të afërmin e tij që vuante dënimin në burgun e Fierit, por i riu nga Vlora përfundon edhe për vete pas hekurave.
Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe në pranga u vu shtetasi D.M vjeç 26, banues në Vlorë.
Sipas policisë, “gjatë kontrollit personal iu gjet dhe bllokua një telefon, të cilin po tentonte ta fuste në ambientet e IEVP, te një afërmi i tij, i cili është i dënuar”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M vjeç 26, banues në Vlorë, pasi në IEV Fier, gjatë kontrollit personal iu gjet dhe bllokua një telefon, të cilin po tentonte ta fuste në ambientet e IEVP, te një afërmi i tij, i cili është i dënuar. Neni 324/a/1 e 22 të Kodit Penal.
