1002 medalje dhe dekorata, sa para kushtojnë?

editor
????????????????????????????????????

1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën  korrik 2012-qershor 2017.

Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo.

Por, përpos kësaj, duhet theksuar se medaljet dhe dekoratat, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave kanë një çmim përkatës, që i jepet insitiucionit apo inidividit, ose familjarëve në rast se ai nuk jeton.

Presidenca nuk ka një raport për të gjitha dekorimet dhe kostot e tyre,  por një kronikë e Tema Tv jep një listë përmbledhëse, nga e cila shihet se dominojnë dy lloje dekoratash, titulli “Mjeshtër i Madh” dhe dekorata “Nderi i Kombit”.

“Me një vlerë që varion nga 5000 deri 40 mijë lekë, kosto e këtyre dekorimeve shkon nga 25 milionë deri në 30 milionë lekë. Krahasuar me Kosovën, presidenca e së cilës ndan 24 dekorata, Shqipëria me ligjet e saj të tranzicionit e ka rrudhur numrin e tyre deri në 14 të tilla pas vitit 2013”, raporton TemaTv.

b.m. / dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Eh more Enver Hoxha qe na more ne qafe keto 27 vjet demokraci!
    Ne vend qe te rrisnin mireqenien e popullit u moren me dashnoret e tua ku i kishe e ku nuk i kishe!
    Pastaj me M.Shehun,H.Kapon,B.Ballukun,Lenken,etj,deri sa u gjet vrasesi i Q.Stafes,krimet e pa fund te N.Hoxhes etj,etj!
    Dhe populli nuk ka buke te haje!
    Edhe 500 vjet me ty do merren Enver djali se nuk bejne dot vezen tende!

    • Kjo e pensioneve të veçanta apo të posaçme është vërtetë një histori turpi: shumë nga ata që e marrin (përfshi ata të këtij viti) jetojnë jashtë ose janë qytetarë amerikanë apo europianë, marrin pensione në vendet ku jetojnë ose kanë pasuri.Në Itali e kudo në Perëndim ka një formular ku deklarohen pensionet apo të ardhurat nga vendi i orgjinës dhe kjo shumë bahet minus në ndihmën sociale që të japin. A i kanë deklaruar këto pensione apo rroga që marrin gjetiu? Hiç fare, sepse ky lloj pensioni jepet, siç thoni ju, për qokë, sipas simpative apo lidhjeve me njerëz të pushtetit (të çdo ngjyre). Afewrim, se me paratë e popullit bëjnë QOKA!

  • Ku eshte problem ketu. Ja qe I kemi kaq njerez te shquar. Pastaj Njeriu edhe gabon, Injoranti akoma me shume, Idioti vetem gabime ben. Mendoj ti a falim.

  • Kjo e pensioneve të veçanta apo të posaçme është vërtetë një histori turpi: shumë nga ata që e marrin (përfshi ata të këtij viti) jetojnë jashtë ose janë qytetarë amerikanë apo europianë, marrin pensione në vendet ku jetojnë ose kanë pasuri.Në Itali e kudo në Perëndim ka një formular ku deklarohen pensionet apo të ardhurat nga vendi i orgjinës dhe kjo shumë bahet minus në ndihmën sociale që të japin. A i kanë deklaruar këto pensione apo rroga që marrin gjetiu? Hiç fare, sepse ky lloj pensioni jepet, siç thoni ju, për qokë, sipas simpative apo lidhjeve me njerëz të pushtetit (të çdo ngjyre). Afewrim, se me paratë e popullit bëjnë QOKA!

  • bah, prape ma pak se dekoratat e komunizmit qe shpallte heroj e mjeshter kamos…Nga ajo kohe kur ishte komuniste i ka mbetur fiksim ish Presidentit…

  • Po aq diti e aq beri ky mavria president me enrin Bujar Nishani.Sherbetor i
    ” komandantit ” si oficer trupe ne shkollen e lire DIE ashtu edhe sa ishte prasident ,shpin perkulur tek shefi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *