Një sasi e mjaftueshme vitamine D është shumë e rëndësishme për të pasur kocka të shëndetshme. Kjo pasi kalçiumi nuk përthithet lehtë nga organizmi pa ndihmën e vitaminës D.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se burimi kryesor i kësaj vitamine është drita e diellit. Gjithashtu, burim i rëndësishëm për vitaminën D është dhe ushqimi, ku qumështi e peshku janë më të pasur.
Rekomandohet që të gjithë njerëzit mbi moshën 50 vjeç të konsumojnë 500 mL (2 gota/filxhan çaji) qumësht çdo ditë,për të plotësuar nevojat ditore të saj.
Njerëzit të cilët nuk pinë qumësht dhe ata mbi 50 vjeç, kanë nevojë për të marrë një suplement ditor të vitaminës D prej 400 UI, sigurisht nën këshillat e mjekut.
Kjo është e nevojshme sidomos gjatë periudhës së dimrit kur dielli nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar vitaminën D. Kapaciteti i lëkurës për të prodhuar vitaminën D gjithashtu reduktohet me kalimin e moshës. p.k/dita
