Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka firmosur sot ndryshime në radhët e prokurorive në rrethe.
“Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshime ne prokurorinë e Elbasanit, Fierit dhe Kukësit”, njofton zyra për media e Prokurorisë së Përgjithshme.
Njoftimi i plotë
Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori Ardjan Nezha.
Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, Fatmir Lushi.
Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, Alketa Nushi.

more sikur u tha se kjo prokurorja tranzitore nuk mund të bënte shkarkime e punë të tila??
apo shqipëri hesapi??
e njëjta gjë u tha dhe për ministrat e bashës në qeverinë rama!do të jenë vëzhgues dhe që ditën e parë filluan nga pushimet e punonjësve që kishin nën urdhërat e tyre!!
ne jemi shtet fallco,ku vlerën më të vogël e ka ligji i shkruar!!
është i pari që nuk zbatohet!!
dhe palloshi do me “bo”shtet!!
kuje për ne idiotët që i besojmë politikanëve tanë!
Jepi te lumsha doren. Shkriji klanet e korruptuara te Llalles te Like floririt
Jepini gaz z Marku . Populli pret drejtesi . Deshiroj te hyni ne histori per mire .Kjo esht kenaqesia me e madhe ne jete .Ju dha ky shanc ,cfrytezoje , ku ne te tjeret te ndershem ,nek na hipet nje shanc i ktille . Die se popullin mbare e ke mbas vehtes tende .
PS::….Njoh ketu , vetem Dritan Gina ,. Jam ne korent ishte njeriu i llastuar se mafjes se Llalles ,dhe ka bere palacollaqe ne Durres . Bile kontrollojeni dosjet ,se ka shkelje ligjore te tmershme ,eshte per tu futur brenda ,e jo te kthehet prape prokurore i thjesht ne Durres .