Zyrtarisht grupi i PD ka vendosur që në datë 27 janar do të zhvillohet protesta e parë për këtë vit kundër qeverisë Rama.
Gjithashtu në mbledhje është vendosur që të mos ketë marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, pasi grupi do të jetë i pranishëm në seancën e parë për këtë vit ditën e hënë në orën 17:00.
Pas mbledhjes më grupin, Basha ka takuar kryetarët e degëve të PD në rrethe në kuadër të organizimit të protestës së 27 janarit.
Kujtojmë që edhe LSI, partia e dytë më e madhe në opozitë po sot zhvilloi takimin me bazën për strategjinë e protestës.
Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama duke e akuzuar se ka blerë zgjedhjet e 25 qershorit me para droge dhe krim.
