Përse nuk duhet ta nxehni motorin e makinës në dimër

Ornela

Ndonëse teknologjia e makinave ka avancuar shumë përgjatë 20 viteve të fundit, i ftohti mbetet ende problem për automjetet.

Pasi e kanë lënë automjetin përgjatë natës jashtë, në ngricë, të shumtë janë ata që gjerësisht besojnë se nxehja e motorit duke e lënë të ndezur për pak minuta është gjëja më e mirë që mund të bëjnë.

Por në fakt kjo nuk i sjell asgjë të mirë makinës tuaj. Në një artikull të publikuar nga e përditshmja “Mirror”, ky proces vetëm sa e zgjat edhe më shumë periudhën e nxehjes.

Ky veprim vjen që prej kohës së karburatorit, që donte disa minuta derisa të arrinte një temperaturë të caktuar për të punuar në mënyrë optimale. Tashmë pjesa më e madhe e makinave nuk e kanë më një gjë të tillë.

Ditët e sotme, motorët funksionojnë me injeksion me lëndë djegëse dhe të dizenjuara në mënyrë të tillë që të ndizen dhe të ecin menjëherë. Nëse e ndizni dhe lëvizni fillimisht ngadalë, funksionon më së miri.

Veprimi i lënies së motorit të ndezur me qëllim nxehjen e tij mund të dëmtojë vetë motorin, pasi sipas ekspertëve mund të çojë në hollim të vajit.

Share This Article
1 Comment
  • Se’c dicka po dijme e justifikojne injorancen e dijes se vet te verbert.
    “Veprimi i lënies së motorit të ndezur me qëllim nxehjen e tij mund të dëmtojë vetë motorin, pasi sipas ekspertëve mund të çojë në hollim të vajit.” Merreni me mend si do hollohet vaji kur nuk lihet e ndezur makina por punon ne rrugetim.Kur vihet ne pune me ngarkese.Simbas filozofeve njihes te persosur te motorit dhe hollimit te vajit i bie te mos perdorim fare makin po te ecim me motora gomeresh katerpistonesh ne cdo patkua te gomerit.Vetem keshtu nuk do kemi hollim po as vaj fare e jo ma hollim vajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *