Motoçikleta përplaset me bordurën, humb jetën 58 vjeçari në Elbasan

Leda Hysa

Një aksident i cili ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ka lënë të vdekur një person.

Ngjarja është shënuar në fshatin Përparimi, ku shtetasi Sami Xhafa, banues në këtë fshat, ka humbur jetën, pasi është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

58 vjeçari ka qenë duke drejtuar një motoçikletë pa targa, ku ka humbur kontrollin.

Përplasja ka qenë fatale për 58 vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *