Po neve e dimë sa ju vlen lëkura!

Ornela

PD-ë LSI,
janë unifikuar,
po nuk ka të dhëna,
që të jenë shtuar!

Me kohë kemi thënë,
zonja LSI,
është një parti,
pa fizionomi!

Asnjëherë në këmbë,
vetëm nuk ka mbetur,
nëse tek një tjetër,
nuk do rri mbështetur!

Nga dega në degë,
gjithnjë zbrit e hip,
e tani ka mbetur,
dhe pa lidership!

Të paktën me Metën,
kish tamam një kokë,
e tani me Monën,
ka shkuar për tokë!

Mbase Meta bëhet,
fat për Shqipërinë,
po ikja e tij,
do zhbëjë LSI-në!

Monika me Lulin,
tok do të luftojë,
se për njeri-tjetrin,
të dy kanë nevojë!

Tani dy përrenjtë,
do të bëhen lumë,
do të bëhen një,
që të duken shumë!

Disa mijëra njerëz,
s’është problem t’i gjëjnë,
një “protestë të madhe”,
edhe mund ta bëjnë!

Mund të rrinë në këmbë,
dy orë për një ditë,
vetëm për të thënë,
se ka opozitë!

Dy orë mund t’u shkojë,
vërtetë puna vaj,
dhe asnjë ndryshim,
s’do ketë pas kësaj!

Pas kësaj s’do ketë,
shi edhe shtrëngata,
në favor të tyre,
nuk është situata!

Probleme pa fund,
ka në vendin tim,
por në popull s’shoh,
ndonjë zemërim!

Veç Lulashi ka,
zemërim pa fre,
kur ka veç tri muaj,
qeveri e re!

Luli flet e flet,
po s’di se ç’kërkon,
se Zgjedhje të Reja,
nuk artikulon!

Thoni se pushteti,
është ilegjitim,
pse s’kërkoni zgjedhje,
të gjejmë shpëtim?!

Çdo lloj opozite,
më kot ekziston,
kur zgjedhje të reja,
çdo ditë nuk kërkon!

Duam “antimafien”,
thotë një budalla,
qeveri pa Ramën,
socialistja s’ka!

Njerëzit në Tiranë,
më kot do t’i bini,
të tregoni muskujt,
po muskuj nuk kini!

Dhe shumë kohë do jini,
tek bishti-tek ura,
se ne e dimë mirë,
sa u vlen lëkura!

Arben Duka

Share This Article
25 Comments
  • Para se gjithash eshte mire te n’a tregosh se kush te ka dhene te drejten qe “Ti” te flasesh me “Neve”.
    Mire keto qe ke thene, por pse ke “harruar” qe “Neve”e dime se sa i vlen lekura dhe me e rendesishmja Sa i vlen truri Edi Rames, Balles,Spiropalit, Majkos e Co.

  • unë gjithnjë i shtroj të njëjtën pyetje dhe vetes!!
    sa më vlen lëkura mua??
    pasi bëj vlersimin e saj,kuptohet sa më objektiv brënda subjektivitetit tim,e përdor si etalon për të vlersuar të tjerët!!

  • Sejcilit prej tyre , qe ke permendur ti Artemisa , i vlen truri sa per 1000 Artemisa , ndersa Rames , vetem Rames , i vlen truri sa gjithe grupi i deputeteve te opozites te Lulit , te mare sebashku .

  • Keta te Oppzites se sotme jane nje grup banditësh dhe asgje me shumë!
    Merr Saliun qe therret çdo ditë Noriega….Saliu eshte vet Noriega qe krijoi dhe mbolli Republikën e Hashashit….!
    Saliu eshte nje V r a s ë s , kontos se te cilit i rendojne shume krime te tmerrshme të pergjakshme!….
    Merr Lulish Karabushin…Edhe Lulishi nuk eshte gjykuar ende as per vrasjet e 21 Janarit, as per vjedhjet qindramilionshe te rruges Kombit dhe per afera te tjera korruptive!….
    Merr Mona H i s t e r i k en , jane nje duzinë me vjedhje, korrupsion dhe afera qe duhet te denoncohen dhe te hetojen e gjykohen per Monen dhe Like Floririn…!
    Keta Vrases dhe k u s a r ë kerkojne rrezimin e nje Qeverie legjitime dhe mashtrojne perdite popullin, i kundervihen aspiratave europiane te Shqiperise!…
    U tha se Janari i ketij viti do fuse ne rrjetë peshqit e medhenj!!!!
    Dhe e tha vet me goje Ambasadori i Shtetit Amerikan!…
    Sa vlen fjala jote zoti Anbasador?!…
    Peshqit e mëdhenj kane 27 vjet qe notojne ne ujrat e qelbura te Korrupsionit ne Shqiperi!
    Kush i mbron?
    Duame te shohim fakte dhe jo fjale boshe e deklarata demagogjike!
    Është Ora e së Vertetës!
    Kreret oppzitare jane k r i m i n e l ë qe i di gjithe Shqiperia!
    Pse nuk çohen para Drejtesise!?…

    • neto
      është e vërtetë kjo që thua”Keta te Oppzites se sotme jane nje grup banditësh dhe asgje me shumë!”por syzet e tua prej miopi nuk shkojnë më larg se kaq!!
      shikojnë vetëm bandën e “xha saliut”,si e quan ti,por në momentin që duhet të shohësh dhe bandën e palloshit të tironës!?të vishen me vesë syzet!!ramën jo vetëm që se sheh,jo vetëm që se dëgjon,por dhe nuk flet për të!!neto më dukesh si ata tre majmunët!!
      nuk shoh,nuk flas,nuk dëgjoj!
      njëllij si alpini i saliut,si enter i gërkut,si arbeni i erdoganit!!
      ti je neti i ramës!!
      ps:neto më injoro.mos u përgjigj,se vetëm ndonjë gomarllëk ke për të nxjerrë!!sidomos pas të nxehtit që ke pasur në dubai!!

  • Keta te Oppzites se sotme jane nje grup banditësh dhe asgje me shumë!
    Merr Saliun qe therret çdo ditë Noriega….Saliu eshte vet Noriega qe krijoi dhe mbolli Republikën e Hashashit….!
    Saliu eshte nje V r a s ë s , kontos se te cilit i rendojne shume krime te tmerrshme të pergjakshme!….
    Merr Lulish Karabushin…Edhe Lulishi nuk eshte gjykuar ende as per vrasjet e 21 Janarit, as per vjedhjet qindramilionshe te rruges Kombit dhe per afera te tjera korruptive!….
    Merr Mona H i s t e r i k en , jane nje duzinë me vjedhje, korrupsion dhe afera qe duhet te denoncohen dhe te hetojen e gjykohen per Monen dhe Like Floririn…!
    Keta Vrases dhe k u s a r ë kerkojne rrezimin e nje Qeverie legjitime dhe mashtrojne perdite popullin, i kundervihen aspiratave europiane te Shqiperise!…
    U tha se Janari i ketij viti do fuse ne rrjetë peshqit e medhenj!!!!
    Dhe e tha vet me goje Ambasadori i Shtetit Amerikan!…
    Sa vlen fjala jote zoti Ambasador?!…
    Peshqit e mëdhenj kane 27 vjet qe notojne ne ujrat e qelbura te Korrupsionit ne Shqiperi!
    Kush i mbron?
    Duame te shohim fakte dhe jo fjale boshe e deklarata demagogjike!
    Është Ora e së Vertetës!
    Kreret opozitarë jane k r i m i n e l ë qe i di gjithe Shqiperia!
    Pse nuk çohen para Drejtesise!?…
    Ka 27 vjet me te njejtën retorikë!….

    • Taksixhinjtë oportunistë,
      Nuk i ndahen këtij forumi,
      Net gërdalla si ngahera,
      Kutërbon në mes ktij llumi !

      Propagandë zabërhonesh,
      Kjo e militantëve argatë,
      Kanë 5 vjet që veç gam-gam,
      Shqyejnë gojën si govatë !

      Rilindjotë pa pikë morali,
      Nga ata që u kullojnë jargët,
      Zorrëtharë me gjys’ pensioni,
      O u shplaftë muti shalët !

  • Ore eshte bere nejtexhiu me keq se ajo skenderbesha Spiropali! Po cfare ke shkruar o derman se as edhe vete Rama nuk do ta kishte lavderuar kaq shume veten. E harrove kur iu pergjeroheshit Likes per koalicionin e qelbesirave! Ju nuk keni as moral, as ndershmeri intelektuale e as repsekt per njerezit e thjeshte qe vuajne gomarlleqet propagandistike me te cilat sillni ne pushtet banda hajdutesh e plackitesish te pashpirte. Vetem fasada dini te beni e asnje pune te hajrit per te miren e vendit. Si mund te jete ndryshe kur zgjedh ne drejtimin e shtetit bandite, kriminele e trafikante.

    • Info,
      Ky komenti yt i perngjan shume asaj thenies popullore:

      Dudi, moj Dudi,
      Çfarë them unë,
      E çfarë pjerdh ti…
      ….
      Era e prangave, info, era e prangave…
      Ke te drejte te shkruash rromapërtoma…
      2018-ta , po vjen e mbare.Ambasadori amerikan e ka thene qartë, rrjeta eshte hedhur, ka kohe dhe tani pritet ti shome ne Zall Peshkaqenët e Korrupsionit…U ka shteruar uji….!
      Edhe une, per pak e humba besimin, por pritet gjah i mirë!…

        • Mos i fol shoferit, se eshte komplet palle. Taksixhiu eshte indoktrinuar aq keq, sa ngatarron gjithmone forumin e gazetes me kazanin e plehrave rilindjote.

  • Arben Duka ,,,,,,,,,,Faleminderit per kenaqesine qe na jep. Faleminderi dhe shendet te dhente Zoti. Je fantastik,,,,

  • Sahanlëpirësve neo-rilindjotë,
    U ka mbetur ora ke “opozita”,
    Dhe pse politika ka vite që luan,
    Një herë ma hipe, një herë ta hipa !

    Se sa atyre u vlen vërtet lëkura,
    Këtë ta pohoj s’e kam të lehtë,
    Por retorikën e tyre të shplarë e bajate,
    E mirëkuptoni dhe gjykojeni vetë !

    • jo nje here ma hipe
      dhe nje here t’a hipa!
      po,
      asnje here s’ma hipe,
      dy here t’a hipa
      po kaq edhe t’a zbrita
      siç t’a thash me siper
      dhe te treten here
      do na kesh persiper!….
      shkurt,s’kemi per t’u’a zbritur…
      o tope,mos ki t’merzitur….

      • Ja dhe një tjetër shahist koqetredhur,
        Që jargavitet duke lëpirë sahanë,
        Shqipfolës gagaç mëndjepjerdhur,
        Nga ata që kundërmojnë dynjanë !

          • Që i tredhur je komplet,
            Për këtë nuk kam dyshim,
            Por gjë tjetër sot kuptova,
            Se na qënke dhe i dhim !

            Herë shahist, herë pelivan,
            Shqipe ti s’gjetke karar,
            Gurin hedh dhe dorën fsheh,
            Veç ai që është tinxar !

            Atë SHQUP që zë me gojë,
            Për kry t’mikut s’e kam shkel,
            Në kërkon të ngjisësh trakte,
            Pyka mrena ka me t’njel !

  • Ore po lereni kete punen e vleres !!! Jam kurioz , Autori eshte me Enver Hoxhen apo me Edi Ramen ? Sepse ” Neve ” jam une ” KOZi” dhe Edi Rama ! Sepse jemi dakort me fjalen e Edi Rames ne 1991 tek stadiumi, jemi dakort me te gjitha botimet e Edi Rames, jemi dakort me qendrimin ndaj luftes, ndaj deshmoreve, ndaj veteranve, ndaj Amerikes, ndaj Partise Punes, ndaj Enver Hoxhes te shprehura ne vite nga Edi Rama. Jemi krejte dakort me nderimin ndaj martireve,Prifterinjve qe u pasqyruan ne bulevard me foto, me qendrimin ndaj Papes se Romes etj etj ,ndaj diversanteve qe quhen “luftetare te Lirise” jemi “Neve”…tung

  • U lodh e u be cope Duka yne perdit,
    duke share e shfryre per ket opozite,
    kujton ky pallosh se populli nuk e di,
    se kush ka 5 vjet ketu ne qeveri,
    sa qesharak je o Duka poet,
    qe vec opoziten ketu e perflet,
    fol o lumemadh per gjendjen ekonomike,
    qe ka vajtur ku s’mban, ne piken kritike,
    fol po ke byth per qeverine e Rames,
    se varferia ketu, porsi e Ruandes,
    dil o trap ne rruge, dhe njerezit tako,
    pyeti per gjendjen, e hajde na trego,
    shiko sa ka vajtur niveli i varferis,
    prej kesaj qeverie te Ram mavris,
    kot ben si qorri qe gje s’kupton,
    perdit per opozite ze e na tregon,
    dil shiko or fyell fukarallekun e plot,
    te kesaj qeverie te Rames idiot,
    opozita vertet Mut mund te jete,
    ama Rama eshte Mut e Shurr komplet.

  • Keta politikanet e opozites por edhe te pozites nuk kuptojne nje gje ! Ate qe niveli I zgjuarsise te publikut te avancuar ecen me shpejtesi me te madhe se ajo e politikaneve!
    Sot ne kohen e teknologjise lart komunikimit nuk ka shance te mashtrosh genjesh ose te besh publikun budalla !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *