Dashamir Shehi: Bashkimi me LSI na sjell humbjen e disa votave

DITA Online

 

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar angazhimin e përbashkët të opozitës për të protestuar kundër qeverisë Rama dhe situatës në të cilën ndodhet vendi. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Shehu thotë se angazhimi i përbashkët i PD me LSI vjen në kuadër të situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Nga ana tjetër ai thotë se ky është një veprim i përbashkët në kuadër të protestave morale, dhe jo bashkëpunim politik.

Sipas Shehut, bashkimi i PD me LSI rrezikon të shkaktojë humbje të votave për PD-në.

“Ne tani do të dalim në protesta kundër shtetit të korruptuar. Do të protestoj kundër shkeljes së Kushtetutës. Por edhe PD vetë duhet të bëjë “mea culpa”.

Bashkimi me LSI na sjell humbjen e disa votave.

Qëndrimin tonë ndaj LSI ne ia kemi shprehur edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Dhe kemi marr përgjigjen që ne tashmë si opozitë do t’i kundërvihemi qeverisë së krimit.

Por padyshim që PD ka qëndrimin e saj, dhe duhet të ketë parimet e saj.

Ne nuk kemi nevojë për numra. Pasi opozita gjithë bashkë nuk është se bën shumicën me numrat. Por kjo është një protestë morale. Ne i ofrojmë qytetarëve të Shqipërisë solidaritetin kundër situatës në të cilën ndodhet vendi. Kemi besim se qytetarët shqiptarë do të na bashkohen në protesta”, u shpreh Dashamir Shehi.

 

Share This Article
2 Comments
  • Po raki do kete ne proteste per Dash Filozofin dhe Artur Risranin. E di sa bukur do dukeni ne proteste ne.krah te.Mona Opinges. Sorre Vasalit,,,, Kacit te Zi. Merrni dhe Ben Balushin me vete se shoku I tij Nard Ndoka eshte patjeter. Fate Gerdeci po pa tjetet si dhe nuk mund te mungojne nga larg Dhe Like Floriri me « zarat » e tij apo Sali Cakalli me « trimat » Muli,,,,,Palo,,qja,,,,,,,Halimi qe nuk di kendim. Strap ,,,zi miri,,,,,Bylyk I basheve. Genc Kuqalashi Grrifsha. ,,,Bari Falliu ata kalamajte bufa te Mones mis I harroni. Popullin aty e keni « lume » Ju jeni gjithe plerat e Shqiperise. Or tuaf ore bythe lepirsa. Jeni shperfytyruar te gjithe. Si shume ju ka ip temperatura or hajduter me cizma. Do ju vine ca haduta nga mbrapa dhe ata njerez te shkrete te paguar qe uroj te jene sa me pak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *