Pranga 36-vjeçarit, i gjenden 148 kg drogë në banesë

DITA Online

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

U arrestua në flagrancë Shpëtim Kola 36, banues në Borizanë, Fushë-Krujë.

Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *