Kryeprokurorja Arta Marku, takim me ambasadoren Vlahutin

DITA Online

 

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku po zhvillon një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin.

Takimi Marku-Vlahutin zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është i pari mes tyre që pas marrjes së detyrës si Kryeprokurore të zonjës Marku.

Po sot kryeprokurorja ka qenë në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajn.

Në takim ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Takimi ishte në kuadër të operacionin ‘Forca e ligjit’, që ka nisur si aksion pak muaj më parë.

Ndërkohë Kryeprokurorja e përkohshme është takuar edhe me disa ambasadorë të akredituar në vendin tonë. Ndër të parët që e ka vizituar ka qenë ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, për të cilin thuhet se i ka lënë porosi të hetojë rastet e korrupsionit qoftë edhe në nivele të larta.

Pas tij në zyrën e saj kanë shkuar ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz si dhe ambasadorin italian Alberto Cutillo.

Ndërsa dje, vizitorët e radhës kanë qenë Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Johan Ndisi dhe ai i Austrisë, Johann Sattler.

 

Share This Article
2 Comments
  • Zj.Marku!Ju falenderojme per punen qe po beni ne sherbim te popullit shqiptar.Syt e gjithe shqiptareve ne Shqiperi dhe ne bote jane tek Ju.Keni mbeshtetje nga gjithe populli shqiptare ne luften kunder prokuroreve dhe gjyqetareve te koruptuar e kriminel,qe kane mbeshtetje te fort politikanet hajdut e vrases.Malsori,Boston.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *