Zbokthi është një nga problemet më të zakonshme dhe më të përhapura edhe pse duhet të theksojmë që nuk është një problem aspak i rrezikshëm.
Por, a e keni pyetur ndonjëherë vetën se cilat janë gjërat kryesore që duhet të dini dhe si mund ta luftoni këtë problem? Zbulojeni më poshtë.
Çfarë e shkakton zbokthin?
Lëkura e kokës në mënyrë konstante prodhon lëkurë të re, për pasojë lëkura e vjetër bie dhe ky cikël është shumë i nevojshëm në mënyrë që lëkura të rigjenerohet.
Zbokthi shkaktohet kur ky proces përshpejtohet dhe shkakton copëza të thara lëkure të vdekur, të cilat bien dhe kapen tek flokët, ndonjëherë bien direkt në shpatulla. Ky problem nuk shkaktohet nga fakti se ju nuk po kujdeseni mjaftueshëm për flokët tuaj. Gjithashtu stresi dhe ditët e ftohta mund të ndikojnë në përkeqësimin e zbokthit.
Ju rekomandomë të përdorni produkte që përmbajnë acid silik, selenium sulfide, zinc pyrithione. Për rezultate më të mira mbajeni shampon në kokë për 5 minuta më pas shpëlajeni. /shije.al
