Bardhyl Ermini
Pamvarësisht nga vështirësitë që libri kalon si pasojë e efektit të përkohëshëm mbi të të botës virtuale, kur del një i tillë është eveniment. Sepse fillon e lexon mbi të, nisin mendimet, nis përplasja e zhvillimi i tyre, vazhdon rrjedhën përparimi individual e social, mer impulse mënyra e jetesës. Pamvarësisht nga forma, ai, libri mbetet e kështu do të jetë përherë, i vetmi mjet prej nga mund të plotësosh ushqimin e mëndjes, motorri që ve në lëvizje shpirtin, pjesën jo lëndore, zërin e brëndshëm të tij. Sa herë që ndodhesh “para” shkrimtares Mira Meksi, nuk është fort e thjeshtë. Sepse mendimet dhe gjuha e personazheve te saj, janë si ajo predha që godet shenjën ku synon, por që e transmeton efektin përreth saj.
Nga nje trup i përbërë, shpërndahet ne copëza, një mendim i shprehur ngacmon mendime të tjera, te cilat përhapen në formën e valëve koncentrike, duke mbushur hapësirën e intelektit të lexuesit me botën e ndjesive që lidhin formën me thelbin e dukurive, te magjishmen me realitetin. Libri që sapo kam mbaruar së rilexuari, është publikuar së pari në nëntorin e “panairit të librit”, ka për autore këtë shkrimtare. Libër që sposton sferën e botkuptimeve, duke e vendosur atë në një hapësirë nga ku mund ta vëzhgosh jetën, thjesht si një shpirt i lirë, që nuk je i detyruar të shohësh nga lind e përëndon dielli apo hëna, por nga një pozicjon invers, nga aty nga ku lind e perëndon toka, bota jonë, qarku mikroskopik i të cilës lëviz me vite e me ditë që numurohen. “Ç’është këjo kurreshtje që “flutura” në kapërtinën e librit sheh një flutur të vërtetë të kaltër që mban në dorë?” Nuk ka se si të mos fillosh ç’fletimin e këtij libri, i cili pas leximit të rreshtave të parë, fillon e kthehet në një udhëtim të magjishëm që mbaron shpejt, shumë më shpejt se sa mendoje.
A është kthyer njeri nga bota e “përtejme”, nëpërmjet të cilit të të provonim ekzistencën e saj? Asnjë! Por kjo nuk vërteton mosegzistencën e saj! Biles e bën atë shumë më enigmatike. Në se nuk e ka provuar njeri të udhëtojë me 300 mijë kilometra në sekondë, këjo nuk do të thotë gjë. Këjo shpejtësi egziston dhe privilegjin e provës të saj e ka drita, çfaqja e saj. E jo vetëm në formën e valës elektromagnetike. Në çdo lloj forme që ajo paraqitet. Në formën e mendimit, të ndërgjegjes, të shpirtit. Shpirti është ajo që na mundon, enigma universale. Ku shkon ai? A mund të vdesi ai së bashku me trupin?
Në se vdes si produkt i trupit, si shpjegohet që vazhdon kujtimi mbi të, kujtimi i atij që ka ikur nga këjo botë, kujtimi si aftësi për ta rikthyer atë në një formë tjetër, në formën e idesë, në atë mbi të cilën ndërtohet ndërgjegja, shpirti i jetës në vazhdim? Në fund të fundit a ekziston pra bota e përtejshme e bashkë me të edhe ajo që e ngjiz këtë botë, dashurija e përjetëshme? Ja këjo është pyetja që rri pezull si “shpata e Demokleut”, nëpërmjet të cilës njerzit përpiqen të purifikojnë shpirtin, për t’a kthyer atë në një “instrument” që e çon bartësin e vet në përjetësi. Natyrisht që këto nuk janë mendimet e mija, janë thjesht reflekse të atyre ç’ka kam mundur modestisht të “përtyp” nga vepra e disa shkrimtarëve të shquar, veçanërisht atyre latino-amerikanë, bota letrare e të cilëve ka zbutur dhe e ka bërë botën “tonë” pak më të mirë e me shpirtërore, duke e larguar atë nga materja e “pashpirt” që mendon me stomak dhe flet me shifra.
Plot 16 novela e tregime brënda 270 faqesh të “fluturës mes gjinjve”, e që duket sikur ka zbritur nga qiejt letrar të këtij kontinenti, të bindin që misjoni i shkrimtares Mira Meksi nuk është rrefimi i jetës të njeriut që takojmë për ditë, por i shpirtit të tij, lëvizja e të cilit përshkuan orbita në univers. Mendoj se në pothuaj gjitha librat e kësaj zonje të “pendës të rëndë”, nuk mund të hysh brënda në se nuk gjen çelsin e “derës” të sajë të magjishme, brënda të cilës jeta bëhet e dyfishtë, i asaj që duket, format e të cilës preken dha asaj që imagjinohet, format e të cilës ndryshojnë njëra brënda tjetrës.
Besoj se do të ishte jo e lehtë, për të sjellë para lexuesit një botë si ajo që na “dhuron” Mira Meksi, në se nuk shkon “atje” ku gatuhen fatet e njerëzve, “atje” ku mbretërojnë ata që ne i quajmë perëndi e që thurin vargjet e jetëve tona në zinxhirin e pafund të përjetësisë. “Dhuratë” që e marim me shumë bujari, e që asaj, me siguri i kushton shumë. Sepse në mos fizikisht, moralisht psikozën e saj e “pushtojnë” forca të mbinatyrëshme, nëpërmjet të cilave mund të bëhet e mundur largimi i mugëtirës që rrethon kufirin ndërmjet jetës të sotme me atë të “nesërme”, përjetësinë. Shihni se si këjo “Zhan d’Ark” e letërsisë shqiptare, shkon deri atje ku takohen të gjallët me të vdekurit, vegimet dhe zërat e të cilëve të “kërkojnë” qysh nga koha e aztekëve të lashtë në “qytetin e zotave” në Teotihuacan, prej nga nis “bulevardi i të vdekurve” drejt piramidave të shenjta të hënës e të diellit, ndër gurët e të cilëve nën frymën e çdo gjallese përshëndrit fryma e “atij” për të cilin duhej sakrifikuar, Quetzalcoatl-i “Zoti i Zotave”, aty ku bëhej “lidhja e tokës me qiellin, e zjarrit me ajrin, bashkimi i të gjithë elementëve në kundërshti me njeritjetrin”.
Pa dyshim që imagjinata ngrihet në nivelin më të lartë të koshiencës njerëzore dhe për hir të kësaj koshience, përjetësisë të saj, shpirti i shkrimtares misjonare është gati për sakrificën më sublime, “shkuljen” e zemrës të saj nga kraharori. “…Njoha vuajtjen, torturën, dhëmbjen njerëzore të pandara nga qiellorja dhe lumturija e perëndishme…Tani isha rishtarja e Erosit të aztekëve, nuk kisha zemër në kraharor dhe i falesha Quetzalcoatl-it të përjetshëm, Gjarpërit me pendë”. Pasazhet dhe mendimet e mësipërme rrjedhin nga novela “Pa zemër në kraharor”. Duke i kërkuar falje etikës profesionale të letërsisë, i vetmi “difekt”, në se mund ta quaj kështu diçka për të cilin unë si lexues kam nevojë, pajisjen me çelsin e nevojshëm të “mëndjes” për ta shijuar deri në maksimum këtë “krijuese” të qiellit shqiptar të përjetësisë, është vendosja e kësaj novele në vënd të katërt e jo në krye.
Ka raste kur shprehja “mjafton një gotë për të kuptuar se ç’verë ka brënda shishes”, duket e pa vend. Sepse pasi e pi gotën e “provës” mund të të lind nepsi ta pish të tërë “shishen” e të dehesh, ashtu siç me nektarin e mrekullueshëm të këtij libri, që këjo “bletë punëtore” ka mbledhur e qëmtuar. Në fakt, do t’i lejoja vetes dëshirën për të ndarë me lexuesin e respektuar fare pak nga këjo “verë” nektar. “Flutura mes gjinjve” është titulluar tregimi i parë, një “simbol i dashurisë të përjetëshme”, një formë shumë domethënëse për të lehtësuar shprehjen e asaj ndjenje që e quajmë dashuri, një metaforë e mrekullueshme për të treguar se si shpirti mund edhe të “gjakojë” për të shpërthyer çdo lloj izolimi që kërkon ta burgosë, ta ulë atë në bankën e “mëkatarit”, ta dënojë në zjarrin e moralit të familjes “të shenjtë”.
Por edhe me një veçanti, pasi në këtë rast ky simbol kalon nëpërmjet dashurisë të një vajze për një … vajzë, që për herë të parë guxohet të shkruhet në shqip. Dashurija si e tillë, e njeriut të “çveshur” nga gjinija, në këtë rrëfenjë ka kapërxyer shumë më lart se ajo ku mbështetet dashurija “klasike”, ku ndërthuren si dy anë të pandashme, dashurija humane me atë seksuale. E këtu kemi mbritur në një pikë, nga ku mund të krijohen keqkuptime të lodhëshme, ku diskursi në përgjithësi dështon. A e përjashtojnë apo e presupozojnë njëra tjetrën dashurija humane atë seksuale? Jeta e përditëshme, bota e sotme përpiqet t’a kapërxej ashtu si “kalimthi” këtë aspekt, duke i kategorizuar sjelljet e njerëzve në mënyrë të prerë, preçize, sipas të cilës dashurija seksuale është baza e dashurisë njerëzore. Ftohja e kësaj ndjenje, justifikon çdo lloj ndjenje të re të vazhdimit të saj në lidhje të reja komplementare. A thua është kështu? A thua dashurija seksuale, e shprehur në aktin e vet natyral është nxitësja e parë e dashurisë humane? Jo! Pa tjetër që jo.
Dashuria seksuale aq ekzistenciale për shoqërinë njerëzore, çfaqet nën një botë tjetër të shprehjes të saj, në subkoshiencë. Kurse në koshiencën, ndërgjegjen e njeriut, të ndërtuar aq përsosshmërisht vendos fryma, shpirti, pikërisht ai që na pushton menjëherë me një forcë të verbër, që padiskutim nuk është “pronë e jona”, por një forcë e një rendi despotik që vjen nga jashte nesh, andej nga vjen drita që e nis këtë mardhënje, rastësija, këjo dukuri misterioze që nuk njeh as kohë e as hapësirë. Këjo dashuri që nuk njeh as moshë e as gjini, është forca e parë “goditëse” prej nga nisin pështjellat më të bekuar të dashurisë njerëzore, është “flutura e dashurisë të përjetëshme”, flatrat e të cilës marin formën e trupit ku futet.
Pa këtë lloj dashurie asnjë lloj dashurie tjetër nuk ekziston, pa këtë, dashurija seksuale nuk është e tillë, është thjesht shfrim instiktiv. Është këjo ndjenjë, dashurija shpirtërore ajo që e bën njeriun shëmbëlltyrë të krijesës të vet. Në këtë formë u përpoqa ta kuptoj protogonisten e rrëfimit, me një shpirt mbi të cilin vigjëlon arti dhe stili i mrekullueshëm i autores Mira Meksi, e cila me aq mjeshtëri e natyrshmëri e mbyll tregimin e vet tragjik duke shpallur triumfin e dashurisë të përjetëshme “fluturën mes gjinjëve”, e cila “…më shpuri në një tjetër dimension të ekzistencës: befas, si me magji nuk ndihesha më qenja mjerane e një çasti më parë që i druhet Zotave, por një dhe e barabartë me ta”.
Ashtu si ç’do gjë që kërkon t’a kthej dritën që përplaset mbi të, ashtu dhe këjo shkrimtare racionale di aq bukur t’a kthej te lexuesi i vet frymëzimin që i vjen nga “larg”, duke i bërë librit një mbyllje tepër karakteristike për stilin e autores. Tregimi përmbyllës quhet ” Vrasje në Venecja” dhe vetë fabula që rrëfehet mund të quhet edhe si tregim policesk. Por jo nga ata ku në fund kryeinspektori i policisë e kap kriminelin, ndërkohë që në spital i fashojnë krahun e plagosur inspektorit, të cilit po i dhuron një tufë me lule e dashura e tij e bukur. Jo, tregimin e vet këjo “inxhinjere” shpirtrash e ka futur fillimisht në botën e vet fantastike e më tej pasi i jep personazheve të vet një sërë “leksionesh” historike, i fut ata në lojën e një realiteti, rrjedhshmërija e të cilit realizohet nëpërmjet paraleleve e figurave magjike, që autorja me atë punën e vet të jashtëzakonshme investigative i ka gjetur në “udhëtimin e vet turistik” qindra vjeçar. Një letërsi e tillë nuk mund të bëhet ulur në studjo duke ngrënë majën e lapsit me dhëmbë.
Pa diskutim që kjo punë nuk lind mbi poltrona, ajo del vetëm atëhere kur në kudhrën e mëndjes të krijueses rrahin çekanët e vetë imazheve që “shihen” nëpër rrugët ku ato kanë ndodhur, aty nëpër muret e errët të ndërtesave që i kanë parë me “sytë e tyre” protagonistët, mbi ujrat e nën ujrat e detrave që kanë përzier të kaltrin e tyre me imazhet e frikëshme të zhytura në thellësi. Në afro 30 faqe libri, kapërxehen mbi 400 vite histori, brënda të cilave degëzohen jo më pak se gjashtë linja ngjarjesh. Do të përpiqem të sjell me pak fare fjalë një prej tyre, atë që i ul edhe sot kokën kujtëdo udhëtari që kalon detin Adriatik. Linjën në të cilën këjo artiste e mrekullueshme “copton” tre herë rradhazi deri edhe zemrën e saj, për të mposhtur me vetë shpirtin e shqiptarëve demonët e zinj me pushtet që komandonin “mbytjen, hedhjen e shqiptarëve në det”, në vitet i “ikjes të madhe” nga vendi i tyre i ndezur flakë nga forca të verbëra. Ja një ndër qindrat e tyre, që këjo shkrimtare, këjo “flutur mes shpirtrave” të shqiptarëve të saj, tregon se sa i lehtë është realizimi i këtij “misjoni” ç’njerëzor : nga gomonja e shpartalluar, që lëkundej si e çmendur mbi tallazin e tëmerrshëm të dallgëve që ndillnin vdekje, djali që kishte marë rrugën të shpëtonte nënën nga sëmundja vdekje prurëse, u hodh në detin llahtar për të shpëtuar një foshnje të shkëputur nga gjiri i nënës të vet e bashkë me të humbi përgjithmonë nën barkun e atij deti mbi të cilin gjëmonte stuhija.
Tre vdekje të menjëherëshme brënda një vdekjeje. Ja vlen që natyra njerëzore shqiptare të” investonte” e t’a gjente këtë penë të mrekullueshme të vënë në dorën e Mira Meksit, për t’i ngritur tragjeditë, disa prej të cilave rrinë në fund të detit, brënda të cilave ndriçojnë shpirtra shqiptarësh të mjerë e të harruar, e për t’ shpënë ato aty ku ato marin përjetësi, në “shtëpinë e Zotave”.
Kaq! Ndofta nëpër rafte librarish edhe mund të ketë mbetur ndonjë kopje libri për lexuesin e vonuar.

Toka pa shelfet kont
Inentale duket si flutur,por është e bukura asiro-babilonase me pjedest
al shelFet e Saj si edhe me fëmijë nga ylli Sirius sjellë nga F.G.Lorka për t’i shpëtuar Toka.