Aktorja franceze Catherine Deneuve tha se burrat duhet të jenë të lirë që të joshin gratë.
74-vjeçarja Deneuve është një prej 100 femrave të njohura në Francë që shkruan një letër të hapur, në të cilën paralajmërojnë për puritanizmin e ri që mori shkas nga skandalet e fundit të ngacmimeve seksuale.
Letra shpreh keqardhjen për valën e denoncimeve që pasoi pretenedimet se producenti amerikan Harvey Weinstein ka përdhunuar apo ngacmuar seksualisht dhjetëra femra. Weinstein i ka mohuar akuzat për seks jo konsensual, por pranoi se sjellja e tij kishte shkaktuar dhimbje. Letra e shkrimtareve, aktoreve dhe akademikeve franceze u publikua në gazetën Le Monde.
“Burrat janë ndëshkuar sa hap e mbyll sytë, janë shkarkuar nga puna vetëm se i prekën gjurin dikujt apo u përpoqën të vjedhin një puthje. Përdhunimi është krim, por nuk është krim të përpiqesh të joshësh dikë, qoftë me këmbëngulje apo edhe pa e ditur si bëhet”, shkruhet në letër.
Autoret e letrës thonë se në botë ka ardhur puritanizmi i ri dhe se ndërsa është e ligjshme dhe e domosdoshme të flitet kundër abuzimit të pushtetit nga disa burra, denoncimet e pandalshme kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas letrës, kjo po krijon një atmosferë publike në të cilën gratë shihen si të pafuqishme dhe si viktima të përhershme.
Vetë Deneuve, një aktore e nominuar për çmimin Oscar, ka folur hapur kundër fushatave në mediat sociale që sulmojnë dhe turpërojnë burrat e akuzuar për ngacmim të grave.

Mesiguri qe ne nji moshe te tille Femra
behet Nostalgjike dhe i mungon ajo Kik
e rrethuar nga veshtrimet e meshkujve ,
te ndihet akoma e Vlefeshme ,sexi ,ne Fokus-in e Kurvarit ala Casanova ,te terheqi vemendjen e meshkujve perreth ,
te ndihet ne fund te fundit Femer si dikur ,
qe kur ishte e re etj etj …
-Burrat kane te drejte te na ngacmojne- ,(mesiguri me “ngacmojne” kjo kupton futjen e “dores” se mashkullit posht intimeve te Femres ) – Dihet tashme ,femrat ne nji moshe te tille behen Kafshuse loool !