Dita më depresive e vitit po afron

DITA Online
Rear view on a handsome man wearing white shirt and holding umbrella and a briefcase, standing in the water on a rainy day. The man waded knee-deep in water. Selective focus, three quarter length, copy space has been left.

 

Është e natyrshme që të ndihesh disi me moral të rënë në Janar, pas haresë e gëzimit që përcjellin festat e fundvitit.

Por ekziston një ditë e veçantë e këtij muaji, që konsiderohet si më e trishtueshmja dhe është pikërisht dita e hënë.

E mbiquajtur “Blue Monday”, për 2018-ën, është e hëna e 15 Janarit.

Por çfarë është Blue Monday?

Ajo konsiderohet gjerësisht si një ditë e zymtë dhe shumë zgjedhin që të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë aktivitete sa më çlodhëse e argëtuese për ta kaluar këtë 24 orësh.

Zakonisht “Blue Monday” është e hëna e tretë e muajit dhe cilësohet si dita më depresive e vitit.

Megjithatë nuk ka një rregull të caktuar, pasi mund të bjerë edhe në javën e dytë apo të katërt. E para u vendos formalisht më 24 Janar të vitit 2005.

Sigurisht, pas këtij ‘zbulimi’ nuk ka një shkencë strikte.

Ajo u shpik nga një kompani reklamash, por është kthyer në një event të përvitshëm, si një mundësi për të sfiduar fatin dhe parashikimet dhe për të bërë gjithçka për t’ia kaluar sa më mirë… duke mposhtur kështu zymtësinë që e shoqëron.

Kështu, këtë të hënë (15 Janar) nëse do të ndiheni me moral të rënë dhe pa dëshirë për të bërë gjëra, mos u shqetësoni, të martën gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *