Si zgjidhet presidenti i FSHF-së

Ornela

Pas më pak se 4 javësh do të zgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai do të drejtojë politikat dhe strategjinë e futbollit në vend për 4 vitet e ardhshëm.

Por si zgjidhet kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit?

Ai del nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore e cila ka në përbërje të saj 66 anëtarë me të drejtë vote. Pjesa më e madhe e asamblesë janë klube futbolli të kategorive nga Superiorja deri në ato më të ulëtat.

Pjesë e Asamblesë me të drejtë votë janë edhe përfaqësues nga shoqatat sportive si ajo e arbitrave, shoqata e mjekëve sportive, shoqata e trajnerëve si dhe shoqatat rajonale.

Kandidati propozohet nga një anëtar i federatës sipas Nenit 31, pika 3 të statutit të FSHF-së.

Për tu zgjedhur president duhen 2/3 e votave të vlefshme.

Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë.

Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50% +1) zgjidhet president.

Në Asamblenë zgjedhore përcaktohet edhe përbërja e Komitetit Ekzekutiv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *