Ish-kryetari i Partisë së Pavarur, njëkohësisht lideri i fushatës për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian, Nigel Farage, ka lëshuar një sfidë për udhëheqësit aktualë në Londër.
“Ata do të vazhdojnë të qajnë dhe të qajnë dhe të qajnë përgjatë gjithë këtij procesi. Po arrij të mendoj se duhet të kemi një referendum të dytë për anëtarësimin në BE”, tha Farage në një intervistë në televizionin britanik Channel 5.
“Përqindja e atyre që do të votonte për të lënë BE, herën tjetër do të ishte shumë më e madhe se sa ishte në referendumin e vitit 2016”.
Në referendum, 51.9% të votave ishin për të dalë nga BE, vendim që do të nisë të zbatohet nga 29 marsi i vitit 2019

“Përqindja e atyre që do të votonte për të lënë BE, herën tjetër do të ishte shumë më e madhe se sa ishte në referendumin e vitit 2016”.
më duket se dhe ky vetë e kuptoi gafën që bëri,ose më mirë dopjogjashtën që i mbeti në dorë dhe tashti po luan me vetfutje!!
bjmë një referendum tjetër dhe ta shihni si do të humbni prapë,dhe më keq,kurse në krahun tjetër do të lutet që të humbë!!