Universitetet publike, kurse anglishteje falas për të gjithë të rinjtë

Ornela

Të gjithë universitetet publike të vendit do të ofrojnë kurse falas në gjuhën angleze jo vetëm për studentët por edhe të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla e cila ka ka shpjeguar se kjo do do bëhet për të aftësuar të rinjtë në gjuhët e huaja.

“Ky do të jetë 6 mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë”, ka thënë Nikolla.

Ajo lançoi edhe një reformë  tjetër që do të nisë edhe në mësuesi. “Përsa na takon ne do të ndërmarrim të gjitha incentivat e nevojshme për të mbështetur maturantët ekselente për të ndjekur këto programe studimi. Në bashkëpunim me universitet, do të rrisim mesataren për të gjitha maturantët që kërkojnë të studiojnë mësuesi si dhe do të ofrojmë bursa studimi për ekselentët që duan të ndjekin këto programe studimi.  Ky është një hap i rëndësishëm për të pasur mësues cilësorë”, ka përfunduar ajo.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *