Një grua e moshuar ka gjetur vdekjen në Shkodër, pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është 86 vjeç, dhe jetonte në lagjen Vasil Shanto.
Njoftim i policisë
Më datë 11.01.2018, në lagjen Vasil Shanto, shtetasja F.D, vjeç 86 ka rënë nga ballkoni i banesës, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.
