Greqia shfuqizon Sharian për myslimanët e saj

Dita

Parlamenti grek votoi në favor të dhënies fund të një praktike thuajse njëshekullore për problemet brenda familjes për myslimanët.

 Bëhet fjalë për kalimin e një ligji që detyron edhe familjet myslimane në vend që t’i adresohen sistemit laik të drejtësisë, duke shmangur sharian, që interpretohej nga myftinjtë.

Ligji kaloi në Parlamentin grek ditën e martë dhe Kryeministri Aleksis Tsipras e cilësoi atë një “hap historik për zgjerimin e barazisë përballë drejtësisë për të gjithë grekët”.

Pakica myslimane që qëndroi në Greqi pas traktatit të Sevres dhe atij të Luizianës mes Turqisë dhe Greqisë, pas rënies së Perandorisë Osmane, u lejua që të aplikojë ligjet islamike për çështjet familjare, që nga divorci e deri tek kujdestaria e fëmijëve.

Që prej asaj kohe asnjëherë Parlamenti grek nuk e kishte shfuqizuar këtë, por kritikat e shumta dhe rastet e shpeshta, që akuzonin myftinjtë se diskriminonin gratë në rastet e divorcit dhe të kujdestarisë së fëmijëve detyruan autoritetet greke që të ndërhyjnë.

Share This Article
3 Comments
  • ” Luizianës”-lozanës, idiotër, lozanës
    dhe vini presje “Bëhet fjalë për kalimin e një ligji,,, që detyron edhe familjet myslimane në vend,,,,,,,, që t’i adresohen sistemit laik të drejtësisë, duke shmangur sharian, që interpretohej nga myftinjtë.”

  • Greqia eshte i vetmi shtet ne BE,qe punon me dy standarte.Muslimanet,qe nuk jane zhdukur akoma prej dhunes shteterore,do te zbatojne ligjet civile,kurse Kisha greke ka te drejte te nderhyje ne punet e shtetit,ne arsimin e popullates,duke mos lejuar popullste shqiptare(Arbereshet dhe Camet e krishtere,se Camet muslimane i perzune) te flasin dhe te arsimohen ne gjuhen e tyre.Pse qeveria shqiptare si perfaqesuese e natyrshme e popullsive shqiptare ne Greqi nuk proteston per keto padrejtesi,por rri gjithmone ne pozita mbrojtese detyrohet te ndertoje varreza me eshtra shqiptaresh per pushtuesit greke.Detyrohet te pezulloje planet rregulluese te zonave turistike nga frika e 200 shqiptareve grekomane te Himares,qe kane lalen ne Greqi.Ne keto pozita poshteruese e kane vene popullin shqiptar autokton ne trojet e tij qeverite e poshteruara shqiptare,qe nuk e di cfare detyrimi kane per tu pranuar ne BE prej lejes greke.Nuk eshte Greqia qe ju fut ne BE,qe ju dhjefsha BE,se nuk e duam fare me keto kushte poshteruese.Greqia ju fut ne Lidhjen Orthodhokse Rusi,Serbi,Greqi.Aty e ka tagrin Greqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *