Zbrit andej Lule

anazapta

Komuniteti Mysliman: OK me vendimin e qeverisë për Xhaminë

“Projekti i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe shumë shpejt besimtarët do të kenë një objekt ku mund të kryejnë ritet e tyre” – Kjo ka qenë deklarata e drejtuesve të Komunitetit Myslyman të Shqipërisë, të cilët nëpërmjet një njoftimi për shtyp shprehen se ashtu sikurse tha edhe Kryeministri Rama ne deklaratën e tij një ditë më parë , projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë, duke hedhur kështu poshtë deklaratat publike te opozitës se xhamia u anulua. Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin  shprehen drejtuesit e komunitetit mysliman, – kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Pronarët e tokës: Komuniteti Mysliman na preu në besë

Pronarët e një pjese të tokës ku do ndërtohej Xhamia e Namazgjasë, janë zemëruar me qëndrimin e Komunitetit Mysliman. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zbuloi se pronarët e tokës kishin ofruar territor për Xhaminë e Namazgjasë, në këmbim të ndërtimit të një godine polifunksionale. Por kur Këshilli Kombëtar i Territorit rrëzoi lejen për godinën polifunksionale, duke lënë në fuqi vetëm lejen për xhaminë, Komuniteti Mysliman doli në mbështetje të qeverisë. Kjo ka irrituar pronarët e tokës. Bëhet fjalë për familjen Kruja. Nipi i kësaj familje, Alban Bala,  thotë se Komuniteti Mysliman i preu në besë: “Bëhet fjalë për një objekt të përshkallëzuar, 3-4-6 dhe 8 kate, në formë shkallareje, i cili ishte bërë në harmoni me projektin e xhamisë, pasi u projektua nga e njëjta studio turke arkitekturore që realizoi projektin e xhamisë. Ne i dhamë dorë të lirë Komunitetit Mysliman që, edhe objektet që do ndërtoheshin në pronën tonë të bëheshin në harmoni me xhaminë, por Komuniteti u tregua i pabesë me deklaratat që nxjerr. Ai thotë se gëzojnë mbështetjen e qeverisë për projektin, duke anashkaluar marrëveshjen noteriale që ne kemi, e cila tashmë u rrëzua,” tha Bala

 

Frashëri: Projekti i Xhamisë, thjesht kamuflazh për të mashtruar publikun

Ne si përfaqësues të shoqërisë civile jemi të lumtur që më në fund u vërtetuan dyshimet dhe pretendimet tona që projekti i Xhamisë ka qenë thjesht kamuflazh për të mashtruar opinion publik për të legjitimuar ndërtimin e një kompleksi të madh tregtar pas xhamisë. Ne jemi të angazhuar për ti shkuar deri në fund mbrojtjes së hapësirës publike, si një Rekurs i domosdoshëm për të parandaluar një krim urban. Presim zbardhjen e këtij vendimi për të përcaktuar se cfarë veprimesh apo do të ndërmarrim në të ardhmen – tha dje në një prononcim për DITA , Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, INA, institut i cili para disa javësh ka kërkuar në Gjykatë anullimin e lejes së Bashkisë.

Frasheri organizoi  një tryezë me përfaqësues nga Shoqëria Civile, Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë dhe Mjedisorë, e cila e ka quajtur Vendimmarrje të gabuar vendimin Nr. 2, datë 29.05.2013 të KKT, “Për miratimin e dhënies së lejës zhvillimore komplekse për Xhaminë e Namazgjasë”.

Në një rezolutë të firmosur nga pjesëmarrës në këtë tryezë thuhet se ky vendim shkakton “shkatërrimin e parkut publik, përmes ndërtimit arbitrar të një objekti fetar me procedura jo transparente, për qëllime politike, si dhe të dy kullave të larta si qendra tregtare që qëndrojnë të fshehura pas projektit të xhamisë”. Rezoluta i është dërguar Presidentit Nishani, Berishës dhe Bashës, Ramës dhe Metës, përfaqësueses së OBSH-së në Tiranë si dhe për dijeni Komunitetit Mysliman dhe ambasadave në Tiranë.

“Gjithë analiza dhe ekspertiza shkencore, mbështetur në kondicionet urbane, arkitekturore dhe mjedisore, si edhe në vlerësimin e mbështetjen e opinionit publik për këtë çështje na detyron t’ju bëjmë me dije se:

1. Këto tre institucione, në asnjë rast dhe në asnjë shembull të vendeve të tjera në botë, nuk mund të qëndrojnë së bashku; 2. Të tre këto institucione kanë: – funksione të lejuara krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, madje – funksione të lejuara që përplasen me njëra- tjetrën.  3. Të tre këto institucione janë në dis-harmoni të plotë nga pikëpamja urbane dhe në  kundërshtim të plotë me ligjin e mesiperm, për shkak të: – afërsisë së patolerueshme me njëra- tjetrën,

– intensitetit të lartë të ndërtimit (mbi 3.2),  – të koefiçientit të lartë të zënies së territorit (mbi 0.9); – thuhet ndër të tjera në rezolutë.

Nënshkruesit theksojnë se “nuk kemi ndjenja anti-islame, por jemi kundër ndërtimit të dy kullave për qëllime biznesi dhe të xhamisë, jo vetëm për shkak të vendit të përzgjedhur, por edhe për mënyrën se si kjo e fundit kërkon të ndërtohet, si një projekt arkaik”. Rezoluta kërkonte anullimin e Vendimit Nr. 2, datë 29.05.2013 të KKT,  dhe “ndërprerjen e menjëhershme të punimeve”.

TIRANA MAYOR SUCCEEDING ALBANIAN PM

*************

Kryetar Bashkie apo Sekser Xhamie?

Komuniteti Mysliman i dha fund një gënjeshtre që po zgjaste lidhur me pazaret e Lulëzim Bashës me truallin ku do të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë. Me një deklaratë të shkurtër pa shumë komente, përfaqësuesit e myslimanëve të Shqipërisë shpresojnë se qeveria Rama do t’i mbështesë në ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, duke injoruar alarmin e Lulëzim Bashës për prishjen e kontratës së tokës për shkak të pazarit të bërë në hije prej tij.

Argumenti që Lulëzim Basha paraqiti publikisht është se pronarët e tokës së Namazgjasë i kanë dhuruar dy mijë metra tokë për xhaminë, me kusht që Basha t’u jepte leje ndërtimi për dy kulla!!! Nëse këtë deklaratë do ta kishte bërë ndonjë kritik tjetër i Bashës, nuk do besohej. Problemi është që këtë e bëri vetë Lulëzim Basha, pa iu dridhur syri me sinqeritetin e një sekseri trojesh në Tiranë larg kostumit të kryebashkiakut.

Këtij njeriu dikush duhet t’i thotë që është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe jo sekser i trojeve të Tiranës. Detyra e një kryetari Bashkie është të zhvillojë qytetin përmes projekteve që harmonizojnë zhvillimin me historinë dhe paqen sociale. Detyra e tij në këtë rast është të ofrojë një vend ku duhet të jetë Xhamia e Namazgjasë dhe të miratojë projektin e saj. Objektet e kultit janë interes publik dhe kanë prioritet mbi interesat e klientëve të tij. Në këtë rast nuk ka rëndësi kush është pronar toke, pasi atij i blihet toka. Rëndësi për një kryebashkiak është të ketë një projekt modern, të pranueshëm, në harmoni me qytetin dhe që i shton atij një vlerë urbanistike dhe historike.

Po ta shikosh fjalorin e Lulëzim Bashës, të duket sikur ai qan hallet me Kunatin që i kanë ikur ca lekë nga duart me këtë leje, dhe jo që Tirana do ketë një xhami, e cila duhet të ndërtohet në një vend dinjitoz me një projekt dinjitoz. I zhytur në batakun e pazareve për truallin e xhamisë, ai foli si një sekser, me të cilin duhet të ketë punë prokuroria.

Këtij njeriu i duhet kujtuar se nuk e diktojnë pronarët e tokës planin urbanistik të Tiranës, por Bashkia. Nëse ata janë klientë të zhgënjyer të Bashës si pazarxhinj, kjo është histori mes sekserëve dhe pronarëve, por jo histori mes myslimanëve dhe qytetit të Tiranës. Me logjikën që flet Basha, i bie që dy kullat që do ndërtoheshin aty, mund të mos ndërtoheshin nëse nuk spostohej aty projekti i  xhamisë. Nga kjo logjikë rezulton se Basha e ka spostuar xhaminë nga Pallati i Kulturës tek Namazgjaja, pikërisht për të bërë këtë pazar dhe jo për të ndërtuar xhaminë.

Edi Rama e bëri një projekt modern për xhaminë pas Pallatit të Kulturës, por nuk hyri në pazar për trojet e pronarët. Thjesht bëri detyrën si kryebashkiak dhe tha se Tirana ka nevojë për këtë xhami moderne në këtë vend. Nuk dëgjuam që ai kapi një pronar, i premtoi dy kulla që ai t’i jepte tokën xhamisë, etj. Sulmi që atëherë Lulëzim Basha dhe Sali Berisha i bënë Edi Ramës, ishte pikërisht se njolla e xhamisë ishte në troje private dhe ata nuk mund të dëmtoheshin. Askush nuk thotë të dëmtohen. Ata thjesht duhen dëmshpërblyer sipas Kushtetutës me çmimin e tregut dhe xhamia të ndërtohet aty ku është më mirë. Fakti që Basha dhe Berisha e spostuan projektin e Ramës nga Pallati i Kulturës tek Namazgjaja, dhe e çuan sërish në tokë pronarësh duke bërë pazar të fshehtë me ta, tregon se ata kanë pasur interes direkt në këtë histori për trojet dhe jo për xhaminë. E pranuar nga vetë Basha publikisht, kjo bëhet dhe më e rëndë.

Së fundi, dua të them se vendimi për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe bllokimi i ndërtimit të dy kullave në krah të saj, është ndoshta një nga vendimet më të mira të Edi Ramës qyshkurse është bërë kryeministër. Përmes këtij vendimi, u nda përfundimisht gënjeshtra e Lulzim Bashës për xhaminë nga interesat e tij kontraktore lidhur me truallin e saj dhe iu kthye myslimanëve një e drejtë legjitime. Por mbi të gjitha u prezantua para qytetarëve se cili është interesi themelor që lëviz vendimmarrjen e Lulzim Bashës. Ata që mendonin se ai hiqej si mysliman për disa vota, janë ende shumë larg qëllimit real. Ai e përdori Komunitetin Mysliman për interesa tërësisht klienteliste, që nuk kanë të bëjnë me xhaminë, por me pazaret për trojet, që ai dhe njerëzit e tij bëjnë orë e çast në Tiranë.  Ai është aq i vogël dhe meskin, sa nuk ka fuqi t’i rrijë larg këtyre pazareve, por i bën ato publike si shqetësim kryesor. Është tipike çfarë ndodh me mashtruesit kur u del gënjeshtra dhe nuk dinë si të justifikohen para atyre që kanë mashtruar. Është tipike për dikë që ka harruar se quhet kryetar Bashkie dhe jo sekser xhamie!

 

Share This Article
26 Comments
    • Ate qe thote Lulja..e shkruan gazetari. Cka ketu qe indinjohesh ti z..Qyrku? Po te kesh shkolle zotrote, si pretendon, shko bej ndonje pune te mire per vehte, familjen dhe shoqerine.. Shprehja Juaj ne komentin me lart e tregon lartesine e shkolles dhe edukimit tend.

  • Perfundimisht keto palo inxh, arkitekte, nuk kane pike morali. Si nuk thane nje fjale kur u ndertu katedralja katolike apo ajo ortodoksja?, po benin cicin apo po e merrnin mbrapa cicin? turp per ju more plehra qe me 20 perqind apo 30 perqind te popullsise katolike dhe ortodoks nuk ndiheni fare, kurse per nje komunitet prej 60 perqind ju prishet jeshillleku ne Tirane…….. sa qesharake jeni be more kaurr lafshpaparere, por skeni faj shume ju, me teper faj kane instancat fetare muslimane si KMSH-ja dhe ai kryetari qe sdi te lidhe dy fjale. Mjere ne muslimanet ne cfare dore kemi rene. turp

    • Ti Hysen dukesh qe do jesh ndonje kokepalare prandaj kerkon qe te besh pis sipas midese tende keta njeres te nderuar. Nuk e kuptoj cfare te cenon ty Hysen -kjo qe pretendojne keta personalitete, por mesa duket ti do jesh ndonje nga ata muhaxhedinet qe marrin ushqime me liste te KM.

  • do te jete e pafalshme per brezat qe do te vine qe tu ndertojme nje xhami te tipit arabik.e pafalshme ky projekt ,mos e shisni veten per leke e ju njerez ne krye te ketyre xhamive mos e pranoni kete projekt .
    respect per te gjithe ata shqiptare qe kane fene muslimane .
    por ne emer te atdheut te bukur mos e varrosni me kete projekt .
    ka me te mire qe I pershtatet vendit .
    e prishem ambjentin me kishen e janullatosit ne qender e afer ministries te mbrojtejes.
    shkaterim I vendit .kurre nuk do te falet kjo qe I kane bere ketij vendi politika shqiptare .
    respektoni cdo lloj feje si nje ushqim shpirteror.
    POR FEJA E SHQIPTAREVE ESHTE SHQIPERIA.
    studioni largpamesine e rilindesve.

    • I ke rene pikes Shpresa per te gjitha qe thua. Per mua nje xhami me kater minare nuk na perfaqson fare si myslimane te moderuar Europiane qe jemi por si myslimane fondamentaliste te tipit arabik.

  • Faleminderit qe flisni dhe per ne, njerezit e Tiranes, qe mendojme si rezoluta por qe nuk na quan njeri te vlefshem per te na marre mendim. Shqiptaret dhe emigrante ne perendim i pyesin me shume se sa c’i pyesin ketu per gjera kaq te rendesishme per qytetin dhe per ta.

  • Merruni me ceshtjen dhe jo me individet! Te ndertohet Xhamia por jo kullat, kjo eshte besoj une thelbi i ceshtjes, kuptojeni! Me te drejte keta njerez flasin, si mund te qendrojne keto objekte kaq afer. Nepermjete lejes per xhami duan te perfitojne edhe bosat e ndertimit. Ky eshte vetem manipulim.

  • Integrim ne Kulturen Europiane ka qen motoja e fitimit te zhgjedhjeve te 23 qershorit!
    Kjo Xhami qe mundet te ndertohet ne ket vend,vetem do tju hap telashe vendit,jo se shqiptaret nuk e duan,por nuk i ben te integrohen si duhet ne kontinentin ton ku bejm pjes ne Europe!
    Europa dhe shum vende Kristiane,nuk u takon te flasin,por e shohin me shum kujdes,se cfar po ndodh me Integrimin,kur shum flitet e pak behet apo te themi se bjerini gajdes gajdexhi se ne jemi vetem per Xhami!

  • Ne nje shikim te ngushte ngjan si nje karshillek ndermjet grekerve dhe turko- arabeve ne gritjen e kulteve fetare. por nuk eshte ashtu. Me sakte, eshte nje gare e liçensuar nga shteti shqiptar, eshte nje gare me nje platforme tinzare ideologjike dhe politike greke dhe turko-arabe qe prek ashiqare direkt ne kollone çdo shqiptar, prek ne ideologjine tone kombetare te cilen kjo klase politike e ka kembyer dhe po e kemben per nje pale breke. Nuk jam kunder kulteve fetare, por te zbatosh ate projekt pikerisht ne ate vend, do te thote ti vesh Tiranas, kryeqytetit tone, nje çallme per çati. Nuk e di se ne çfare pusesh pine uje klasa jone politike, por po te shikosh vargun e poshtersive ne keto 23-vite, faktet bindin, qe kete klase politike fati na e ka lene si mallkim

  • Parafolësi,…Këtë klasë politike nuk na e ka lënë fati, por inati…

    “Çonju shqiptar prej gjumit çonju,
    të gjithë si vllazën në nji besë shtrëngonju,
    mos shikoni kisha e xhamia,
    feja e shqiptarit, është shqiptaria!

    Siç e dimë, Shqipëria njihet për tolerancën e saj fetare midis tre feve, që bashkëjetojnë në “harmoni” me njëra-tjetrën. Tani pse ziheni e ofendoni njeri-tjetrin? Gjithsecili të shohë fenë e tij dhe të mirën e përbashkët.
    Përsa i takon Rezolutës së nënshkruar nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë dhe Mjedisorë, është e drejtë e tyre si përfaqësues të shoqërisë civile, që të shprehin mendimin qytetar për gjithçka ka të bëjë me qytetin ku jetojmë të gjithë. Atëhere përse të mos japin mendim të gjithë qytetarët e Tiranës për këtë ndërtim me tre objekte, që sipas nënshkruesve të Rezolutës, bie ndesh me një plan të mirë detajuar urbanistik? Transparenca përpara qytetarëve, në raste të tilla është e domosdoshme. Qyteti është i të gjithëve, e pra dhe mendimi duhet të merret nga të gjithë qytetarët e Tiranës.

  • per Hysen kurven

    ku ke komunitet mysliman o te q……. Kina robt
    i ke pare festat kristiane dhe festat tuaja
    krahasoji kur behen pashket dhe bajrami juaj
    dhe sa njerez shkojne ne kishe dhe sa ne xhami

  • Ti Hysen thu : Mjere ne muslimanet ne cfare dore kemi rene. turp

    Atehere perse qendron ketu dhe nuk shkon ne vellezerit tend,ne anadoll apo me larg.

  • Nuk jam kunder ndertimit te xhamive,kishave orthodokse e katolike, por ato te ndertohen ne periferi dhe me arkitekture shqiptare. Dhe e dyta, si krishteret dhe myslymanet, neqoftese nuk vrasin,vjedhin,rembejne, por e perballojne jeten me djersen e tyre, besoj nuk kane nevoje te falen 2 -3 here ne jave.
    Ne me teper rendesi ti kushtojme punesimit,mirqenjes,edukimit dhe emacipimit te shoqerise.Konnstojme me keqardhje gra qe vishen me perce, bura qe lene mjeker te gjate dhe i presin pantollonat, te gjitha keto qe i perkain fese arabe, ne vend qe te besojme lirshem dhe te mos i detyrojme grate te vishen keshtu.
    Europa nuk eshte kunder besimit myslyman,por eshte kur besimit ekstrem qe ngjall urejtje midis feve,ku arijne te kryejne edhe akte terorizmi.

  • Nuk jam kunder ndertimit te xhamive,kishave orthodokse e katolike, por ato te ndertohen ne periferi dhe me arkitekture shqiptare. Dhe e dyta, si krishteret dhe myslymanet, neqoftese nuk vrasin,vjedhin,rembejne, por e perballojne jeten me djersen e tyre, besoj nuk kane nevoje te falen 2 -3 here ne jave.
    Ne me teper rendesi ti kushtojme punesimit,mirqenjes,edukimit dhe emacipimit te shoqerise.Konnstojme me keqardhje gra qe vishen me perce, bura qe lene mjeker te gjate dhe i presin pantollonat, te gjitha keto qe i perkain fese arabe, ne vend qe te besojme lirshem dhe te mos i detyrojme grate te vishen keshtu.
    Europa nuk eshte kunder besimit myslyman,por eshte kurnder besimit ekstrem qe ngjall urejtje midis feve,ku arijne te kryejne edhe akte terorizmi.

  • Nuk e di por ngandonjehere mendoj se Enver Hoxha beri mire qe e zhduke klerin dhe institucionet e tij. Vetem grindje dhe mprapshtira na kane ardhur nga fete. Aq me shume qe jemi gjysma myslimane dhe gjysma te krishtere, laike, ateiste apo ku e di une.

  • kishat dhe varezat greke po mbushin shqiperine,kur eshte fjala per nje xhami qe u takon me ligj shumices se qytetareve te tiranes u beka qameti ,kush hap keto pallavra jo projekti danez eshte i drejte ,dhe ky projekti tani qe eshte otoman sbeka,eshte normale qe xhamia ka minare ,kane pese greke dhe filogreke katedrale e kisha,shumica e popullsise nuk ka.te gjithe ata qe e mbajne veten per shqiptar,pa dallim feje krahine apo ideje,ti themi jo helenizimit te shqiperise,kur shihet ne mes te dites sesi falangat e gerqise po punojne per shkombetarizimin e shqiptareve,kur te gjithe e dime se krociatat serbosllave dhe greke i kane mare dhe po i marin shumicen e teritorit popullit tone.jo zoterinj problemi nuk eshte xhamia ,por shkollat,kishat varezat greke qe po mbijne anekend shqiperise,dhe deputetet e filogreke qe jane futur ne parlamentin shqiptar dhe mbrojne interesat e gerqise ne dem te shqiperise dhe shqiptareve.

  • po ju a mbajti anullojeni se do ta shohim pastaj se cmund te ndodhe ne shqiperi more vlleqte e korces dhe ju te republikes se mirdites. beni prove njeher po ju a mbajti. pa lerini llogjet neper internet. po jeni bura ndalojeni dhe do shikoni ku do te veni , vlleqte ne rumani dhe mirditoret ne kalabri se ja ka ber gati rrugen gjergji. ore rini mire dhe mos e kruani me muslimanet.

    • Or shkerdhat e keqe,qe qenke me keq se i biri Sulltanit!
      Ke surat ti te zesh ne goje Gjergj Kastriotin!
      Cdo institucion kulturor nuk preket mor te vrafte perendia atje ku ndodhesh?
      Pu fare e poshter,qe mos pac kurren e kurres fat ne rast se mendon keshtu!
      Ktu behet fjale si te hedhim grepin per te qendruar ne pushtet mor kungull pa fara!
      Te ka mesuar Sali Islamiku keshtu more qen bir qeni!

  • Kurse ju myslymët do shkani në anadoll dhe ju urojmë rugë të mbarë se boll probleme na keni nxjerë

  • AMON SE PO MA SHPIFNI VENDIN ME KTO XHAMIJA NE MES TE EVROPES INSTITUCIONE RADIKALE DHE BARTES TE INJORANCES DHE PRAPAMBETJES ,SHKONI MER ARAB NE ARABI DHE LEJINI SHESHET PER PARQE PER FMIJ SE SPO U DUROKA KUR DEL AI GOMARI HOXH DHE PELLET .FEJA NE SHQIPRI ESHT SHQIPTARIA

  • xhamia do te ndertohet por me nje kusht do te ndalohet rreptesisht sumngritja – per shqiptaret eshte TURP te ngrene sumen perpjete – edhe Mbreti Zog e pati ndaluar me ligj kete lloj …

    sumngritjen le ta bejne ata qe e kane zanat ate pune…por jo muslimanet shqiptare qe dallojne nga islamizmi fanatik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *