Anëtarët e organeve të Vetingut, të cilëve shqiptarët dhe Perëndimi u kanë besuar pastrimin e pallatit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, nëpërmjet një skanimi të trefishtë, rezultojnë zyrtarët më të paguar në Shqipëri, duke tejkaluar edhe Presidentin e Republikës.
Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar ka patur polemika të zjarrta për trajtimin financiar të njerëzve të Vetingut, ndërsa paga reale e tyre ishte veshur me paqartësi dhe interpretime të ndryshme.
Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetingut, është 395,376, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj.
Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.
Vlera e pagës dhe shpërblimit është konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për Shqiptarja.com. Ndërkaq, në fund të vitit 2017, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë shpërblyer me nga 1 milionë lekë të vjetra secili. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.
“Paga e Kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 305.400 lekë në muaj (neto). Ndërsa paga e komisionerëve të tjerë është 288.296 lekë në muaj (neto). Në këtë shifër është përllogaritur paga bazë, plus shtesa për shkak të vështirësisë në punë.
Pagesa e parë për anëtarët e Komisionit të Pavarur të kualifikimit në degën e thesarit Tiranë, ka kaluar në datë 25.10.2017, pagesë kjo që ka përfshirë pagat, nga data 17.06.2017 deri më 30.09.2017.
Sa u takon shpërblimeve, sqarojmë se anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u është akorduar një shpërblim për vitin 2017 në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 30.12.2017, për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar. Ndërsa për dietat, ju vëmë në dijeni se, Komisionerët nuk kanë përfituar dieta deri më datë 11.01.2018”, thotë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Privilegjet e tjera
Anëtarët e Vetingut dhe fëmijët gëzojnë edhe mbrojtje të veçantë. Ligji parashikon se, anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i institucioneve të rivlerësimit, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gëzojnë të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë. Ndërkaq, institucionet e rivlerësimit do të propozojnë çdo vit projektbuxhetin e tyre në komisionin që mbulon çështjet ligjore pranë Kuvendit.
Institucionet zbatojnë në mënyrë të pavarur buxhetin e tyre, të miratuar nga Kuvendi. Ato kanë të drejtë gjithashtu që të përdorin të ardhurat dytësore, të përfituara nga projektet ndërkombëtare, donacionet dhe botimet e tyre. Kontrolli financiar i institucioneve të rivlerësimit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Anëtarët
Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj. Në fund të vitit 2017, anëtarët e të Pavarur të Kualifikimit janë shpërblyer me nga 1 milionë lekë të vjetra secili.
Ja 16 veprimet që penalizojnë dhe shkarkojnë anëtarët e Vetingut
- Mosparaqitjes së kërkesës për heqje dorë nga shqyrtimi i çështjes, kur ka dyshime të arsyeshme për ekzistencën e rasteve të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit.
- Sjelljes, akteve dhe veprimeve të tjera të anëtarit, që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim.
- Mosnjoftimit të Kryetarit ose të organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet ose ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera.
- Ndërhyrjeve ose çdo lloj ndikimi tjetër të papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një anëtari tjetër.
- Mospërmbushjes së pajustifikuar e në mënyrë të qëllimshme ose të përsëritur, përkatësisht të funksionit të tij.
- Paraqitjes së kërkesës për heqje dorë dhe kryerjes së atyre veprimeve që nuk bazohen në shkaqet e parashikuara në ligj ose që bëhen në mënyrë të qëllimshme për të krijuar përfitime të padrejta për palët dhe të tretët, ose kur synojnë të shmangin anëtarin nga detyrimi ligjor për shqyrtimin e çështjes, ose synojnë të krijojnë mundësinë e shqyrtimit të saj nga gjyqtarë të tjerë, ose kur dorëheqja jepet e vonuar megjithëse ka qenë në dijeni të faktit për të cilin jep dorëheqjen.
- Shkeljes së përsëritur ose të rëndë të rregullave të solemnitetit dhe rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me pjesëmarrësit në proces, si edhe me anëtarët ose personelin e institucioneve të rivlerësimit.
- Vonesës dhe zvarritjes së përsëritur dhe të pajustifikuar të veprimeve procedurale gjatë ushtrimit të funksionit.
- Bërjes publike të mendimeve që ka dhënë vetë ose anëtarët e tjerë gjatë procesit që akoma nuk kanë marrë formën e një akti të bërë publik.
- Shkeljes së detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezultojnë nga hetimi ose gjykimi.
- Bërjes së deklaratave publike dhe në media për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij.
- Parashtrimit të shtrembëruar të fakteve në aktet e nxjerra.
- Përdorimit të mandatit të anëtarit për të realizuar përftime të pajustifikuara vetjake ose për të tjerët.
- Shoqërimit me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal ose me persona të dënuar penalisht, përveç rasteve të rehabilitimit të personave të dënuar, ose personave të cilët janë të afërm me gjyqtarët në lidhje gjaku ose me ligj, si dhe marrëdhëniet e biznesit të papërshtatshme me këta persona.
- Përfitimit të padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit.
- Sjelljes së papërshtatshme në përmbushjen e detyrimeve, në marrëdhëniet dhe në komunikimin me institucionet shtetërore dhe funksionarët e tyre.

Edhe me shume te paguhen por me nje kusht. Ta pastrojne sistemin me ndershmeri! Patjeter qe do te jete e perkohshme!
Keshtu eshte kapitalizmi, zoterinj ! Kete kerkuat ?! Nje
funksionar i Vettingut merr 305 mije leke neto plus be-
nefitet e panumurta,per “veshtiresi pune” ,sikur te puno-
nin ne majen e Munelles ,etj.etj., ndersa une si pensionist
me te fakultete,njerin jasht -doktorature- marr vetem 13.7
mije leke ne muaj dhe si une pak a shume te gjithe pensionistet shqiptare. Kurre mos i pafshim syte ketij ka-
pitalizmi xhungle, ku vetem dritat,uji,e detyrimet e tjera na
iken gjysma e pensionit . Ky eshte turpi botes dhe Rama-
Basha,pa permendur ketu kryehajini,kryekusarin,kryekri-
minelin, kryemashtruesin, kryetradhetarin,kryemafiozin e
Vicidolit,kerkojne te futemi ne BE duke mashtruar me
shifrat gjoja te rritjes se mireqenjes…….! Ore zoterinj, a e
dini ju se ne Shqiperi ka 650 mije pensioniste qe ju i traj-
jtoni,kaluar sklleverve ?! Si nuk ju vjen turp qe na dilni e na prrallisni neper podiumet e Shqipetise. Por nuk keni faj ,fajin e kane shqiptaret qe nuk ngrihene t’ju zhdukin nga faqja e dheut , sidomos mashtruesin me dipllome
hollandeze, rrufiani,mashtruesi,hajni,koburja e Sali Tra-
dhetarit …!!!! Kaq kisha …!! Edhe nje here: TURPI BOTES !!!
Sqarim: Komenti im i mesiperm nuk ka si qellim te diskutoj rreth pagave te vettingasve,atyre nese kini
buxhet bejani edhe 10 milion leke ne muaj po deshet,
por fjalen e kam te forma mizerable qe shteti,qeveria i
trajton pensionistet dhe kryeministri deklaron se “nuk
kemi leke” ,leke ka,por problemi shtrohet se si kollondri-
sen keto leke. Madje, une e urrej pafund kur qeveria na
ka shpikur pensione “posacme” ku midis tyre ka disa qe
e meritojne,sic jane artistet ndaj te cileve kam vertete de-
bolese si Mirush Kabashi,Robert Ndrenika,Timo Flloku,
etj.etj. por i jepet “pension i posacem” disa servilave me
damke qe e kane pare boten dhe e shohin ate si ” Nje
tango qe duhet te dish ta kercesh” apo si nje ” kokerr qepe qe duhet ta qerosh pa derdhur lot”! Ne dy- tre raste
kam permendur emra te Uriah Hipperve shqiptar,qe aq me zell e servilizem i sherbyen sistemit qe u gremis po aq me zell e servilizem i sherbyen hordhive te Vicidolit dhe sapo Vicidolasi pothuajse i “rene nga fiku” iu turren
mbrapa Edi Rames duke i thurur ditirambe e hosana per
ta hypnotizuar kete te fundit per ” besnikerine” ndaj tij. Dhe me keqardhje konstatoj se qeveritareve apo pushtetareve u pelqeka servilizmi dhe hosanate. Sapo vijne ne pushtet e humbin sensin e realitetit dhe mashtro-
hen nga aparencat ! Zoti K/minister ,mos u beso aparencave sepse ato te genjejne,te mashtrojne dhe di –
ten te thurin hosana Ty,ndersa naten shkojne “flejne” me
” bacen” duke te vene Ty ore e cast ,jo shkopinj ,por kercunj nen rrota” ..!!!! Ky eshte realiteti shqiptar,te tjerat
jane kolloqithje me rigon …!!!!! Kaq kisha per sot ! By- by .. !!!!
alphade, me vjen keq por me keto qe shkruan verteton edhe nje here qe je idiot noterik.
jane metoda qe shpikin cdo dite ,
Shpikesit e Botes ,per te rjepur popujt e qeverrite Rrumpalla .
Pasi ja rrumpallizuan trute duke i sjell ne kry nji gjysem idiot gjysem injorant e gjysem shejtan si sali berisha ,
sot vijn e bejne shpetimtarin ,duke tall cart , dhe i rjepin gjithcka ka ngel pa rjepur ,ktij populli pa zot.
kush mendon se kta do bejne Vetting ,duhet te heq dore menjiher nga ajo marrezi ,qe mos te bej vetvrasje mbasi kta te ikin e ti len ne kry te shtetit perseri sali berishen ose klonet e tij . mos besoni Djallin nqs sdoni te semureni e vdisni .
O komentuse te me siperm ,pse shkateroni nervat e juaja . Keto rroga aq te larta ,ne krahasim me pensionet qesharake , jane me se te verteta , por ju keni te drejte . Por gjeni shkakun ,fajtorin !!
KETE DHURATE TE KESAJ KATASTROFE EKONOMIKE , E KEMI PESHQESH ;NGA PJURALIZMI POST KOMUNIST ,MAFJOS ;#
Na dalte per hajr.