Imami firmos lirimin e 73 oficerëve (dhe një SMS me “të kuq”)

anazapta

Një urdhër i firmosur nga ministri Arben Imami të cilin “Dita” mundi ta sigurojë dje mban Nr. 1447 datë 05.07.2013, por është publikuar vetëm 3 ditë më parë. Udheri liron 73 oficerë të lartë nënkolonelë dhe majorë. Sipas burimeve të “Dita” në Ministrinë e Mbrojtjes, më shumë se gjysma e të liruarve nuk kanë ende asnjë dijeni që janë larguar nga Forcat e Armatosura, dhe do ta marrin vesh nga ky botim i sotëm. Ndërsa të tjerët, kanë dëgjuar pëshpëritje apo komunikime gojore nga eprorët e tyre. Përtej motivacionit zyrtar “Reformë” me këtë urdhër, mësohet se e vërteta është ndryshe: Ndëshkim politik. Nga rrethi i ngushtë prezent kur Imami firmosi lirimin, e fiksuar e transmetuar si mesazh nëpër celularë, është dhe pohimi i ministrit Imami për lirimin: “Ndjehem mirë se largova disa njerëz të kuq nga Ministria e Mbrojtjes. Do të më vinte turp një ditë që kam drejtuar këta njerëz!” Referuar fakteve, konstatohet se mes të liruarve, janë dhe ushtarakë që janë larguar nga ushtria ditën që kanë përfunduar Akademinë Ushtarake(6 të tillë), pikërisht atë ditë që duhet të merrnin funksionet përkatëse (!).

 

URDHËRI DHE FAKTET

Në urdhrin Nr. 1447 datë 05.07.2013 i firmosur nga Imami, citohen paragrafë të Kushtetutës, paragrafë të “Ligjit për Gradat”, etj… Por në fakt, pjesa dërrmuese janë ndëshkim për mosdhënie të kontributit të mjaftueshëm për Imamin e forcën politike që përfaqëson. “Një shembull: Koloneli Z.J., i vlerësuar si njeri i besuar i Imamit e militant partiak, u rivesh në ushtri në prag të fillimit të fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit. Ai u ngarkua të mbulojë Njësinë Nr. 5 në Tiranë. Të gjithë e kanë parë gjatë fushatës në këtë njësi në zyrat e PD, pasi ai kishte detyrë të punonte fare hapur. Njerëzit e kolonelit në fjalë, iu bashkangjitën Imamit në Qarkun e Elbasanit, ku ai ishte i ngarkuar i PD-së. Por njësia Nr. 5 ishte “gropë” për të djathtët në zgjedhje. Menjëherë pas përfundimit të fushatës, Imami e rinxjerr përsëri kolonelin në lirim”, shtojnë burime të “Dita” në Ministrinë e Mbrojtjes. Një nga të liruarit e listës së fundit, që ende nuk është njoftuar zyrtarisht për nxjerrjen në lirim pohon: “Mua nuk ma kanë komunikuar, por e pres lirimin pasi nuk pranova të bëhem pjesë e strukturave partiake në fushatën e fundit Pra, për këtë dhe më paralajmëruan. Jam dëshmitar i vënies së strukturave ushtarake në funksion të fushatës nga drejtues të ministrisë, veçanërisht në Elbasan. Jo vetëm janë dërguar mjete të ushtrisë për vota, por dhe ushtarë të veshur civilë. Kur ky problem u denoncua në shtyp, mjeteve ushtarake ju vunë targa false civile!”

 

DITËN E DIPLOMIMIT AKADEMIK NXIRREN NË LIRIM

Mes të liruarve, janë dhe gjashtë ushtarakë që u larguan nga FA ditën që përfunduan studimet në Akademinë Ushtarake. “Unë dhe 5 shokë të mi, më datë 10 korrik mbaruam studimet në Akademinë Ushtarake, u diplomuam e presim emërimet në detyrë. Çuditërisht, dje kam marrë vesh jo zyrtarisht, që na kanë nxjerrë në lirim. Është skandal, pasi shteti ka investuar për shkollimin tonë jo pak, pra me një kosto financiare të konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Po ashtu, gjatë kohës së studimeve, ne kemi marrë njëkohësisht edhe pagën e funksioneve që kishim për çdo muaj. Është absurde si veprohet në ushtrinë tonë! Nëse ne do të liroheshim normalisht, nuk kishte pse të shkolloheshim e shteti të paguante shuma të mëdha për ne. Po Imami e ka përçudnuar praktikën me personelin në ushtri, aq sa është pak të krahasohet me ish-kooperativat bujq ësore të komunizmit!” Ai thotë se këto ditë(të hënën që vjen), bashkë me kolegët e tij, do të iniciojnë praktikën ligjore të ankesës administrative dhe asaj gjyqësore. Konfirmohet zyrtarisht se në listën e të liruarve, mbi 20 ushtarakë me grada major, nënkolonel e kolonel, kanë kryer studime nga një deri në disa vjet në Gjermani, SHBA, Turqi e në shtabet e NAT O-s. Por Imami i nxjerrë “të tepërt” për ushtrinë. Që ende po e drejton, pavaresisht se eshte shkakruar me vote popullore në 23 qershor

 

HESHTJA PËR SKANDALIN

Ndonëse Imamit e shefit të tij nuk i bëjnë përshtypje skandalet e shumta në Ministrinë e Mbrojtjes, është e pafalshme që organet e drejtësisë të heshtin përballë këtyre denoncimeve. Janë disa kolonelë e nënkolonelë që pas proceseve gjyqësore, kanë rifituar të drejtën e rikthimit në punë dhe pagesave të pagës e dëmshpërblime financiare… Të gjitha këto, dalin nga paratë e taksapaguesve. Kohët e fundit, kanë denoncuar skandalet e Imamit (abuzime me pronat, përdorimi i ushtrisë në misione jashtë Kushtetutës), ndonëse me vonesë dhe disa gjeneralë… Por dhe denoncimi i tyre bie në veshë të shurdhër… Lidhur me ngjarjet e fundit në MM, një ushtarak i njohur pohoi: “Krimi më i rëndë i Berishës e Imamit është privatizimi i personelit ushtarak (në vend të specialistëve, militantë të PD) dhe shkatërrimi i koalicionit të kohezionit të Forcave Ushtarake”. Ndërsa Presidenti i Republikës, që është njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, në këto raste bën të paditurin….

 

 

LISTA E PERSONAVE TË NXJERRË NË LIRIM

1-Kapiten i Rangut të I-rë, Gëzim Koçi

2-Kolonel Hajrush Koni

3-Kolonel Nexhbedin Shehu

4-Kolonel Pjerin Nushi

5-Kolonel Qetsor Orhan

6-Kolonel Sokrat Prifti

7-Kolonel Zeni Kamberi

8-Kolonel Suzana Jahollari

9-N/Kolonel Alqi Nikolla

10-N/Kolonel Arben Bregu

11-N/Kolonel Bajram Koçi

12-N/Kolonel Bedri Laçi

13-N/Kolonel Çlirim Memaj

14-N/Kolonel Gramoz Sulaj

15-N/Kolonel Haziz Aliu

16-N/Kolonel Hito Zeka

17-N/Kolonel Ilir Lazri

18-N/Kolonel Ismail Garipi

19-N/Kolonel Ismet Tola

20-N/Kolonel Klarita Galica

21-N/Kolonel Myzafer Mustafa

22-N/Kolonel Nexhmi Vranezi

23-N/Kolonel Petrit Goçi

24-N/Kolonel Rober Kodra

25-N/Kolonel Seit Vuçaj

26-N/Kolonel Shahin Gjona

27-N/Kolonel Viktor Përshqefa

28-N/Kolonel Sadri Neza

29-Major Adriano Ballo

30-Major Afrim Hoxha

31-Major Agron Delaj

32-Major Agron Bregu

33-Major Alfred Ceka

34-Major Alfred Hysa

35-Major Antonin Kukaj

36-Major Arben Dushi

37-Major Arben Dimo

38-Major Arben Braha

39-Major Arjan Kaci

40-Major Astrit Spaho

41-Major Avni Goga

42-Major Bilbil Hameli

43-Major Bujar Pasmaçiu

44-Major Çesk Lukani

45-Major Edison Memelli

46-Major Elmas Sulaj

47-Major Faik Skopeci

48-Major Fatos Lushi

49-Major Ferdinand Kryeziu

50-Major Hajrulla Zerja

51-Major Hashim Serani

52-Major Hysni Mollaymeri

53-Major Ilirjan Ibrahimi

54-Major Ismail Përvana

55-Major Ismete Ndreu

56-Major Jemin Doka

57-Major Jeta Qyrku

58-Major Lavdrim Poka

59-Major Luan Shaba

60-Major Lulëzim Kroza

61-Major Marash Mulaj

62-Major mentor Rata

63-Major Neshet Demirxhiu

64-Major Petrit Çaushi

65-Major Petrit Zhuzhi

66-Major Rustem Kuqi

67-Major Shkëlqim Tila

68-Major Skënder Lala

69-Major Viktor Çezma

70-Major Xhelal Doda

71-Major Xhevdet Oparaku

72-Major Haxhi Gjeta

73-Major Manjola Kotreli

 

 

BIÇAKU i ministër Arbenit

Nga Kujtim Boriçi dhe Erion Habilaj

Ka ndodhur në kulmin e fushatës elektorale që kaloi. I nevrikosur në kulm nga vështirësitë e fushatës në Elbasan ku ishte i ngarkuar nga PD, Arben Imami e ka zbrazur mllefin ndaj gjeneralëve e drejtuesve të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes në një mbledhje urgjente me kërcënimin ndaj të pabindurve me një shprehje të njohur në një film artistik të monizmit “Hë… Nuk doni ju,.. ka Çeçua biçak….!” Dhe në fakt. “Biçaku…” i Imamit shënoi “viktimat” e radhës. Të parët që e pësuan nga “Biçaku… i Imamit” ishin 3 gjeneralët, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari e Abaz Lleshi. Ndërsa viktimat e radhës së “Biçakut…” të Imamit janë 73 ushtarakët e listës së pas-zgjedhjeve. Një nga gjeneralët, pjesëmarrës në këtë mbledhje-kërcënuese me “Biçakun…” e Imamit na pohoi: “Jam ndjerë aq në siklet, ndoshta më vështirë se kurrë në jetën time përsa i përket marrëdhënieve në punë. Doja të ngrihesha, të kundërshtoja për këtë fyerje e kërcënim të hapur që nuk kishte lidhje me detyrat ushtarake, por nuk e bëra. Nuk e bënë as kolegët dhe ushtarakë të tjerë që ishin në sallë. Nuk duhet ta bënim, nuk na falet…”. Në fakt, kjo pendesë e gjeneralit, ndonëse e motivuar, është e pavlerë pasi është si “trimi pas beteje”.

Në fakt, Arben Imami, me mburojë shefin e tij Berishën, me brutalitetin, skandalet e pa fund, e ka treguar dhe po tregon se nuk njeh ligj, nuk njeh rregull kur është fjala për babëzi në favor të tij, shefit apo njerëzve që ka mbajtur dhe po mbanë peng shtetin. Por është e pafalshme për oficerë madhorë që të heshtin, duke pranuar jo vetëm shkeljet flagrante e të ndëshkueshme të ligjit, por dhe fyerje nga më të rëndat në personalitetin e tyre. Nëse gjeneralët apo kolonelët, do ta “vrisnin frikën” e të kundërshtonin Imamin në këto marrëzi, ndoshta do të iknin nga ushtria(siç dhe ikën e do të ikin), por së paku do të ishin më dinjitozë, do të bënin diçka nga detyra që kanë para popullit e Kushtetutës. Këtyre ushtarakëve madhorë që nuk duhet të heshtin (jo atyre që janë bërë me ndërgjegje shërbëtorë të Imamit e pushtetit), do u kujtojmë një ndodhi të ditëve të fundit mes dy gjeneralëve të dënuar me burgime e internime të gjata në diktaturë. Një nga ata, është gjenerali dinjitoz Halim Ramohito. Në prezencën tonë ai iu drejtua ish-kolegut e bashkëvuajtësit që vetëm shante regjimin e atëhershëm: “Dëgjo i dashur koleg! Ne jemi tek të 90-tat e duhet të vdesim duke thënë të vërtetën. Nuk është faji vetëm i Enver Hoxhës që na pushkatoi e na burgosi. Por jemi dhe ne vetë, e këtë t’ua themi brezave. Ne nuk e kundërshtuam Enverin, po ja futëm njëri-tjetrit. Se ti u ngrite e the për mua që ‘Halimi është armik’, unë u ngrita për ty e kështu me radhë. Donim të shpëtonim veten, por në fakt të gjithë u dënuam!”.

Ky është mesazhi i gjeneralit të nderuar Ramohito. Është mirë që këtë mesazh ta dëgjojnë dhe gjeneralët dhe kolonelët e sotëm. Që nesër, së paku të mos thonë se: “Fajin e kishin Imami dhe Berisha”!

 

 

 

 

 

Share This Article
27 Comments
  • A po pergatitet killeri Berisha te beje “nje grusht shteti”,para. apo pas shtatorit ?Ç’fare marrveshje ka Meta me Bashen dhe a kane te njejtin padron qe drejtoi per 23 vjet fenomenin Berishe?A do te ndertohet ndonjehere shtet ne shqiperi per tu bere bashkim natyral me pjesen tjeter apo Shqiperia mbahet peng per tiu bashkangjitur Kosoves Republike e jo Kosova republikes se Shqiperise!Koha do te tregoje e nxjerr ne pah shume enigma!A do te lejohet. z.Rama te qeverise apo institucionet Berishjane pergatiten ti hapin lufte?

  • Po ky legen minister i mbrojtjes po ata te cilet mbaruan akademin pse i hoqi? Tani e kam te qarte pse i ka hequr sepse nje nga ata ka pas dashnore gruan e ministrit. O cna bere more po pse te gruaja e ministrit e gjete ti? Apo ka te drejte se ajo punoj disa kohe te akademia sepse kishte fituar tenderin e rregullimit te sheshit te akademis dhe rrinte aty. Ore sa pa fat qe jane te shkretet ushtarak dhe njehere qe zune dashnore dhe ajo ishte gruaja e ministrit. Nuk eshte halli se jane pa fat por e kane te zi thuaj. Megjithate minister rri rehat mos u merzit se dhe ti e kishe nje dashnore ne Elbasan keshtu qe nuk ka mbetur gje mangut ti andej ajo ketej e keni ndihmuar njeri tjetrin.

  • Këtë çështje po e shikoj ndryshe….. Po sikur, për një pjesë të këtyre të pushuarve (që janë militantë të thekur të PD-së, “artisti i kinematografisë shqiptare” (që “u specializua për ushtarak” në vitin famëkeq 97 në Tepelenë) të ketë menduar: ” Në shtator, këta militantë të thekur rë PD do të hiqen menjëherë nga puna. Unë po i heq nga puna që tani (një muaj përpara ndërrimit të Pushtetit) në mënyrë që ata të hedhin në Gjyq Ministrinë dhe të fitojnë të drejtën e dëmshpërblimit për i vit !!!!!!!!!!!!!!!! MORALI : Mjerë ne taksapaguesit se ç’do të heqim edhe pas ikjes së Berishës; Do pagujnë për të edhe nipërit tanë.

  • Lexoj keto hamendesimet tuaja imagjinare dhe qesharake dhe sinqerisht uroj qe te mos jet i gjith populli im kaq i lehte te besoj ca pseudo gazetar qe derdellisin e marrin lavda per dizinformim publik. Procedurat ushtarake nuk kan asnje pike takimi me politiken, as para, as pergjat dhe as mbas zgjedhjeve te njeres apo tjetres parti, te njerit apo tjetrit minister qe vjen edhe iken, ato jane procedura ligjore qe komisionet mblidhen dhe shqyrtojne dosjet e gradave ne kohen e percaktuar. piramida e gradimit eshte si piramida e jetes, ca gradohen dhe ca lirohen edhe ne jet ca lindin dhe ata qe e kane mbaruar ciklin jetesor vdesin. Te nderuar fantaziste te shfrenuar, kursejini mendimet tuaja se vapa ben te veten per ndonje parainfrakt jo ligjor por jetesor dhe kuptoni qe : Lirimi i personelit ushtarak është kryer në zbatim të ligjit “Për gradat dhe karrierën ushtarake në FA të RSH”, i cili përcakton qartë kohën maksimale të qëndrimit në shërbim në një gradë. Zbatimi i këtij ligji është detyrim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe qëllimi i tij është ruajtja e piramidës së gradave në FA dhe promovimi në detyrë i personelit të graduar rishtazi, si dhe përshtatjen e tij gradë-funksion.
    Kjo është një procedurë rutinë në Ministrinë e Mbrojtjes që bëhet çdo vit dhe personeli ushtarak që plotëson kohën e qëndrimit në gradë bëhet nga sistemi elektronik i menaxhimit të burimeve njerëzore. Mosveprimi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për të zbatuar këtë ligj do të ishte shkelje e tij.

    • O Sqarim,
      Sqarimi juaj eshte pjeserisht i sakte,ai mban te verteta,por ne thelbe nuk eshte i vertete.Ju jeni e porositur ose i porositur te beni nje sqarim te tille.Eshte e vertete qe eshte dalje sipas ligjit,kane mbushur afatin ligjore dhe duhet te largohen ketu nuk ka diskutim,ata nuk mund te vene ne gjykate per te fituar te drejten,por ne anen tjeter , per keta njerez jane shpenzuar miliona euro per ti pergatitur nga taksapaguesit e huaj dhe shqiptaret,a e di sa kushtojne studimet ne akademin amerikane ,gjermane ,italiane ,greke etj.Sigurisht per ju qe erdhet dhe do ikni nga ministria se bashku me ministrin nuk ka rendesi,e rendesishme eshte per ju qe moret c’fare deshet dhe tani mundoheni te gjeni zgjidhje ligjore per tu zvarritur.Ushtaraket nuk jane si ju ,ata kane kaluar adoleshencen dhe rinin me uniforme ,kane harxhuar gjithe energjite e tyre per tu arsimuar dhe kualifikuar.
      Pse nuk bene me dije per publikun se ka 4 vjete qe ky minister mban ne sirtare draftin e ligjit te gradave dhe karieres per te dale dhe ushtaraket si te gjithe profesionistet ne pension dhe jo me kete ligj qe ka disa vjete qe e ka mbaruar misionin per te cilin u hartua.Por ai e mbante ne sirtare se nuk arriti te fuste ne ligje nje nene,ku ne cdo momente te largonte ushtaraket.
      A e di Ministri dhe Gjynkshi qe po vazhdojne te krijojne shqetesime dhe barrre te rende per familjet e ushtarakeve,per buxhetin e shtetit,dhe po dobesojne forcat e armatosuar.A e ke pare si rrinte ky minister dhe te tjeret ne emergjencat e shkodres dhe shikonin ne drite te syrit ushtarakeve per ti ndihmuar nga sikleti qe kishin se po mbysnin nje popull nga pangopesia e tyre,sa e sa emergjenca kane perballuar keta njerez.
      Ju qe merrni ne mbrojtje kete veprime ne keto momente realisht jeni ose pa shpirte ,te ligje ose hakmarres.Eshte e vertete, more sqaruese se ushtria dhe ushtaraket jane te depolitizuar ,por kete e kane kuptuar vetem ushtaraket,kete nuk e ka kuptuar vetem ministri juaj ,gjynkshi,disa servile te graduar kohet e fundit ,dhe njerezit e PD ne Ministrine e Mbrojtjes.Qe nga viti 1992 eshte hera e pare qe jam telefonuar disa here per takim nga seksioni i PD te lagjes me porosi nga larte qe te takohesha per te me dhene udhezime per votimet.E cuditshme ,ju jeni jashte orbite ,prandaj moret ate qe meritonit.Sado te ndihmonin ushtaraket ne votime,nuk mund tu nxirrnin nga sikleti.
      Ju, keta ushtarak dhe qindra te tjere duhet ti respektonit se ju kane dhene emer te mire ne popull,jane gjendur kudo ku kerkohet ne dimer dhe ne vere ,duke sakrifikuar dhe jeten e tyre .Po ju jeni mosmirnjohes ,ju perdorni anijet dhe helikopteret ,forcat speciale per reklame ,jo per te relkamuar arritjet po per te grabitur,
      Ministri Imami dhe Gjynkshi do futen ne histori si minister dhe shef shtabi qe nuk bene asgje per ushtaraket,vetem u bashkuan per te vjedhur ne menyre te pa cipe,pa asnje kufi.Nuk ka te krahesuar me asnje pasardhes dhe jam i sigurte qe nuk do gjendet nje i dyte.Ushatarket qe kane mbaruar akademin dhe u liruan duhet te paditin Imamin,Gjynkshin,Kryetari i Komisionit te Larte te Karieres,drejtori i Menaxhimit te Personelit per shperdorim detyre,mbasi ne kundershtim te hapur me ligjin zhvilluan mbledhjet e komisionit te karieres,per here te pare, qe me dalien e ligjit ne muajin prill,duke perjashtauar shume ushtarak qe ishin ne kurse.Ne ligj eshte percaktuar brenda muajit qershore.
      Ministri dhe SHefi i Shtabit nuk kane ardhur ne keto detyra vetem per te nxjerre ushtaraket ne lirim ,por per te menaxhuar forcen e armatosur ,resurset e saj financiare dhe ne menyre te vecante njerezit.Fatkeqesi per Forcat e Armatosura qe paten kete minister,fatkeqesi dhe per PD
      Nje rekomandim per Ministrin e Ri te Mbrojtjes:
      1. Miratimin eLigjit te ri te gradave dhe kthimin ne ushtri te gjithe ushtarakeve qe jane arsimuar jashte vendit,por dhe ata brenda vendit por qe kane cv cilesore
      2.Testimin e gjithe ushtarakeve ,aftesit profesionale por dhe moralin e tij,duke larguar gjithe abuzuesit me pronat,fondet,servilet sahane lepiresit.Mos behen merake evidentohen lehte ,jane te pa afte per pune ,dine vetem vjedhjen
      3.Evidentimin e sakte te drejtueseve civile ,mbajtjen po diskutime te njerezve te afte dhe largimin e tyre qe vetem per rrogen dhe shperdorime kane ndenje ne Ministri
      Ushtarak te nderuar mendoj se do gjendet nje zgjidhje ,jemi te forte mos degjoni sqarimet e njerezve .Mos u ligeshtoni dhe mos heshteni

      • O ti kelysh i Sales.Tani te erdhi mendje ty,apo kur te hyri ty helline bythe.Pse nuk jeni ndjere me perpara ju zagare.Ushtaraket nuk merren me politikes se e kerkon ligji,por si eshte e verteta?Ne mitingjet e PD ushtaraket aktiv mbushnin rruget e sheshet e Saliut.Ju caktohej dhe vendi se ku do te grumbulloheshin ashtu si dhe institucioneve te tjera.Ju kolonele e gjenerale paatatinash e katandiset ushtrine keshtu.Ju servila dhe lepirsa te PD.Ne 8 vjet PD ju dha grada militanteve,qe nderta je dhe ti dhe liroj kunderstaret.

        • Ti Kodra ,qe ne fakte je nje kenet e qelbur.Ti ke dufe dhe egersi ne shpirte.Ti nuk mund te fshihesh pas pseudonimesh dhe te shashe ushtaraket,ata bejne te njejten pune si kur eshte Sala ,Fatosi dhe Edi.Ata jane bije te nenave te tyre,kane bere shume mire detyren e tyre dhe ju kane futur ne NATO,per ju mbase nuk eshte mire se do ne traktatin e VARSHAVES se aty te ka mbetur ora.
          Diskutimi dhe komenti behet a duheshe firmosur urdheri tani,apo duhet te gjendeshe nje zgjidhje tjeter,ja po te kenaqim ty dhe ti largojme gjithe ushtaraket dhe ti barazojme me ty trimin qe ke luftuar Salen, dhe c’fare fitove ti.Mjerane do te mbetesh me mendjen qe ke.Ne qofte se ke emra ushtarakesh qe jane perfshire ne fushate ,kane marre pjese ne mitingje duhet ti cilesosh me emra,me foto,fakte dhe jo me hamendesi.Keta ushtarake duhet te pergjigjen penalisht se kane shkelur ligjin dhe me rende drejtuesit e tyre qe i kane urdheruar.Te rekomandoj qe te jesh me njerezor dhe me shpirtin me te paster.Nuk eshte koha jote eshte e te ndershme jo zagareve

  • ..me sa duket Gjenerali i 97-es do qe te sigurohet qe i ka dhene edhe doren e fundit shkaterrrimit te ushtrise pas bekoi kushtetuten ne 98-en, ujdisi si nuk ka me keq ministrine e drejtesise.
    Ai ishte sekretar kabineti i Kryeministrit ne mandatin e pare (mes a duket per te qendruar garant i zbatimit te “marreveshjes” Berisha-Geixh te vitit 2002). Ai ka qendruar si pyke ne qeverine shqiptare nje njeri krejt i dyshimte dhe aspak i denje apo i besueshem per te pasur poste te tilla.

  • Uroj te gjith koleget mbaresi ne jeten civile.

    Per ju komentues dhe publikuesin e artikullit ne kete gazet te nderuar;
    Te gjith ushtaraket ne listimin e paraqitur nga ana juaj kan Dale ne Rezerve
    per shkak te plotesimit te viteve te qendrimit ne grade sipas ligjit perkates dhe jo per shkak
    te ndonje reforme si citohet ne artikull.

    Himhami, ministri, ka boll kusure por ne kete rast ka ber thjesht nje akt
    burokratik rutine
    eshte nje proces rutin qe ndodh cdo vit,

    • Po koleg eshte e vertete,por asnje Minister nuk e ka bere kur ishte ne ikje.Ky eshte i pa shpirte dhe ka sencin e hakmarrjes.Cdo Minister me mend do te priste deri ne shtator.Nuk do gradonte 4 gjeneral,15 kolonel,me dhjetra nenkolonel.Ne vendet e zhvilluar frnohen proceset e gradimeve,rekrutohen me pake dhe zgjatet koha e qendrimit.Kush e pengoje qe te miratonte per 4 vjete ligjin e ri qe e ka ne sirtare.

  • Shume prej emrave te liruar kane veprimtari konkrete per te cilen jan shperblyer duke i riveshur pas lirimit te pare. [te thuash se pa qenien e ketyre ushtria nuk mbahej dot].Edhe ata qe tani dalin se jane bere padrejtesi nga shtetaret, jane po si dhe trimat e pare.Mos u merrni me keta lloj trimash sepse keta jane vetem per Thela.Nuk dua ti bije ne qafe te gjithve.

  • I dashur ‘Kolegu’.
    Jam nje nga ata te liruarit, diten qe perfundova Akademine! Parate i paguan populli(kohen e shkollimit) por dhe rrogen qe une e shoket kemi marr. Jo Imami i qeverise…. Na kane liruar ore i dashur se nuk plotesonim listat qe kerkonte PD me votues. Por une nuk mund ta beja kete se me ligj jam i depolitizuar. Besoj kete e di i madh e i vogel. Nuk i kuptoj qe vetem ‘Kolego” nuke paska marr vesh!!!!

    • I nderuar
      Sigurisht qe e quaj padrejtesi faktin qe ju sollen ne akademi
      dhe me von nuk ju dhan te drejten per te aplikuar per garden e radhes.

      Po kjo nuk e cenon thelbin e postimit tim; Dalja ne Rezerve eshte nje
      proces rutin qe ndodhe cdo vit. Kuptohet qe me disa rregullime ligjore
      mund te zgjatej koha e qendrimit ne grade duke eleminuar pagesat per
      “dy ushtri”, nje ne reserve dhe nje aktive.

      Sa per ate punen e partive si sebep I lirimit nuk besoj se qendron. Un ka fol hapur
      dhe me ze te lart dhe aty jam prap ne Kds. Sigurisht qe njihemi por….le ti japim Cezarit c’i takon, Jo me teper. Ju uroj gjith te mirat

      • Po ke fole me ze te larte dhe je ne KDS,ka rrezik se je spiun njoh njerin qe gjithmon shante me ze te larte dhe gjithmon merr detyra te privilegjuara.Uroj te mos jesh i tille.Eshte e jashte ligjshme te largoshe ata qe ke cuar ne arsimin ,a do rroge me te mire more zoteri.Pse bene si struci ,fol hapur eshte cmeduri pushkatohen pa gjyqe.Ju te KDS te habisni me llogjiken qe keni

    • O i drejti,
      Sa merak qe behesh sot per parate qe paguan populli shqiptar per shkollimin tend!!. Nese vertete do te merakoseshe nuk do kishe futur mik per te shkuar ne akademi ne vitin e fundit te kohes maksimale te qendrimit ne grade, sepse ti e dije qe edhe nese komisioni do te mblidhej ne qershor, ti nuk do te trajtoheshe, sepse studimet ne akademi perfundojne ne korrik. Pra perseri do te largoheshe. Sigurisht qe ligji eshte shume i tejkaluar dhe duhet ndryshuar urgjentisht, por bazuar ne ligjin aktual, ty nuk te eshte bere asnje e padrejte dhe te ka takuar te largohesh. Mos u hiqni si viktima o burre, dhe as si heronj qe keni kundershtuar politizimin, se na e shpifet.

  • SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!SKANDAL!

    Asht pa tjeter gjoja me e turpshme qe ka bo vaki me kete urdhen. Duket ma se miri qe fillohet me mllef duke liru Kapiten i Rangut të I-rë, Gëzim Koçi sepse asht nga Skrapari e paragjykohet si me ken me LSi.

    Mbahet ne pune pasi u rikthy kameleoni e militanit i PD=se Kapiten i Rangut të I-rë, Begtash Petroshati me 34 vite pune.

    Bahet Kapiten i Rangut të I-rë, Edmond Qarraj ky militant e i paafte mtrapaz e pa asnje vlen………………………………………………………………………………………………………………….

    Ku ku moj nane ku po shkon gjindja

    • Mos ja fut kot…….Per Mondin Jam dakort se trap ka qene dhe vazhdon te jete,Bektashi ka mbaruare shkollen ne 81.nje vit stazh dhe oficer eshte titulluare ne 82.Ka qene dy vjet i liruare.Ai do te behet gjeneral i FD.

    • po e drejte qe eshte nga skrapari ky hajduti nga bagdati gezim koci. por ka dicka qe ky zoterote ka paguar 2000 euro ilir metes per te mare graden e kolonelit kur i kishte humbur te gjitha shpresat per te qendruar ne pune qe ne 2011 pyeteni pak

  • Pergjigje ‘Kolegut”
    Nuk di njihemi apo nuk njihemi…. Por une shkrova qarte, ate qe ti e anashkalon. Nuk me liruan per faktin se nuk aplikova per grade, as se kisha mbushur vitet e grades qe kam. Mua (e te tjere) na ka liruar se refuzuam pjesmarrjen ne fushate ne perkrahje te PD! Kete e kam kundershtuar publikisht dhe e prisja personalisht, lirimin si hakmarrje…
    I dashur ‘Koleg”! Shpresoj qe te jeshe komod aty ne KDS apo ku je dhe mos pac fatin e 123 te liruarve…. Por te keshilloj qe ta klexosh mire dhe komentin e ‘Dita’-s, mesazhin qe percjelle Gjenerali i mirenjohur Halim Ramohito! Ben mire qe ta lexosh, ndonese nuk mendoj se je me grade ‘Gjeneral” ne ushtri… Se mekatare ne ushtrine e 20 viteve, krahas politikaneve qe i kane perdorur ushtaraket, jane e vazhdojne te jene dhe kolonele, nenkolonele, majore, kapitene e kapterre… Mendoj te me mirekuptosh!
    Besoj se me pjesen me te madhe te lexuesve te kesaj faqe, kemi te njejtin mendim….

    • O i drejte po thuaje emerin more trim,po ti dhe i liruar dhe ke frike.Nqs nuk ke mbushur vitet,dhe te kane liruar te garantoj se deri ne dhjetor do te kthehesh ne Forcat e Armatosura.Hape dhe nje gjyqe per diskreminim se qe nga 2010 ekziston ligji per kedo qe trajtohet ndryshe nga te tjeret.Mos debatoni me njeri tjeterin por ndiqni diskretitimin publike dhe ligjore.Pergjesit jane Imami,Gjynkshi,Dilaveri qe ha pershesh,drejtori juridik

    • Hahahaha sa i drejte je sa as emrin nuk ta mban ta shkruash. Ke frike edhe tani ne lirim….hajde ushtarak hajde, nuk e ke shkrepur asnje here pushken. Biles edhe ky trapezi qe ishte minister mund ta kete shkrepur me shume se ti (gjate ’97), apo nuk ja futet vrapit asaj kohe e treguat veten sa trima jeni, ja si sot edhe ne lirim dhe sta mban te shkruash emrin.
      Po pse nuk e denoncove kur te kerkoi te bashkepunoje per zgjedhje, apo nuk ta mbajti, tani ate qe mbollle korr zotrote.
      Po pse mer i uruar nuk thua troc se eshte nje proces rutine….leri ata perralla qe me thua se nuk i paske sherbyer, po ku ka me servila se ushtaraket. Pjesa me e ulet, injorante, servile, e pabese, fshatare, etj etj e shoqerise shqiptare. Ik mer se na turperuat kudo qe shkoni. PO ju jeni per tju nxjerre te gjitheve ne lirim, keni rrogat me mira ne vend, po pse nuk thoni pse na i jepni ato me shume se mesuesit, mjeket etj etj apo ska gje. Tani qe dilni ne lirim ankoheni, dhe biles duhet qe ky popull te paguaje prap per ju DEMBELET E PERJETSHEM deri sa te shkoni ne pencion.
      PO nuk e sheh ti qe gjysma e atyre emrave jane oficere koti dhe gjysma tjeter jane me kot se gjysma e pare. Aty ka emra qe familjet e tyre jane jashte, pasi kane sherbyrer ne ndonje mision/kurs/atashe etj etj apo jetojne edhe vete jashte (shih emri fundit), jeni te gatshem te ikni jashte se e doni shume vendin, por parate ja doni ketij populli. Ah ju jeni te gjithe per ne rruge, hajt se boll u morra me ty………

  • I lexova komantet.lexova dhe listen.Disa prej koloneleve dhe nenkoloneleve i njoh.Nje gje eshte e qarte Jane liruare konform ligjit.Ministri mund te kete mbajtur ndonje ne pune si militant.Nuk jam dakort me komentin e Simb Detarit.Ne koment nuk flitet me emra,Rolin e avokatit ta luajne ata qe jen prekur padrejtesisht ne kete urdher.

  • ai aktoruci ka bere gabim qe ben nga keto gjera por edhe keq se ka patur se si thote ky zoteria gjeneral qe na ka treguar bicakun dhe jemi trembur vaj medet ti tregosh pushken ja mbath vrapit e fshihet nen fustanin e gruas.
    Cohu enver hoxha ku je
    turp per kete minister por edhe per keta gjenerale qe dalin e flasin pasi u iken privilegjet skane turp qe jane bere si kurvat ,mire ua ka bere se ua paska thene ne sy dhe ata paskan ndenjur si qene te rrahur te ishin ngritur dhe ti tregonin vendin
    keta smbrojne dot veten e tyre do te mbrojne Shqiperine.
    O MOJ SHQYPNI E MJERA SHQYPNI
    KUSH TE KA QIT ME KRYE NE HI?

  • Po mire kur ishin ne pune por edhe kur i kane hequr nga puna kane frike te dalin e denoncojne hapur. Do ju jepja te drejte qe deri dje nuk flisnin per shkak te statusit e ne fund te fundit bukes se femijeve pasi nje pjese prej tyre jane hallexhinj ( jo te gjithe). Sot kur vazhdoni fshiheni ju them se jeni ca frikacake qe vetem prej kesaj e keni merituar tju heqin nga puna. Ushtarak frikacak

  • Kur u not edhe ju militant ordinera,se i ke i heq buken e gojes njerze te aft edhe ngelet ju te pa aftet ne pune,Ne forcat Ajrore sdnin ca eshte ABC e fluturimit ju keni heq Major Avni Goga,qe me djersen e punes se tij u be gjeneral Beltoja qe sdi te fluturoje,sdi cishte futurimi me debor dhe ne kushte ekstreme o te pa afte o militant pa shkolle ordinera partie,Major Avni Goga meriton te jet Komandant Baze!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *