Silvio Berlusconi raportohet se është në hetim për pastrim parash lidhur me shitjen e Milanit te Yonghong Li.
Bisedimet për shitje zgjatën me muaj, para se marrëveshja të kompletohej në prillin e vitit 2017.
Sipas gazetave italiane “La Stampa” dhe “Secolo XIX”, Milani ishte në borxhe të thella dhe çmimi i operacionit për shitje ishte 720 milionë euro.
Sot, të dy gazetat italiane kanë raportuar se Milani është shitur për 300 milionë më shumë sesa vlera që kishte.
