Sherr i dhunshëm në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Nje oficer i patrullës së Përgjithshme ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme, per arsye ende te panjohura. Mesohet se te dy jane pezulluar nga detyra dhe njeri prej tyre ndodhet ne spital.
Gazetari i “Panorama” Elvis Hila, raporton se oficeri i patrulles me inicialet N.Sh ka marre fraktura ne shpatull nga goditja dhe ka marre mjekim ne spitalin e Traumes ne Tirane.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori i Sh.Ç.B.A.
Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës.

Jepini çuna, se edhe udhërrëfyesit tuaj në parlament po luftojnë me tymhedhësa dhe çizme…