Epopeja e kusarëve në një variant të ri

DITA Online

(Pjesa e parë-nga arkiva e poetit Arben Duka )

 

Shqipëria ime,

shqiponjë e plagosur,

vidh e vidh të gjithë,

e ti s’ke të sosur!

 

E ti s’ke të sosur,

se je një xhenet,

s’t’u mbaruan depot,

njëzet e dy vjet!

 

Të gjithë u vërsulën,

me kuç e me maçkë,

e të gjithë piratët,

bënë goxha plaçkë!

 

Bënë goxha plaçkë,

se i ndihu fati,

të doli Saliu,

më kryepirati!

 

Grabit natë e ditë,

skota e “Doktorit”,

po nuk mbaron kurrë,

plaçkë e diktatorit!

 

Ata që mbas vdekjes,

keq e masakruan,

e baltosën keq,

po depot ia duan!

 

Ky që sot na shitet,

bash i trimërisë,

shishka me urinë,

çonte në Paris!

 

Ky që po na shitet,

si një burrë i nderit,

çonte në Paris,

shurrën e Enverit!

 

Ky që po na hiqet,

zjarr si vetëtima,

si një lëng magjik,

i dukej urina!.

 

Ky që për Enverin,

qe aq i betuar,

s’është çudi që shishkat,

dhe t’i ketë provuar!

 

Ndaj nuk mbeti kurrë,

tek bishti i urës,

se bëri karierë,

me shishkat e shurrës!

 

Sa qe gjallë Enveri,

tash e dinë të gjithë,

edhe më trimoshat,

e puthnin në bythë!

 

Dhe rrinin në radhë,

trimoshat e hirës,

ndaj shpika i pari,

fjalën “bythëlëpirës”!

 

Këta zvarranikë,

që dikur i patë,

tash u trimëruan,

me plumb e me shpatë!

 

Nuk të trimërojnë,

të gjitha pushtetet,

kush ka lindur krimb,

po një krimb do mbetet!

 

Po një krimb do mbetet,

po një zvarranik,

ndaj ju them sërish:

“Mos i kini frikë!”

 

Ndaj dhe për shumë kohë,

nuk kanë për t’ia hedhur,

se Koha e Enverit,

ata i ka tredhur!

 

Ndaj ju thotë dhe sot,

sërish shoku Dukë,

s’kanë si të na trembin,

këta eunukë!

 

Shumë shpejt shpellëria,

s’do ketë ku të futet,

se gjithnjë zullumi,

trashet dhe këputet!

Vijon nesër pjesa e dytë

Share This Article
4 Comments
  • Pse shpik fjale te reja te tipit “shpellaret” Arben? Vete fjala malok, qe do te thote i pa civilizuar, d.m.th. barbar, eshte shpikur enkas per kete rast.

    Dhe s’ka se si Shqiperia te most jete ne gjendjen qe eshte, kur Shqiptaret ja lane ne dore malokeve ta qeverise kete vend per mbi 30 vjet, nga Ramiz Alia tek Edvin Rama.

  • Fjala Bythlepires or ti Duke poeti,
    eshte per ata qe mban ne byth pushteti,
    ata qe i lepijne perdite bythen qeverise,
    ata jane bythlepires, pra mos na kandis,
    ne se ka bythlepires kjo qeveri sot,
    i pari je ti o Duke, e Topi s’e lot.

  • Z Duka je madheshtor. .. Mezi pres tju lexoj Zoti ju dhente shendet dhe lumturi ne familje dhe ty personalisht. ,,,,,,,Ske ci ben ka edhe nga ata qe sju vjen pershtat,,,,pasi 30 vjet na mbyten bythelepirsit ,shpellaret,,hajdutet dhe.vrasesit. Do Zoti pastrohet Shqiperia nga kjo murtaje qe pllakosi per keto 28’vjet,,,,

  • Ketij te shkretit i ka mbetur mendja tek kumandari dhe mendon akoma se po jeton si ne rrethim. Shembulli me tipik qe tregon se deri ku mberrijne demet e trushpelarjes enveriste. Shoku bejtexhi ka mbetur rob i kesaj trushpelarje por nuk ka per ta kuptuar kurre se aq ia thote rradakja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *