Pjesa më e madhe e njerëzve përjetojnë lemzën, një eksperiencë të parehatshme, shqetësuese dhe afatshkurtër. Por ndonjëherë lemza zgjat për një kohë të gjatë dhe mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.
Çfarë është lemza?
Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmë-s. Rastet më të zakonshme të lemzës vijnë pas të ngrënës ose të pirit me sasi të mëdha ose shumë shpejt. Stomaku që është i vendosur poshtë diafragmës, fryhet dhe e irriton atë. Kjo shkakton kontraktimin e diafragmës.
Ndonjëherë lemza do të ndodhë për shkak të një shqetësimi në rrugët nervore.
Kjo shpjegon arsyen se përse lemzat mund të ndodhin edhe me ndryshimet e temperaturës ose me situatat emocionale.
Lemza e vazhdueshme mund të nënkuptojë probleme në tru, palcën kurrizore apo në çfarëdo strukturë përreth diafragmës.
Çdo njeri mund të trajtohet me ilaçet përkatëse për shërimin e lemzës.
Simptomat
Lemzat janë karakterizuar nga inhalimi spazmatik (spazmë) i shoqëruar nga një tingull gjiri që befas ndalon. Lemzat vijnë shpesh në seri.

Shkaqet
Shkaku i lemzës është i panjohur, por shumë ekspert-ë ia atribuojnë atë stimulimit të nervave që furnizojnë diafragmë-n. Faktorët që mund të përkeqësojnë lemzën përfshijnë:
-Ngrënien e shpejtë, veçanërisht e ushqimeve të nxehta dhe pikante;
-Përdorimin e tepërt të alkool-it;
-Duhanin dhe stresin.
Çfarë mund të bëni
-Mbani frymën sa më shumë që të jetë e mundur. Përsëriteni këtë derisa lemza të ndalojë;
-Mbani një qese afër gojës dhe hundës dhe merrni frymë jashtë dhe brenda saj disa herë;
-Pini ujë të ftohtë dhe të ngrohtë;
-Hani akull të thyer;
-Bëni një gargarë me ujë;
-Gëlltisni një lugë çaj me sheqer;
-Uluni dhe përkuluni, duke mbështjellë gjunjët tuaj në kraharor.
-Konsultohuni me një mjek nëse lemza juaj bëhet e vazhdueshme ose ju shqetëson gjatë të ngrënit, gjumit ose punës.
Çfarë mund të bëj mjeku
Mjeku mund:
-Të ekzaminoj për sëmundje serioze që provokojnë lemzën;
– T’ju japë anti-spazmodik;
– Të trajtojë sëmundjen që mund të shkaktojë lemzën; ose
– Të kryejë një kirurgji mbi nervat që furnizojnë diafragmën.
