Armët e Marko Boçarit ndodhen në Paris

Leda Hysa

Në Muzeun e Armëve në Paris gjenden pisqolla dhe shpata shqiptare e kapitenit suliot të luftës guerrile, njëkohësisht hero i Revolucionit Grek.

Bëhet fjalë pikërisht për Marko Boçarin.

Lajmin e ka bërë të ditur Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, i cili shkruan se koburja e përdorur nga Boçari është e tipit gjarpërushe e zbukuruar me argjend, ndërsa shpata  është e llojit sabre që përdorej nga kavaleritë europiane të kohës.

“Koburet serme punoheshin nga armëtarët dhe argjendarët shkodranë. Dorezën e kishin si kokë gjarpri, të veshur me pafta argjendi… Si nga ana funksionale, ashtu edhe nga paraqitja e jashtme prodhimi i armëve tregonte për një nivel të lartë tekniko-mjeshtëror të arritur në vendin tonë. Shqiptarët e Shkodrës, të Gjakovës dhe të Prizrenit janë mjeshtër të famshëm në punimin e armëve dhe të objekteve të tjera prej metali.”

Postimi i plotë

Këto armë janë pisqolla dhe shpata shqiptare e Marko Boçarit në Muzeun e Armëve ne Paris. Koburja e përdorur nga Marko Boçari është e tipit gjarpërushe e zbukuruar me argjend, ndërsa shpata  është e llojit sabre që përdorej nga kavaleritë europiane të kohës.  Koburet serme punoheshin nga armëtarët dhe argjendarët shkodranë. Dorezën e kishin si kokë gjarpri, të veshur me pafta argjendi. Ato qenë skalitur me motive bimore të stilizuara, në reliev. Tyta dhe çarku bëheshin prej hekuri. Gjatësia e tyre arrinte rreth 59 cm, ndërsa kalibri 20 mm. Koburet serme qenë prodhim i viteve 1780-1800. Ato janë përdorur si armë brezi nga suljotët.

Shpata e llojit sabre është një shpatë e kavalerisë së lehtë e përdorur në luftërat e Napolonit në Europë. Ajo përbëhej nga një dorezë që mbronte dorën, një teh të gjatë më dy presa dhe në fund me një përthyerje të fortë. Marko Boçari ka të ngjarë ta ketë përfituar në kohën kur shërbente në Ishujt Jonianë në regjimentin shqiptar “Gjuajtësit e Orientit” të formuar nga francezët e të përbërë nga shqiptarë.

Regjimenti “Gjuajtësit e Orientit” ishte një regjiment i formuar kryesisht nga suliotët dhe nga shqiptarët e tjerë nga kontinenti që ofronin shërbimin tradicional të mercenarisë por edhe kishin braktisur vendet e tyre si rezultat i armiqësive që kishin pasur me pushtetin e centralizuar të Ali Pashë Tepelenës.

Në armatimin personal, qoftë të ushtarit të ushtrive feudale shqiptare, apo të çdo banori të armatosur, në shek. XVII-XIX, bënin pjesë: pushka e gjatë (karajfilja) ose pushka e shkurtër (karabina), dy pistoleta (kobure), jatagani, dy vezme, vajmbajtësja, thupra (harbia) dhe brezi i mbajtjes së armëve (silahu). Pushka e gjatë shqiptare, e cila prodhohej e zbukurohej edhe në vend, të cilën tek shumë autorë të tjerë të huaj e gjejmë të emërtuar thjesht “amautka” apo “paftalia”. Kjo armë, në fakt, ka qenë përmirësimi i mëtejshëm i pushkës me fitil, i mushketës dhe i arkebuzit, të përdorura në vendin tonë gjatë shek. XV-XVII. Me spikatjen e çarkut me goditje dhe gur stralli, rreth vitit 1630, pushka e gjatë filloi dhe vazhdoi të prodhohej nga armëtarët shqiptarë gjatë shek. XVII-XIX.

Ka të dhëna se Shkodra, si qendër e madhe tregtare dhe zejtare, qendër sanxhaku, vilajeti dhe pashallëku, me tytat e vendit dhe të jashtme, plotësonte jo vetëm nevojat e veta, por me to furnizonte edhe Prizrenin, Gjakovën, Tetovën, Elbasanin, madje ato shiteshin në Delvinë, në Grabovën e Gramshit deri në Bonila të Janinës.

Si nga ana funksionale, ashtu edhe nga paraqitja e jashtme prodhimi i armëve tregonte për një nivel të lartë tekniko-mjeshtëror të arritur në vendin tonë. Shqiptarët e Shkodrës, të Gjakovës dhe të Prizrenit janë mjeshtër të famshëm në punimin e armëve dhe të objekteve të tjera prej metali. Në Ekspozitën Universale të Parisit (1854), nga objektet që tërhoqën vëmendjen e vizitorëve të huaj ishin edhe koburet shqiptare të Janinës.

Në konkursin e Londrës (1866) po këto armë morën tituj nderi. Në Ekspozitën Univerale të Parisit (1867) figuronin armë dhe disa punime filigrani të prodhuara nga punishtet e Prizrenit, të cilat nuk qëndronin më poshtë nga ato të punonjësve më të kualifikuar të Evropës. Ndërsa në Ekspozitën Universale të Cikagos (1894) ishte vendosur edhe një martinë e punuar me mjeshtëri të hollë nga dora e një armëtari të talentuar nga Tetova.

Share This Article
4 Comments
  • del greqira dhe e quan Markos Bocaris… shton nga nje kos e kis dhe e ben tjetrin grek pa teklif. Halete qe na mburren se ruajten fene, e ruajten se nuk u perballen me zemerimin e sulltanit se fara jone pothuajse u shua ndersa greqiret benin tregtira me sulltanin. dhe luften ne u beme greqira dhe na cajne menderet sot.

    • Epo kjo pune tradhetie u krye kur Nevruz Kryemadhi e beri Janullatosin shqiptar dhe nga ana tjeter sali bashe bisha ngriti varrezat sipas vijes imagjinare te vorio epirit…

      Kush e beri revolucjonin ne Arberine e Jugut ne 1821…
      ..

      Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arbërorët (arvanitasit) në Greqi janë një rracë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arbërorët pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë dhënë ndihmesë të pazëvëndësueshme për krijimin e shtetit Grek. Por për ta mohuar këtë vepër madhore, fillimisht iu mohua raca e gjuha arbërore (Shqipja) dhe pastaj u hodh baltë mbi figurat e tyre heroike duke i quajtur tradhëtarw apo burgosur dhe biles shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi figurat e shquara arbërore të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët e pranisë arbërore në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa egzistencën e rracës arbërore në Greqi. Nuk mund të mohohet, edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur, që 90 ndër 100 herojtë e kryengritjes së 1821 ishin arbëreshë, domethënë shqiptarë.

      Që arbërorët mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arbërorët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Kryengritja e 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arbërorëve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arbërorëve të ishujve të Hidrës, Specas dhe Psaronit. Populli arbëresh në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë. Arbërorët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

      Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se “Komitat e periferisë të Athinës, Atika aq edhe në More, janë të gjithë arbëreshë”. Arbëreshi kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij si në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi. Arbëreshi luftoi për lirinë e Kretës, ku ra duke luftuar për liri arbërori Delvinjoti Haxhimihal Dalani dhe Mitro Biniari. Arbërorët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arbërorin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arbërorët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.

      Arbëreshët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë. Një shembull është përpjekja më 1854 e Teodor Grivës me një bashkim të madh arbëror dhe djalin e tij Dhimitrin që marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perendimore dhe në veçanti të Francës. Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italissë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perendimore.

      Kjo gjuha arbërishte
      është gjuhë trimërie
      e fliti Admiral Miauli
      Boçari edhe gjithë Suli.

      NIKOLLA KRIEZOTI (1785-185)

      Nikolla Kriezoti është figura më e madhe revolucionare e Eubesë. Ka preardhjen nga fshatrat arbërore të Karistas. Revolucioni në Eube ishte ndeshje midis arbërorëve të krishterë dhe arbërorëve mysliman. Dhe, nëse nga ana e arbërorëve të krishterë shquhej Kriezoti, nga ana e arbërorëve mysliman shquhej Alizoti. Është gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare në Eube u kufizua në ato zona ku ka arbëror, d.m.th. në Eubenë jugore, në boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesë në betejat më të rëndësishme të Rumelisë dhe të Eubesë, por pas çlirimit filloi ndjekja e këtij heroit, që u burgos, dhe përfundimisht u detyrua të vetë izolohet në Turqi, në Stamboll dhe në Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, që gjeti strehim tek turqit heronj të 1821, pas çlirimit, ishte një rregull pikëllues. Përkundrazi, Alizoti mbeti në Eube dhe vdiq në pleqëri të thellë.

      ATHANAS SKURTANIOTI (1793-1825)

      Vetëdjegia e Thanas Shkurtaniotit në Shën Sotira të Mavromatisë së Thivës më 26,10,1825, ishte një ngjarje më heroike dhe tragjike të Revolucionit edhe në krahinën e Beotisë. Thanas Shkurtanioti ishte nga Dervenohori prej Shkurtës. Emri i tij i vërtet ishte Thanas Jaci (Jaci është shkurtes e Jorgjit). Që ditët e para të Revolucuonit në Beoti, Thanas Jaci bëhet prinjës i Dervenohorëve dhe tmerron turqit e Beotisë, të Atikisë dhe Poleponezit. Pak kohë më pas nga bëmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendëlindjes së tij. Më 1825 ai mbyllet me 70 trima në manastirin e Shën Sotirës të Mavromatit, duke përballuar 800 turq këmbësor dhe kalorës. Me vënien zjarr të Manastirit të gjithë luftëtarët arbëror do të vet flijoheshin duke u djegur të gjallë. Kjo ngjarje, kjo djegëje e së gjalli, zhyti në zi dhe dëshpërim gjithë Beotinë, sepse humbi një prinjës heroik, pa ndonjë shkak me peshë për tu flijuar në këtë rast.

      KIÇO XHAVELLA (1801-1855)

      Kiço Xhavella, në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithë se si, më i rëndësishmi i Xhavellave që morrën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Bythguri (Kollokotroni) thoshte: “Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria”. Kiço Xhavella u rrit në Kofuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas tratativave të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqëve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, panvarsisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Xhavella shërbeu si prekuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrotjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Luftëtarë të shquar nga fara e Xhavellave ishte i famëshi, Marko, Jorgji, Llamroja, Kosta, Ziguri etj.

      ANDREA MIAULI (1769-1835)

      Admirali i madh i 1821 lindi në Hidra më 20-5-1769. Ishte bir i Dhimitër Bokut me preardhje nga Eubeja. Nuk dihet me saktësi përse mori llagapin Miauli. Gjithësesi është faktë që në rini ishte pirat. Një herë një anije pirate malteze i mbytën anijen, babai i tij në vënd fjalëve ngushëlluese, e vuri përpara: “Mbaru që këndej, kjo është kasandi jot! Tjetër herë të më dëgjosh!”. Natyrisht që flisnin në gjuhën amtare arbërore si shumë heronjë të Revolucionit të 1821. Ishte tmerrsishtë serdeli, “kokë shqiptari” klasike, dhe përveç bëmave në beteja detare, i kushtoheshin një numër i madh historish me interes. Më 1827 drejtuesit e Revolucionit të 1821 do t’ua hiqnin Miaulit komandën e flotës detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjë që Miauli e pranoi dhe është ruajtur një letër e nënshkruar prej tij; (por ka dyshime që atë letër të mos ta ketë nënshkruar kurrë Miauli). Kryekomandën e ushtrisë toksore e hoqën nga duart e Karaiskaqit dhe ia dhanë aventurierit tjetër Xhorxh, dhe kështu me mënjanimin e dy arbërorëve të shquar, Miauli dhe Karaiskaqi, Revolucioni shkonte drejtë shuarjes. Gjerësa të kërkohej si e domozdoshme pjesmarrja e fuqive të mëdha europjane dhe nënshtrimi i Greqis prej tyre qysh atëhere e deri më sot. Miauli vdiq më 21, 7, 1835. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke.

      TEODOR KOLLOKOTRONI (BYTHGURI) (1770-1843)

      “Plaku i Moresë” u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshi mysliman apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Mbiemri i vjetër është Çergjini, që edhe kjo është fjalë arbërore e përbërë nga fjala Çer = i zgjuar,djall me forcë mendje dhe nga emri i përhapur arbëror Gjin. Çer + gjin = Çergjin. Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrinjnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”. Avokati mbrojtës Klonari – tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së 1821.

      KOSTANDIN KANARI (1790-1877)

      Zjarrëvënësi i anijeve, legjendar, bëmat e të cilit frymëzuan piktorë dhe poetë, grekë dhe të huaj të tjerë, lindi në Psara. Fisi i Kanarëve e kishte preardhjen nga Himara, që andej shkuan në Pragë, e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arbërorët në vitet e pushtimit turk, në Itali dhe konkretisht në Gjenovë. Nga Gjenova një degë e fisit shkoi dhe u vendos në Korsikë. Ikja e parë e Kanarëve nga Epiri mendohet të jetë rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhësit e atij fisi në Gjenovë dhe në Korsikë. Shumë prej Kanarëve kanë pasur tituj të lartë fisnikërie. Një emblemë nga prindërit e vetë zjarrëvënësit të famshëm që i përkiste parardhësit Korsikan Teodori Kanari është e njëjtë me emblemën e italianit të madh revolucionar Garlibarlit i cili ushtrinë e tij revolucionare përbëhej nga arbërorët e Italisë qëndrore. Pra dikush nga soji i arbërorëve Kanaras të Korsikës, tok me arbërorët e tjerë, nuk dihet për ç’ shkak u vendosën në shkëmbinjët e portit të Psarës dhe nga këtu Kanarët e kanë preardhjen zjarrëvënësi i anijeve. Bëma më e madhe e Kanarit është djegëja e Fregatës turke në portin e Hios më 7 korrik 1822. Kjo bëmë ishte në një mënyrë shpagimi i grekërve për shkatarimin e Hios dhe që pati kjo djegëje jehonë ndërkombëtare. Me djegëjen e Fregatës turke, u vranë rreth 2000 turq. Kanari u bë ministër dhe kryeministër i Greqis dhe vdiq në pleqëri të thellë në Kipseli të Athinës më 3-9-1877.

      DHIMITRI PLLAPUTA (1786-1864)

      Dhimitër Pllaputa, gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolë Pllaputës, që e nisi nga Trifilua më 1750 për të banuar në fshatin Palumba të Gordinias. Pallumbën e themeluan arbërorët me dyndjet e para të shekullit 15 me fise mbizotëruese Kolietë dhe Buetë. Pllaputasit ishin arbërorë të krishterë që kishin luftë të zgjatur me fqinjët myslimanë dhe bashkëfiset e tyre, Laljotët. Me gjithë se në ballë të prishjes së Lalës, Pllaputët dhe veçanërisht Dhimitër Pllaputa, ndihmoi arbërorët myslimanë që të braktisnin turqit bashkëfeas, të kalojnë nga Morea në Rumeli e në Epir, duke u ndeshur me Londeasit, për tu ruajtur besa, që i kishte dhënë ai dhe Kollokotroni arbërorëve moslemanë. I mbeti besnik deri në fund Kollokotronit dhe ndau me të mundimet e gjygjit të bujshëm dhe të burgut. Vdiq në korrik 1864 dhe u varros në Pallumba.

      TEODOR GRIVA (1799-1862)

      Gjenerali Teodor Griva, bir i Drako Grivës, e ka preardhjen nga fisi më i madh i arbërorëve në oborin e Ali Pash Tepelenës dhe në vazhdim mori pjesë në shumicën e betejave të Rumelis. Pas çlirimit u përzie me politikë dhe gjithë jeta që pasoi ishte e trazuar. Më 1854 bëhet prinjës i një bashkimi arbëror më të shumtit luftëtarë të 1821 ose bijtë e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnë me qëllim që të çlirojnë Shqipnin nga turqit. Kjo lëvizje dështoi me ndërhyrjen e fuqive të mëdha perendimore dhe veçanërisht të Francës. Në vitet e më pasme i vë qëllim vetvetes rrëzimin e mbretërisë dhe themelimin e Republikës Presidenciale. Në tetor të 1862, me 7000 burra vjen nga Bomica në Mesogji duke shpërndarë autoritetet. Qeveria e përkohësshme në Athinë, dërgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin tu japin medaljen e gjeneralit, por ishte për vdekje në krevat ku vdiq nga pneumonia më 24-10-1862. Vëllai i vogël i tij ishte Aleks Kardhiqoti, që e morri këtë mbiemër nga Ali Pasha për burrërinë që tregoi në mposhtjen e Kardhiqit.

      LASKARINA BUBULINA (1771-1825)

      Bubulina është një nga figurat e grave më heroike të luftës së 1821. Prindërit e saj ishin nga Hidra, por ajo pas martesës së parë u vendos në Specë. Pas vdekjes edhe të burrit të dytë, Dhimitër Bubuli, më 1811. Bubulina iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit, duke dhënë përveç kontributin e saj heroik, edhe pasurinë shumë të madhe që trashëgoi nga të dyja martesat. Fama për burrërinë e saj ishte kaq e madhe sa arrin deri në legjendë. Myslimanët arbëror të Greqisë së veriut e parafytyronin, veç trime, edhe të bukur. Kur, u vra në Arahona myslimani trim arbëror Mustabej Dangli Qafëzi, detarët e Specas e lajmëruan kështu;

      Sihariq moj Bubulin
      të suallmë Mustabejn Danglinë
      Po t’ma kishit prur të gjallë,
      un burr tim doja ta marrë.

      Populli grek, i ndarë përpara Revolucionit të 1821 në të krishterë dhe mysliman, besonte në bashkimin kombëtar, që mendonte se kalonte përmes martesës së myslimanit më trim me trimen e krishter. Ishte maj i 1825, djali i saj, Jorgoja rrëmben për nuse Evgjeninë, vajzë nga fisi i Kuçiotëve. Që më pas nga debatet midis Bubulimës dhe Kuçiotëve një dorë e zezë do të shkrepi armën kundra Bubulimës, e cila mbeti e vdekur në vend.

      MARKO BOÇARI (1790-1823)

      Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, përtej bëmave të tij trimërore dhe për burrërinë por edhe për bukurinë na la trashëgim edhe një vepër, është fjala për të famshin “Fjalor dy gjuhësh’’(greko-shqip) që orgjinali ruhet në biblotekën e Parisit. Ndihmoi Ali Pashën në rrethimin e Janinës prej turqëve dhe mandej, pas rënies së Aliut, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qëndër Mesologjin. Më 9 gusht 1823 Marko Boçari u vra duke luftuar e duke mundur ushtrinë e Mustafa Beut, pashai i Shkodrës, (që ishte arbëror mysliman) në Karpeni. Vite pas daljes heroike nga Mesologji, turkoegjyptjanët u përpoqën të poshtrojnë varrin e Markos, por arbërorët mysliman do t’ju mësyjnë dhe do ti pengojnë. Morën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, një cermoni e thjeshtë ku Mustafa bej do të thoshte! E, more Marko të jesha trim si ti, por të mos kisha fenë tënde!,, E dashuronin të gjithë arbërorët mysliman dhe të krishter, dhe e adhuronin për burrërin dhe për bukurin e tij. Ali Pash Tepelena e quante “shqiponja samunivas” dhe arbërori musliman Arshi Hasani e krahasonte me profetin e muslimanëve Ahmet Ali. Jehona e zisë për vdekjen e tij arriti deri në ditët tona. Të tjerë Boçarë të shquar janë; Plaku Noti Boçari, Kosta, Kiçoja, Dhimitri, Jorgji.

      GJEORGJI KARAISKAQI (1782-1827)

      Bir legjendar i një murgesheje, kryelegjendar heroik i Rumelisë, është nga fara e Llalla-Jorgjit e Kënetës së Poshtëme. Djalë i Jorgji Llalla ishte Dhimitër Isko, që quhej dhe Karaiskaq dhe ishte nga ajka e trimave të Ali Pashait. Dhimitër Isko, pra, përdhunon Zoinë, e ve e Janaq Mavromatioti, e afërme e heroit arbëror Jorgji Baholla dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, përpara apo pas përdhunimit u bë murgesh. Fruti i këtij përdhunimi, pra është Gjeorgji Karaiskaqi. Karaiskaqi ishte nga njerzit më të besuar të Aliut dhe përmbushi detyrat më delikate e të vështira. Në kryengritjen e Pasvanoglut e la vërtet të kapej rob enkas dhe u bë kështu pëcjellës i mesazheve midis Pasvanogluse dhe Aliut. Hyn tek Daifa të Kaçundonit që ta bindë të bashkëpunojë me Ali Pashën. Pas arestimit dhe ekzekutimit të Kaçundonit, merr krejt Daifinë dhe përfshin në forcat e Ali Pashait. I prin mposhtjes së rebelimit të Papathimio Vllahavës dhe vret me dorën e vet vëllanë e Papavllahavës, Dhimitrin. Vazhdon vijën e bashkimit kombëtar të Andruços dhe kjo i sjell shumë pësime në vitet e para të Revolucionit. Kur pa se gjithë Rumelia u thye nën Qutakun turk, u detyrua të japin leje të krijojë vëndëqëndrimin me forcat luftarake. Brenda pak kohe çliroi gjithë Rumelinë. Ishte në kulmin e forcës dhe të lavdisë. Por koka e tij ishte pjekur mjaftë për të rënë nga plumbat e tradhëtisë. E vranë, duke vënë gjithshka në rrezik, për të njëjtin shkak që vranë Odise Andruçon, më 22-4-1827.

      ODISE ANDRUÇO (1790-1825)

      Luani i Rumelisë Odise Andruço, ishte biri i të famshit kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi, nga Livanti i Lokridhës. Ali Pash Tepelena, mik dhe bashkëluftëtarë i babait të tij, e morri pranë pas vdekjes së Andruços. Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e kishin as djemtë e Aliut. Ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij kundra turqëve dhe kundra suljotëve dhe kardhiqotëve. Ishte frymëzuesi i Këshillit të Kapedanëve të Rumelisë që kishin qëllim bashkimin kombëtar pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha në luftën e tij kundra turqëve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës kombëtare dhe kjo i kushtojë jetën dhe akuzën si tradhëtar. Ende nuk është kuptuar përse ajo politikë ishte politikë vërtet kombëtare dhe përse autorët moralë të vrasjes së Odisesë dhe pasardhësit e tyre qeverisin Greqinë me politikë të prapaskenave. Bëma që e bënë Odise Andruçon si figurë të 1821 është qëndresa e tij në Hanin e Gravias. Odisea kishte një mëndje politike dhe ushtarake të zgjuar që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë, që e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Gura, që u bë vegël e verbër në duart e mikropolitikanëve të 1821, e lidhi emrin e vet me vrasjen e heroit, që u bë një natë në Akropol, në burg ku e kishin mbyllur Odisean, lidhur me zinxhir. Shkuan shumë vite derisa të rehabilitohej figura heroike e Odise Andruços, sepse autorët moralë të vrasjes së tij e kishin paditur tradhëtar të atdheut. Tradhtia e tij ishte sepse donte bashkimin e grekërve të krishterë dhe myslimanë, kundra osmanëve turq.

    • Kjo eshte shume e vertete .
      Shqiptaret kane cliruar Greket nga Turqia dhe nuk na kan marre vetem Marko Bocarin ,por shume tradita te kultures shqiptare dhe i kan transformuar ne greke .
      Diku kam par nji interviste per nder te Artistit te madhe Antonio Quin ku nji Regjizore i kerkoj ne nji pjes te nji Filmi te fusnin nji valle Greke ,qe Regjizori e kishte pare diku ne Fotot ose Pikturat e Mesjetes ne Epir “te Greqise” .Antonio hutohet nji cast ,pastaj i thote ; okay porse kemi te bejme me valle Epiriote Alvanos ,greket s’kan valle te tilla . U luajt ajo valle ,qe Sot e quajne Greket Sirtaki ..qe kuptohet qarte eshte nji kopjim i valleve tradicionale shqiptare . Por jo vetem kaq edhe Historine nga e kan vjedhur ,sepse kurvat e politikes ne Shqiperi ,kane shekuj qe shkerdhehen me cdo te huaj ,kunder Shqiperise : Greku na lufton sot sepse i trembet zhvillimit te Shqiperise ,sepse kuptohet me zhvillimin e saj ,del ne sheshe gjithcka fallso nga vet Historia e trilluar Greke .
      Flitet per Sparten ,per Trojen etj “trimeri Greke” ,por mbas epokes Antike ,ku ishin kta Heronj te Legjendave Greke ? Ku shkoj ajo rrace Trimash Legjendash ,qe kane frymezuar kaq Regjizore te Hollivudit ? Ku shkuan Trimat e tipit Herkuli etj ?
      Ne Mesjete Greket nuk shquhen ne asnji rast per trimeri te tilla si ne ato Legjendat e Homerit etj ! Pra ku shkuan Greket per te cilet shkruajne Legjendat ? – U mutuan sipas magjive te Circes dhe u shndruan ne pedera para ksaj Bote ? Sepse edhe ne periudhen e Bizantit ,kane qen te nenshtruar nga Mbreteria e Bullgarise .Pra dicka nuk shkon me ate qe greket pretendojne ne Historine e tyre . Ata ,perfitojne nga gjuha e shkruajtur ateher ,e cila fillonte ne turqin e sotme dhe mbaronte ne kufijt barbareve Gjerman dhe gjithcka brenda ksaj gjuhe e quante rrace Greke .Por ne fakt ,nuk kan qen te tille .Por me nji shumice Shqiptare ,ata te cilet mendohet jo nga un etj shqiptare per krenari ,ose kaprico se jane shqiptare ,por nqs do ti referohemi asaj rrace qe ne cdo epoke te historise ka ruajtur te njejten karakter luftarak e ka nxjere gjithmon ne cdo kohe Gjenerale te nivelit Boteror ka qene vezem Shqiperia ,pamvaresishte fatit ,i cili u tregua jo ashtu si duhet me Shqiptaret . Un s’jam Historian ,por gjithcka ka ne fund te fundit nji rrjedhim Llogjike ne Historine e ksaj Bote . Ne Legjenda na cfaqen Heronjt e Antikes ,por ne realitet ,historia nuk njeh heronje Grek . Pra ktu ,ne kte mes te Historise Greqise kemi nji Boshllik jo te vogel llogjike .
      -Ka nji fakt mjaft interesante ,qe eshte nji tregues i qarte se Kombi Shqiptare nuk ka qen i formuar ,i njohur ne Lashtesi edhe pse edhe ne kohen e ilireve shkruhej Greqishte ,pooor …kalabrezet e italise ,jan nji fakt / argument i forte per kte gje . Ne Italine e Jugut ,konkretishte ne zonen e quajtur Kalabri ka pas nji zone ,te quajtur Piana dei Grecci ,pra dicka e tille . Por aty ne kte zone qe quhet Vendi i Grekeve ,nuk flitet asnji fjale Greqisht ! Pra perse vall ? Ai popull flet gjuhen shqipe te kohes se mesjetes apo me heret .Pra e kan marre nofken Grecci ,per shkak te Kultures Fetare ,sepse ishin Ortodoxe Shqiptare dhe gjuha kishtare ndoshta dhe Afresket kane qen shkruajtur ne Greqishte . Pra ka shume fakte llogjike qe ven ne siklet vertetesine ,exzistencen e kombit hero Grek. Mos te themi pastaj ,qe ka studjues sot Angleze,apo Gjermane qe nxjerin Loenidhen e Spartes si Shqiptare e aspak si interpretohet ne Histori Grek. Ndoshta gaboj ,por gjithcka ne Historine e ksaj Bote bazohet ne llogjike ,jo interpretime . Nuk ka si spjegohet edhe lufta egersia e kishes Greke ,kunder ortodoxeve shqiptare sidhe katapultimi miut te helmuar janullatos ne Kalane Shqiptare .

  • Studime te mrekullueshme.I beme greket me shtet per te zezen tone.
    Mjaft luftove per te tjere,or fatkeq
    Kujto vendin ku ke lere dhe tek heq!
    Cajupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *