Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.
“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja. Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën” – i shkruante Departamentit të Shtetit ish-ambasadori i atyre viteve, Xhon Uidhers.
Diplomati shton në të njëjtin kabllogram se se mes shqiptarëve “dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë”.
“Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji. Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”- shkruante Uidhërs.
b.m. / dita

Eshte e vertete kjo qe thote Uidhers. Kafeneja eshte nje vend qe shqiptaret diskutojne dhe bejne jeten sociale. Kjo eshte e vertete edhe per shume vende Europiane ne pergjithesi ku kafeneja eshte nje vend social. Ne Amerike vendi social i ngjashem me kafenene Europiane dhe shqiptare eshte Kisha. Aty njerezit takohen, diskutojne, ofrojne vende pune, lidhen, krjojne biznese te reja, ndihmojne njeri tjetrin. Jane dy menyra te ndryshme te te jetuarit. Kam patur nje milk amerikan qe me tha qe une Kishen e konsideroj nje Klub ku gjej miqte qe me ndihmojne per gjithcka.
Kafeja ka shume kuptime ne Shqiperi
Psh femres i propozohet 1 kafe para se ti hiqen breket
Zyrtarit i propozohet 1 kafe per vulat dhe firmat
Policit kafe per mbyllje sysh
Doganierit Doktorit Profesorit Prokurorit Deputetit Kryetarit gjithandej kafeja mbaron pune shpejt e sakte.Popull specialist kafeje.
Kur ja ka qejfi e ben dhe pa kafe, sidoqofte je i madh!
E qakerke fare kafen!!
Ti thua tamam ate qe thote Uithers, se Kafja eshte nje vend ku punohet per cdo gje
Nuk the gje te re
I nderuari albanalog Robert Elsie e ka shpjeguar shume qarte ne shkrimet e tij kete fenomen shqiptar.
….. edhe si merret nje vize Amerikane.
Po e vertete, pa lare syte ne kafene shkojme.
Ambasadori e ka fjalen qe organikat ne nje institucion ligjor ne shqiperi nuk behen ne zyra shteti por ne kafene. Po keshtu vendimmarrjet me te rendesishme nuk behen ne zyra shteti apo rezidenca shteti a shtepi, por ne kafene apo restorante. Ka te drejte ambasadori.
edhe ambasadoret ne kafene i gjen. nje shoku im me ca shoke kafeneje themeluan nje parti politike, aty u lindi ideja, aty shkruan programin dhe aty e inaguruan. Kur bejne mbledhje po aty shkoqin mendimet dhe aty vendosin e vulosin aleancat. Sapo dalin nga tymi e mejhanes harrojne se jane kryetare partie, se anetare pertej kafenese nuk kane.
PO EDHE DIPLOMATET E HUAJ NE TIRANE NE KAFENE ME DARKA “PUNE” I GJEN DUKE BERE PISLLIQE…NE SHERATON .PLAZZA, ETJ….