Sinqerisht është për të ardhur keq për ngjarjet e pazakonta që po ndodhin në vend. Shteti nuk funksionon më. Vriten njerëz çdo ditë. Janë shfaqur maskat në rrugë. Ndodhin krime nga më të ndryshmet. Populli i shkretë ndodhet në mëshirë të fatit. Aspak i sigurt. Bilanci i të vrarëve dhe i të plagosurve që ndodhin çdo ditë është bilanc lufte i vërtetë. Po pse në këtë mënyrë veprohet dhe neglizhohet vendi i yt dhe qytetaret e tu, z. Kryeministër në detyrë Berisha? Humbja është një gjë normale dhe mos e përjeto kaq keq, por këto ditë që të kanë ngelur në pushtet tregohu më aktiv dhe bëj detyrën, mbroje popullin që të paguan për ta mbrojtur. Pra, jep urdhër që të gjitha strukturat e policisë dhe të mbrojtjes të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të jemi më të sigurtë. Eshtë e patolerueshme që të shkojë situata në këtë gjendje. Shërbeji vendit zoti Berisha. Nga Puka, Gëzim Meta.
SMS në DITA në 0689073730
