Orkida Kurti dhe Klaudio Mukaj zgjodhën të mbjellin një pemë kumbulle të kuqe në Parkun e Madh si simbol të dashurisë së tyre.
Bashkia Tiranë ka iniciuar nismën “Dhuro një pemë“, ku kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetë.
Përmes strategjisë së gjelbër synohet të mbillen 2 milionë pemë deri në 2030.
Çiftit të ri, jetë të lumtur sëbashku e po aq të bukur sa dhe pema që i dhuruan Parkut! Shpresojmë që historia e tyre të frymëzojë çifte të tjera për t’u bërë pjesë e nismës ”Dhuro një pemë” – shkruhet në urimin e Bashkisë.


Bravo