Deri në datën 22 korrik, janë edhe 4 ditë, e pa as më të voglën mëdyshje mund të themi se fushata e zgjedhjes të kryetarit të Partisë Demokratike ka dështuar me sukses. Qysh nga zgjedhja e kandidaturave, “fëmija” ka lindur i vdekur. Mendoj se PD është në prag të katastrofës. Krye bandieri ende nuk e ka kuptuar pse ka humbur! Ai ende nuk e ka kuptuar se në mënyrën më të shëmtuar, mbi bazën e një sistemi krejt të kundërt ka evokuar kohën e sistemit të përmbysur, kohën e autokracisë e të luftës të klasave. Mveshur me një pragmatizem primitiv, i vuri zjarr vendit e shkatërroi çdo gjë që lidhej me historinë ekonomike, kulturore e psikollogjike të popullit. Deformoi qëllimisht historinë, jo për hir të bindjeve krejt të çakorduara, por për hir të mjerimit të mëndjes të tij të ushqyer minimumi me anarki, me lokalizëm injorant e kompleks inferioriteti. Ndërtoi një sistem shoqëror, mbështetur jo në parimet elokuente të ekonomisë të tregut, por në karakteristikat makabre të piramidave feudale financiare, tregues që praktikon edhe sot të mveshura me një llafollogji perverse e të errët. Mbi një moral të pisët, ky komunist me teser e pa zemër, nuk ju dridh asnjëherë qerpiku, kur nën hundë e me dijeni të tij u vranë mbi 3 mijë viktima, u përgatitën bombolat me gazra kimik helmues, u dha urdhër avionëve për tu ngritur kundër popullit të tij, bëri gati veriun për të mbytur jugun, detyroi ushtritë e huaja të vinin rregull aty ku ai qëllimisht kishte krijuar kaosin. Në vend të nxiste paqen, krijoi anarkinë, në vend të edukatës përdori pushtërinë, në vend të korektesës përdori prostitucionin moral, shenjtërinë e familjes të gjithëkujt e zëvëndësoi me kërcurin konservator te familjes të vet.
Këtu pra, nuk flitet më për përgjegjësi, por… për veprimtari të dyshimtë, për të mos thënë kriminale, pasi hymë në hakun e atyre organeve me të cilat ky demon-krat duhet të shkëmbejë letrat kredenciale. E çfar’ mund të bëjnë tjetër sejmenët e tij, përveçëse gjatë të ashtuquajturës fushatë te kandidatëve për partinë e TIJ, të promovojnë vlerat negative të një force në shuarje e të degraduar deri në inde? Ku ti gjejnë këta farë “demokratesh” vlerat e vërteta të lirisë e barazisë, kur vetë ju është shtypur koka e janë tredhur qysh në pelena?
Zoti Basha nuk mund të përdori gjuhë tjetër përveçëse asaj të “marshimit mbi Romë”, sepse kaq hapësirë i është lënë. Tjetrën pjesë të gjuhës e ka lyer me gjakun e atyre fukarenjëve që ju a hapi trutë në mes të bulevardit, e ka mbërthyer në shtyllën e turpit të grabitjes të postit bashkiak, të cilën e shet për aftësi e trimëri, e ka mbuluar me miljardat e lekëve të mundit të djersës të këtij populli, që e kuptoi tashmë se çdo gjë që bëhet apo ndërtohet, së pari eshtë meritë e tij e jo e mashtrusëve të shiritave elektoralë. Po zoti Olldashi? Po ky, që qysh në 21 janarin e Lulit, i neveriti viktimat e demokracisë, e ende e paska merak pse nuk u vranë më shumë? Ky shpifës me patentë e me “tritol” në dorë, po na habit me guximin e tij prej “udhëheqësi”. Nga mëndja e tij në të cilën kanë zënë vend vetëm intrigat e makinacionet më vulgare, nuk ka se si të mos dali shpirti i keq, cinizmi. Thirjet e tij kundër të majtës ende të paprovuar, ashtu siç u provua partija e TIJ, me sa duket me tepër ju drejtohen rrethinave të Durrësit.
Është krejt e sigurt që këta kandidatë janë dështimi i dytë më i madh i Partisë Demokratike dhe fitorja e fundit e “përjetë-me-ty-Sali”-ut. Ndofta kurba maksimale e rënjes të kësaj partije do të jetë pikërisht 22 korriku i pas 4 ditëve, i ditës të “kurorëzimit” të birit të shenjtë e të shejtanit në shishe, Lulit të Hollandës së tulipanëve. Drejtuesit e vërtetë të kësaj partije, ende nuk kanë dalë. Ata do të jenë shpresë jo vetëm për ketë parti, por edhe për këdo që aspiron per përparim e drejtësi. Por edhe pak.
Letër e nënshkruar: Bardhyl Ermini

Komunist me teser dhe me zemer kot merrni perpjete.ju maskarenjte e maskarenjeve nuk i keni la gjynahet e 50 viteve diktature. Mos e detyroni kete popull te beje ate qe nuk beri ne vitin 1991 dhe per kete duhet ti puthni b…. Sali Berishes qe nxiti Nritanin per te kthyer turmen pa sulmuar bllokun.