Gara Fino-Duka për FSHF-në, Rama: Mos më ngatërroni mua

Ornela

Gjate ceremonise se sotme per nisjen e punimeve te zyrave te reja te Federates Shqiptare te Futbollit, kryeministri Edi Rama ka leshuar ne fund te fjales edhe nje deklarate per garen per kreun e FSHF-se.

“Mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF”-tha prere kryeministri Rama.

Kryeministri Rama foli per shtëpinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit që do ndërtohet te kompleksi Dinamo.

“Godina nuk është me Dinamos prej kohësh, sepse ata që e kanë në dorë sportin e kthyen ne kafaz pëllumbash për shumësportshin.”

“Këtu mungonte vetëm federata e futbollit që pas 18 muajsh do të ketë një shtëpi. Kjo godinë plotëson fazën e dytë të parkut olimpik, që do përfundojë me pishinën e mbyllur. Ka përfunduar edhe projekti për transformimin e kopshtit botanik të Tiranës. Kjo pjesë meriton vëmendje dhe qyteti i Tiranës e meriton.

Në fund, Rama e mbylli me një koment për zgjedhjet e reja për presidentin e FSHF-së dukë thëne, “Ju lutem, mos më ngatërroni mua me zgjedhjet e presidentit të FSHF-së.”

Share This Article
1 Comment
  • Mos me ngateroni? Se nuk jeni edhe ju ne kete Opa mbi footbollin shqiptar, vellahun, mikun edhe neser djallin…
    Enought is enought

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *