Duke komentuar situatën aktuale pas largimit të disa prokuorëve, kryeprokurorja Arta Marku ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë ndryshime dhe surpriza.
Marku ka zhvilluar një takim njohës me gazetarët që mbulojnë kronikën e zezë ose prokurorinë, ku nënvizoi se prioritet mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.
“Do të ketë shumë ndryshime dhe do të shihni surpriza, u shpreh ajo. –Tensionet nuk janë krijuar prej meje. Prioriteti im është zbatimi i ligjit. Sesa profesionale jam në punën time, do ta tregojë koha. Kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve në çështjet sensitive dhe ju premtoj se do të jem transparente në punën time.”, është shprehur Marku.
Ajo gjithashtu i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse do të zhvendosej apo jo drejt Tiranës: “Nuk kam menduar të largohem nga Shkodra, pasi e shoh të përkohshëm këtë post”.

Populli po ju pret . Syte I ka nga Ju . Eshte ndoshta koha e nje kthese te madhe ne venien e Drejtesise ne vend qefillon me Ju ! Koha per te bere histori ne vendsojeneShtetit Ligjor ne Shqiperi, per here te pare mbas 1990 ! Urime !
me sa kam parasysh unë ti nuk ke të drejtë të bësh këto që bën!!
ti je prokurore e përkohëshme dhe jo e përgjithshme!!
pra me të drejta shumë të kufizuara,por mesa duket dëshira tënde për ta mbajtur atë post,të bën që të këthehesh në një kamikatze,duke zbatuar porositë e K/ministrit!!
kjo vërtetohet dhe me thënjen tënde”Do të ketë shumë ndryshime dhe do të shihni surpriza,”që nuk ndryhson shumë nga thënja e ed dramës,tragjedisë më mirë,”skeni parë asgjë deri më sot”!!
sa për “Vetingu per Presdentet kryeministrat ministrat e tranzicionit !”
“Populli po ju pret . Syte I ka nga Ju .”populli i trashë si ti po!
kjo nuk është aspak “Eshte ndoshta koha e nje kthese te madhe ne venien e Drejtesise ne vend qefillon me Ju”,jo kjo është shkelje e ligjit për të kapur institucionin e drejtësisë!!
vendosja e besnikëve të partisë në pushtet!!
Shume i nervozuar dukesh.Me siguri tu kujtuan 97,21 janari,gerdeci,Fadil Hoxha,Haklajt,shitja e detit,vjedhja e cezit,e koncesionit te skanerave ,etj etj.Kujdes se mund te te bjere ndonje infarkt.Jo se ma dhimbsesh por do humbim spektaklin e denimit tend qe po epresim per kaq vite.
lola
i ke rënë në të!vërtetë sikur të më kishe lexuar mendimin tim-
“Me siguri tu kujtuan 97,21 janari,gerdeci,Fadil Hoxha,Haklajt,shitja e detit,vjedhja e cezit,e koncesionit te skanerave ,etj etj”-por mesiguri pas “etj etj”mund të kishe shtuar bëmat e fundit të politikës së ndyrë antipopullore dhe anti kombëtare!që janë-dhënja e të drejtës për tu ndërtuar varreza greke ku të dojë shovinizmi vorioepiriot,nënshtetësia për pushtuesin të kishës së pamvarur shqiptare,më pas do të jetë deti,për herë të dytë,dhe nga ai që bëri sikur e kundërshtoi,mos arrestimi i atyre që dhanë urdhërin për masakrën e 21 janarit,për zhdukjen e remzi hoxhës e të gjitha që përmënd!!
kështu mi lola është i plotë mendimi tim!!
por tëndi duket qënka pak më i anshëm,ti mesiguri sheh vetëm krimet e kundërshtarit,jo të atij që mbështet!!
të jesh e paditur?
apo thjeshtë je dhe ti pjesë e atij krimi??
Mbesim ne pritje te surprizave.Kete lajm surprize e ndigjonim ne cdo prag ndryshim stine nga Llalla.
Tashti,gara e konkurrimit te surprizave mbetet kush do fitoj i pari, Surprizat e vitingut apo protesta e SHQUP-it.Ne tifozeria per drejtesi mos te fyemi me shprehjen tradite: Merre me lang se mishu u mbarue.
Suksese Z . Marku,,,,,, Ashtu sic ke emrin ,ate Medalje urojme qe te maresh ne fund te mandatit Shpresojme shume te zhdukesh keta hajdute e vrases nga skena politike. Si majtas dhe djathtas pa dallim. Keni mbeshtetjen e mbi 90 % te shqiptarve te thjeshte. Sigurisht do sulmohesh nga hajdutet dhe vrasesit e dyja kraheve,,,,,,,,,,Urojme te marresh nje mandat te plote 7 – vjecar dhe suksese. Nderoje Puken e bukur dhe Shkoder Locen. Ndero gjith shqiptaret Suksese,,,,,
Mos zhgenjeni ata qe ju zgjodhen ! Deri tashti e kini mbeshtetjen brenda e jashte vendit ! Ata qe s’te votuan jane shume pak dhe te trembur ,Vetem mos harro se Ina Ramen , ate te paren ai qe e quajti “Silvia Konti ” i tha “…..bulevardi’ kur nuk plotesoi “tekat” e tij . Per mendimin tim “…..bulevardi ” eshte politika , por fatkeqesisht deri me sot tek ne ajo ka “sunduar” mbi gjithcka! Te shpresojme qe te jemi ne prag te ndryshimit te madh , kur edhe politika (qeveria) po lufton per te vendosur drejtesi ne cdo fushe te jetes se vendit me reformen ne drejetesi ! Ju uroj per detyren e veshtire ,por edhe me shume vlera per drejtesine qe duam !
Mos zhgenjeni ata qe ju zgjodhen ! Deri tashti e kini mbeshtetjen brenda e jashte vendit ! Ata qe s’ju votuan jane shume pak dhe te trembur ,Vetem mos harro se Ina Ramen , te paren femer ai qe e quajti “Silvia Konti ” i tha “…..bulevardi’ kur nuk plotesoi “tekat” e tij dhe jo vetem ai ,por edhe ish kryetarja
e parlamentit qe si femer ne vend qe ta inkurajonte i
dha edhe ajo goditje .Per mendimin tim “..bulevardi ” eshte politika , por fatkeqesisht deri me sot tek ne ajo ka “sunduar” mbi gjithcka! Te shpresojme qe te jemi ne prag te ndryshimit te madh , kur edhe politika (qeveria) po lufton per te vendosur drejtesi ne cdo fushe te jetes se vendit me reformen ne drejetesi ! Ju uroj per detyren e veshtire ,por edhe me shume vlera per drejtesine qe duam !
Urime per detyren shume te veshtire qe keni marre persiper, Znj. Marku. Ju keni nje mision historik per Shqiperine, ate te synimit te vendosjes se Drejtesise ligjore ne Shqiperi, mision qe nderon Shqiperine, por edhe familjen Tuaj, personin Tuaj, si dhe femijet Tuaj, jo vetem sot, por edhe ne te ardhmen historike. Ky mision qe me kurajo keni marre persiper, kerkon sakrifica dhe vendosmeri per zbatimin e drejtesise se paanshme dhe te pandikuar politikisht. Ju duhet t’i trajtoni profesionalisht dosjet e medha te korrupsionit te papare nga “peshkaqenet: e medhenj, qe paturpesisht kane vjedhur djersen dhe kane pire gjakun e ketij populli, pa meshire dhe me lakmi te neveriteshme, njelloj si “hajnet” e rrugeve. Jo vetem kaq, por edhe kontributi Juaj per te ardhmen e demokracise ne Shqiperi, lidhet ngushtesisht me luften e pameshirshme qe duhet te bejne me se fundi realitet, organet e zbatimit te ligjit kunder korrupsionit te niveleve me te larta politike dhe shteterore ne Shqiperi. Dhe Ju drejtoni sot organin me te larte te akuzes. Uroj ta meritoni kete detyre, jo vetem keta 3 muaj, por edhe ne mandatin 7-vjecar te kesaj detyre tejet te rende, por edhe tejet te rendesishme, me vlere te madhe historike. Ja perse, Ju keni nderin te luftoni paepur per kete mision historik !.
Znj. Marku, mos u shqetesoni nga “lakenjte” e “peshkaqebeve te medhenj”, qe me servilizmin e tyre te pshtirshem, do te hedhin balte mbi Ju dhe punen Tuaj. Ka jo pak nga keta “hijena” qe sillen rrotull dhe qe “ngopen” me mish ” te qelbur” (njelloj si hijenat), qe u japin “peshkaqenet” e medhenj. Baltosja ndaj personave te ndershem dhe te perkushtuar, eshte tashme fenomen “i prodhuar” nga korrupsioni, nga “peshkaqenet” e medhenj per tu mbrojtur padrejtesisht nga drejtesia qe pritet t’i ndeshkoje sipas ligjit. Prandaj, mos u stepni, vazhdoni te beni detyren profesionalisht, me dinjitet dhe perkushtim, sepse keshtu do te nderoheni per gjithcka beni. Do te nderoheni ne pjedestalin e te nderuarve shqiptare, qe luftojne dhe punojne per te ardhmen sa me te mire te Shqiperise, te Shqiperise se femijeve tane. Kurre te mos harroni, se keni mbeshtetjen e plote te te gjithe shqiptareve te ndershem qe presin nga Ju fillimin e vendosjes edhe ne Shqiperi te NDESHKUESHMERISE se cdo individi qe ka shkelur dhe shkel ligjin dhe “peshkaqeneve te medhenj” qe kane perdhosur popullin shqiptar. Ju uroj suksese, me respekt…
Mbaje figuren e paster z Marku . Je ne qender te vemendjes ,ku ke pro vehtes tende 98% e shqiptareve te mjere e te ndershem . Mire qe jemi fukarenj ,por na i kane rrembyer me brutalitet dinjitetin .Jemi ne doren tende ,mundohu ta rimarim dinjitetin Z Marku . Shikoje z Kryeprokurore ,,Mijte e gjerizave ne parlament kane dale jasht kontrollit .Jane terbuar ,nuk di cfare te bejne .Gjeju ndonje vend ne pailonin 313 .
Bile pa hmbur kohe ..
Repeat because the journalist apparently sleeps !!!
Kryeprokurores i uroj gjithashtu sa më shumë suksese në detyrën e saj sa specifike, po aq të vështirë e të ndërlikuar për të përmbushur sa duhet pritshmërinë e lartë qytetare.
Fakti pse ajo ka zhvilluar fillimisht takim me gazetarët e “kronikës së zezë”, kjo edhe pse mua për të qënë i sinqertë më lë një shije pak të hidhur, mund të ketë arësyet e veta.
Gjithsesi, mua do të më interesonte të dija, në se zonja Marku, drejt së cilës janë drejtuar sytë, dhe është përqendruar vemendja e shqiptarëve, ka parashikuar të bëjë dhe takime dhe të dëgjojë zërin e lirë qytetar të shkëputur prej politikës, e të përfaqësuar kryesisht nga organizata vërtet jo qeveritare, si dhe nga intelektualë, profesorë, e mendimtarë të shquar.
E theksoj nevojshmërinë e takimeve të tilla, me qëllim që një kryeprokurore në moshë relativisht të re të ketë mundësi të njohë sa më nga afër shqetësimet, brengat e qytetarëve, dhe të seleksionojë mendimin e koncentruar, e pa filtra të më të moshuarve, për atë se si mundet, dhe se nga duhet filluar kryesisht puna për hedhjen e themeleve të shtetit të së drejtës ligjore, bazuar në aspiratat e pjesës dërmuese dhe të ndershme të popullit shqiptar.
I bashkangjitem mesazhit të qytetarit durrsak të cilin e përshëndes, me shpresë se znj. Marku na lexon, na mirëkupton, dhe bën gjithshka për të venë sa më shpejt në zbatim drejtësinë e munguar ligjore. Zbatoni vetëm atë që ju thotë mendja juaj, znj. Marku.Mendimi i parë është zakonisht më i drejtë se i dyti.
No distraction, please !
Problemi eshte pikerisht ky : kjo do te zbatoje vetem ligjin,edhe ne te gjithe e dime se kush e bane ligjin e si u bane ligjet ne Shqiperi : ligjet behen qe faji te mbetet gjithmone jetim,cka kujtoni,kujdesen per veti deputetet tone,jo per Drejtesine se e dine fort mire se nuk jane te paç para Drejtesise,prandaj prodhon ligje pa krye ,ne kundershtim me njenji tjetri. Qe keta te shpetojne gjithmone…
Ligje keta me kilometra prodhojne cdo vjete _ edhe bile mburren me kete prodhim kilometrik_ duke ngateruar cilesin e nje ligji qe qendron me qindra vjete se eshte i miremenduar e artikuluar ,me diarrhen e tyre legislative,qe as vete nuk e kuptojne e qe askkush nuk mundet me zbatuar…
Ligji qe thot cdo pasuri e krijuar ne menyre abuzive e grabitcare,duke vjedh,duke traffikuar,duke shkeluar te drejten e tjetri,duke perfituar nga koncesionet abuziveetj etj,konfiskohet e i kalon shtetit,kete ligj te thejsht halla nuk e kane menduar e jo me votuar…