E kemi thënë edhe në ditët më parë që 15 janari do të ishte dita më e trishtë e vitit. Edhe moti u përshtat, e nisëm ditën me shi.
Sot është e ashtu quajtura ” E hëna blu”, këtë vit ra në 15 janar dhe sipas algoritmit të psikologut anglez Cliff Arnal, do të jetë një ditë vërtetë deprimuese.
Do të ndihemi të demotivuar, si të mbytur dhe pa asnjë lloj pritshmërie. Nëse shumica prej jush do të ndihet vërtet kështu, mos u shqetësoni, është vetëm efekti i parashikuar i një dite jo të mirë.
Kjo cilësohet si koha kur euforia për festat e Krishtlindjeve zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për tu përballur. Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.
Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.
Edhe ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “Blue Monday”.
