Zgjedhjet në SHBA, politika shqiptare urime për Obamën

editor

Arvizu: Ndiqni shembullin e SHBA-së

 

“Në SHBA u vërtetua edhe njëherë se zgjedhjet janë themeli i demokracisë”, deklaroi ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, menjëherë pas fjalimit të fitores së presidentit Obama. Duke i dhënë një mesazh dhe politikës shqiptare: ai u shpreh: “Atyre nuk iu është dashur një javë apo 10 ditë por 5 dhe 6 orë për të numëruar 106 milionë vota. Ne jemi të aftë të bëjmë shpejt këtë sepse kemi teknologji shumë të përparuar por nuk ka arsye, nuk ka justifikim që të nevojiten ditë e ditë me radhë, përveç arsyeve politike për të numëruar votat, për të përcaktuar kush humb dhe kush fiton dhe pastaj të vijohet me qeverisjen e vendit. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe pastaj duhet të nisë qeverisja”, deklaroi Arvizu.”. Ai i bëri apel shqiptarëve të lexojnë dhe rilexojnë fjalimet e dy kandidatëve në zgjedhje dhe do të gjejnë që “pika kyçe e fjalimeve mbetet bashkëpunimi”. Duke e cilësuar siu fjalim prekës, Arvizu citoi fjalët e presidentit amerikan: “Obama tha se zgjedhjet kanë përfunduar, tani nis qeverisja. Qeverisja ka për t’ja dalë”.

 

 

Nishani: Zgjedhjet në SHBA, leksion për Shqipërinë

Zgjedhjet në SHBA janë një leksion demokracie për të gjithë shtetet e botës dhe padyshim edhe për Shqipërinë e cila pret që të ketë zgjedhjet vitin tjetër.
“Mesazhi më i madh është ajo që dhanë dy kandidatët të cilët e ngritën fushatën e tyre mbi bazën e projekteve dhe platformave dhe i konsiderojnë ato në interes të popullit amerikan. Ky është mesazhi më mirë që vjen për Shqipërinë.  Ajo që është një traditë është urimi i atij që ka humbur garën për kandidatin fitues”, deklaroi presidenti Nishani në “Nata e zgjedhjeve SHBA 2012”.

 

Rama: Në SHBA fitoi platforma që mbron shtresat e mesme dhe të varfëra

“Humbja e rivalit të Presidentit Obama është humbja e idesë se të pasurit duhet të paguajnë më pak taksa dhe shteti të ofrojë më pak shërbime!” Ky ka qenë reagimi i liderit të opozitës, Edi Rama, në rrejtin social “Tëitter”.
Pas shpalljes së rezultateve në SHBA, ku fitues është shpallur Barack Obama, kryetari i Partisë Socialiste vlerëson se fitorja e presidentit Obama është fitorja e platformës që mbron shtresën e mesme e të varfër.

 

Berisha: Ishte një rizgjedhje plotësisht e merituar

Kryeministri ka përshëndetur zgjedhjen e presidentit Obama në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbledhjen e qeverisë, kryeministri e ka nisur pikërisht me këtë urim, ku ka vlerësuar lart presidentin e sapozgjedhur. “Urimet më të përzemërta të presidentit Obama në postin më të rëndësishëm të rruzullit tokësor. Kjo isht një rizgjedhje plotësisht e merituara. Obama udhëhoqi Shtete e Bashkuara dhe botën në kohën më të vështirë të tyre pas luftës së dytë botërore. Në mënyrë të padiskutueshme shfaqja dhe stabiliteti botëror njohën dimensione të reja nën udhëheqjen e mençur dhe të vendosur të Barack Obama”, u shpreh Berisha.

 

 

Topi: Politika shqiptare të mësojë nga demokracia amerikane

Zgjedhjet në SHBA janë një leksion demokracie për të gjithë shtetet e botës dhe padyshim edhe për Shqipërinë e cila pret që të ketë zgjedhjet vitin tjetër.
“Mesazhi më i madh është ajo që dhanë dy kandidatët të cilët e ngritën fushatën e tyre mbi bazën e projekteve dhe platformave dhe i konsiderojnë ato në interes të popullit amerikan. Ky është mesazhi më mirë që vjen për Shqipërinë.  Ajo që është një traditë është urimi i atij që ka humbur garën për kandidatin fitues”, deklaroi presidenti Nishani në “Nata e zgjedhjeve SHBA 2012”.

 

 

Idrizi: Fitorja e Obamës, shembull për garë të ndershme

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për rizgjedhjen e tij. Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se mesazhet e dhëna gjatë orëve të para të mëngjesit nga zgjedhjet amerikane duhet të jenë leksione për aktorët politikë në Shqipëri.
“PDIU shpreson që shumë shpejtë, prej zgjedhjeve të vitit 2013, aktorët politikë në vendin tonë të kenë kurajën dhe pjekurinë politike që të sillen si garuesit në zgjedhjet amerikane, ku fituesi vlerëson atë që humbi dhe e përgëzon për garën pa e quajtur humbës dhe ai që humbet përgëzon fituesin duke i ofruar bashkëpunim në emër të kombit”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.
Sipas kësaj partie, patriotizmi që u tregua në deklaratën e presidentit Barack Obama, duhet të jetë në qendër të veprimtarisë politike edhe në Shqipëri.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *