Vjedhja brenda Hipotekës, Posta Shqiptare: Nuk u grabitëm ne

Dita

Sot filiali i nje banke brenda Hipotekes se Tiranes u grabit nga persona ende te paidentifikuar nga Policia. Fillimisht u tha se eshte grabitur filiali i Postes Shqiptare, por kjo e fundit ne nje reagim per mediat, thote qe nuk eshte vjedhur ndonje filial i saj.

“Posta Shqiptare Sh.A, u njoh me lajmin e publikuar në disa media, në të cilin pretendohej “Grabitja e Zyrës Postare të atashuar në ambientet e Hipotekës, Tiranë”, për të cilin sqarojmë dhe saktësojmë:

Posta Shqiptare Sh.A u informua në lidhje me një grabitje që ka ndodhur në një Bankë të Nivelit të Dytë, në ambientet e sporteleve të zyrave të pritjes të Hipotekës, Tiranë.

Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, Sigurimi Postar dhe Policia e Shtetit, fatmirësisht rezulton se nuk ka patur dëmtime fizike në njerëz, dhe saktëson se kjo grabitje nuk ka ndodhur në Zyrën e Shërbimit Postar që operon në ambientet e brendshme të Hipotekës.

Duke shprehur keqardhje për këtë ngjarje, Posta Shqiptare dëshiron të informoj dhe të sigurojë të gjithë qytetarët që shërbimi nëpër sportelet e Postës Shqiptare vazhdon normalisht, duke garantuar siguri dhe cilësi maksimale”, thuhet në njoftimin e Postës.

Share This Article
1 Comment
  • Po tek cila bank ka ndodhur,gazetaret e Albanistanit as nuk perpiqen ta dine,E lere me t’ju tregojne lexueseve….
    Ju mungon abcja e kur kush qysh etj..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *