Alush Lleshanaku ka qenë profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodrës në periudhën e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentët shkodranë të gjimnazit e njihnin si njeri të shkathët, intelektual të zotin, me një trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik.
Pas largimit të Zogut në 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të italianëve.
Ai u largua nga Shqipëria në dhjetor 1944. Ishte legjendë në zonën e tij.
Raporti për vrasjen e Alush Lleshanakut është hartuar në Tiranë më 26 tetor 1952 dhe mban firmën e Rexhep Kollit.
‘DITA’ ka siguruar këtë material që ka siglimin ‘Tepër Sekret’:
Alush Lleshanaku, u nis për Shqipëri në shkurt të vitit 1950 dhe zbarkoi me parashutë. Në atë kohë, ai ishte instruktor i shkollës së spiunazhit të zbulimit italian, në Romë.
Megjithë intelektin, përgatitjen fizike e përkushtimin për misionin që kishte, me të zbritur me parashutë në Shqipëri, Lleshanaku e kupton se nuk do e kishte të lehtë.
Më 20 shkurt 1950, i dërgoi shërbimit sekret Italian këtë radiogram:
Radiogrami Nr.113, Gj.313-31055: “E treta herë që ju them se nuk kam pas mundësinë më të vogël për të komunikuar gjatë orëve të ditës. Sikundër ju kam shpjeguar edhe më parë me telin tim Nr.97, në këtë lokalitet nuk është e lejueshme me ngrit antenat ditën, sepse shihen nga të gjithë. Jo vetëm në lartësitë këtu për rreth, por pothuajse në të gjithë zonën e Elbasanit, nuk ka pyje të mëdhenj dhe të pakontrollueshëm nga njerëzit, nga barinjtë, qentë dhe gjuetarët, gja që bën të pamundur pa u zbulue dhe u njof nga armiqtë. Që më parë kam vendosur orarin për natën. Kam thirrur çdo mbrëmje në orën 18 dhe çdo mëngjes në orën 4. Nuk jeni pergjigj. Nuk kuptoj përse. Më datën 17 të vazhduesit, ora 20 jemi lidhun dhe ju thashë për të nesërmen në oren 3, por ju s’keni ardh, nuk i jeni përgjigj thirrjes time. Gjithashtu kam vazhduar t’ju thërras natën në orët e vendosuna që më parë dhe ju nuk jeni përgjigj. Nuk e kuptoj mënyrën e të sjellit dhe të arsyetimit tuaj. Nëse doni që për kapriçon tuaj të më rrjepin lëkurën, nuk është e drejtë dhe e përshtatshme. Nëse doni që unë të shkoj në malet e nalta ku është së paku pesë metra dëborë dhe jo vetëm që është e pamundur, por se as nuk ia vlen barra qiranë, sepse atje do të jem i izoluar për 5 muaj dhe nuk do të mundem t’ju komunikoj veçse buletinin meteorologjik dhe lëvizjet e ujqërve. Pra me fjalë të shkurtra unë po ndërpres komunikimin ditor dhe do të transmetoj vetëm në orët 20 të çdo mbrëmje… ”
Lleshanaku nuk e dinte se miqtë e tij më të ngushtë ishin duke bashkëpunuar me Siguriumin e Shetit për kapjen e tij.
Madje zbarkimi i Alush Lleshanakut pritej nga Sigurimi.
Që më 5 janar 1950, pra 1 muaj e gjysëm para zbarkimit, ministri Mehmet Shehu kërkonte nga degët e punëve të brendshme të merreshin masa të rrepta, pasi pritej zbarkimi i Alush Lleshanakut.
Duke parë kohën se kur lëshohet ky alarm, kuptohet lehtë se misioni i Alushit ishte i dështuar qysh në nisje.
Sigurimi rekrutoi një prej miqve të ngushtë të Alushit gjatë luftës, të cilit i vë pseudonimin “Fortesa”, në shtëpinë e të cilit Alushi do të vritej. I dashuruar pas sportit, me profesion shofer, ai kishte adhuruar dikur Lleshanakun si sportist i zoti.
Quhej Ymer Graceni.
Më 5 maj 1950, Ymeri nënshkruan deklarimin e bashkëpunimit me Sigurimin me pseudonimin “Orizonti”.

Pas zbarkimit, Alushi qëndroi tek miqtë e tij në Rrilë apo Godolesh të Elbasanit. Ai lëvizte i maskuar. Merrte grykën e Zaranikës me një thes çfarëdo në krah, duke mos rënë në sy fare si “fshatari” i kërrusur i veshur keq.
Më 16 dhjetor 1950-n, Alushi i kërkon “Orizontit” një takim.
Më 24 dhjetor 1950 Orizonti i lë takim me anë të një letre ku i shkruante se “do të donte ta priste në shtëpi, por kishte kallaballëk dhe do të ekspozohej para fqinjëve”, kështu që i linte si vend takimi “shtëpinë e kushëririt përballë fushës së sportit ngjitur me ish-mullirin e Gani Bungës, te një ish magazinë qymyri”.
Sigurimi inskenoi aty afër një dasëm, që të maskonte veprimet e grupit të vet.
Alushi i afrohet vendtakimit në orën e caktuar. Hyn brenda shtëpisë. Në çastin kur ishin ulur në sofër, “Orizonti” i thotë Alushit se po shkonte të porosiste një kafe. Sapo ai del në dhomë hyn grupi special i Sigurimit dhe thërret “dorëzohu”. Njëri nga anëtarët e grupit special, Ilo Stojko qëllon dhe e vret Alushin. Në raport këmbëngul se iu duk sikur Alushi do rrëmbente armën.
Dosja thotë se trupi i Alushit u mor në fshehtësi dhe u balsamos nga Ibrahim Dervishi për t’u ekspozuar disa ditë më vonë në “betejën” e inskenuar të Urës së Paprit.
Një varg procesesh gjyqësore u zhvilluan pas vrasjes së Alushit.
Më 12 korrik 1951 Gjykata e Lartë – Komanda Ushtarake ka marrë në shqyrtim çështjen e Xhaferr Trungut 66 vjeç, i arrestuar më 18 qershor 1951, i cili akuzohej se ka ndihmuar Lleshanakun. Gjyqi zhvillohet brenda ditës, Trungu u lirua për mungesë provash.
Ismail Çehu u arrestua më 23 nëntor 1950. Më 2 mars 1951 u dënua me 10 vjet burg si strehues dhe ndërlidhës i Alush Lleshanakut.
Ibrahim Muçalu u dënua me 15 vjet burg me të njëjtën akuzë.
Hasan Çehu i arrestuar më 26 dhjetor 1950 u gjykua dhe u dënua në 12 korrik 1951 me vdekje, pushkatim si bashkëpunëtor i Alush Lleshanakut
Mustafa Zelli 49-vjeç, u akuzua se kishte strehuar në shtëpinë e tij në Godolesh, Alush Lleshanakun më 13 – 25 dhjetor 1950. Më 10 shtator 1951 Mustafa Zelli u dënua me vdekje – pushkatim.
Të njëjtin fat me të njëjtën akuzë pati edhe Kamber Karaj.
Zelli, Hasan Çehu dhe Kamber Karaj u pushkatuan në Krastë të Elbasanit të tre së bashku.
Për atë që futi Alushin në kurth, bashkëpunëtorin “Orizonti” shënimi i fundit i dosjes i takon vitit 1959. Më 2 korrik 1959 thuhet se “Orizonti” ishte paralizuar dhe nuk mund të jepte firmën për mbylljen e aktivitetit me Sigurimin.
Oficeri i Sigurimit të Shtetit që qëlloi mbi Alush Lleshanakun, pas disa vitesh vrau veten.
b.m. / dita

Alush Lleshanaku ishte jetim,u rrit ne sarajet e Shefqet Verlacit ne Elbasan.Verlaci e shkolloi ne shkollen normale dhe me pas e dergoi per studime te larta ne Itali,ku mbaroi me rezultate te shkelqyera Akademine e Fiskultures ne Rome.Sherbeu si profesor i fiskuliures ne gjimnazin e Shkodres,ku tregohet edhe nje anektode me nxenesin e tij Vojo Kushin.Afrimi qe ka pasur Alush Lleshanaku me Vojo Kushin dhe familjen Banushi ne Shkoder(peshkopi Irene Banushi dhe vllau i tij aktori i humorit Tano (Athanas)Banushi),vjen nga Origjina e tyre.Jane bashkefshatare.Jane nga fshati Fikas i komunes Bradashesh.Ne fakt Fikasi eshte nje lagje kaurre(orthodokse) e fshatit Bradashesh.,si edhe Shengjoni.
Haki i Zotit per krimet qe ka ba : i paralizuar,e tjetri vau vetin.
Gjithe fara e tyre te mallkohet,per krimet qe kane ba mbi shqiptaret e vertete.
Lili
sipas llogjikës tënde”Haki i Zotit per krimet qe ka ba : i paralizuar,e tjetri vau vetin.”
“Pas largimit të Zogut në 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të italianëve. ”
atëherë dhe leshanaku nuk i paska shpëtuar Hakiut të zotit?!
sepse ka qënë vënë në shërbim të pushtuesit??
apo italiani nuk ka qënë pushtues??
a të pjerdhça mëndjen mi laraskë e dhjerë në tru!!
ç’mban kjo tokë përsipër!?të kishte mënd toka nuk do të ndalte tërmetet asnjë sekondë!!vetëm e vetëm për të shkundur nga shpina idiotër të tillë!
Zoja Nexhmije Hoxha po ashtu u vu ne sherbim te italianeve mor horr, pra logjiken tend fute ne byth aty ku i ke trute…se po te ishe patriote do kishe denuar po me aq zell Nexhmijen tende e Enver Hoxhen qe gjithe luften e bene te bashkpunetori i fashisteve, te cilin ne fund e denuar me vdekje qe te mos kallexoje”luften Heroike” te tyre ne krevat…te kryefashizmit ne Shqiperi..;
Cka te pjerdh mendja ty , i sherdhyuar edhe ne tru
@Lili, quani shqiptar të vërtetë atë që ka bashkëpunuar me fashistat italianë ? Kundër KUJT po bashkëpunonte me fashistat ky ? Nëse e keni harruar po ju rikujtojë një përcaktim : Tradhtar – Ai që del kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; ai që bëhet armik, duke kryer veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, duke nxjerrë të fshehta të rëndësishme, duke u arratisur në një vend tjetër etj.
O gjidi Majmun budallai,
PO ENVERI MORE IDIOT QE JETOI GJATE GJITHE LUFTES ME GJITHE NEXHMIJE FASHISTEN NE VILEN E KUNATIT TE TIJ KRYEFASHIST BAHRI OMARI?
Per cfare fashizmi ne Itali ne vitet 1950-1951 flet ti more mavri idiote qe del ketu ne DITA si KUKUDH fanatik?
sepse:
Ne vitet 50-te dihet qe Enveri i kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin me radhe Titos dhe Jugosllavise Komuniste dhe me pas Stalinit te Bashkimit Sovjetik dhe profesori i Gjymanzit te Shkodres, Leshanaku nuk e pelqente pederastine e Enver Hoxhes dhe prandaj MONSTRA e Gjyles e vrau sui gjithe te tjeret.
PSE NUK PYET ME MIRE PER POLIAGJENTIN MEHMET SHEHU SE KU E KA VORRIN?
“Pas largimit të Zogut në 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të italianëve.
Ai u largua nga Shqipëria në dhjetor 1944” – e ke të shkruajtur në krye të artikullit me të zeza. Në 1939 sipas Historisë Botërore ishte nën regjimin fashist të Mussolini-t, kjo bën që cdo person që ka bashkëpunuar me Italianët në atë kohë (1939) të ketë qënë bashkëpunëtor i Fashizmit. Ke aq intelekt sa të kuptosh këtë shpjegim ore “Intelektual” ? Nuk më duhet as Enveri e as Mehmeti se në 1939 nuk dihej akoma se cfarë regjimi do ngrihej në Shqipëri. P.S : budalla, idiot, mavri idiote, kukudh fanatik – cfarë fjalori i zgjedhur nga një ‘Intelektual’….
Nuk ke folur fare per “Mussolinin” pederast shqyptar Enver Hoxha o Majmuni i gazetes DITA, por as per antaren e Partise se Mussolinit, Nexhmije Hoxha,
prandaj:
Mos e lexo historine e patrioteve shqyptare nga Dosjet e Sigurimit te Shtetit, ashtu sic e lexojne te gjithe gjidi Majmunet Fanatike te Partise se Punes qe i bejne Patriotet shqyptare DIVERSANTE te Kapitalizmit dhe xhelatet e Enveri si HERONJ te LANC-it kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit.
PO PSE ME DEMAGOGJINE E PARTISE SE PUNES DO TE HYJE SHQYPNIA SOT NE BE?
Po pse duhet të flas për ata unë ? Në momentin kur Italianët erdhën në Shqipëri, a erdhën si pushtues ? Kush bashkëpunon me pushtuesin a quhet tradhtar ? Kësaj përgjigju o ‘intelektual’. Dhe që ka bashkëpunuar ky Alushi me fashishtët e tregon edhe fakti që ka ikur me ta pas humbjes së luftës. Sa për Nexhmijen, me sa tregojnë faktet historike ka qënë anëtare e lartë e LANÇ -Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare. Këtë e thonë dhe anglezët e fashistat e kërkonin për t’a pushkatuar kështu që nuk qëndron ajo që thua ti. Me të njëjtën llogjik Sali Berisha është komunist se ka qënë anëtar partie.
lali,
copa idiotësh si nastro koqja(komandari i idiotëve),lili dhe të tjerë,nuk kanë problem me tradhëti a dhunime a vrasje a përdhunime a pedofilira!!
e rëndësishme është që të shajnë enverin!!
ata kapërdijnë çdo lloj muti vetëm e vetëm enveri të shahet!!
nastrokari,psh pavarsisht se italianët jo vetëm ja zbritën me shkelma nga froni,por dhe e ndoqi si levrieri lepurin,prap e quan bashpuntorin e shkërdhyesit të idhullit të tij,PATRIOT!!
për LIli asqë bënet fjalë për ta përmëndur!!ajo kujton se zoti çon Haki-un për të ndëshkuar njerzit që bëjnë krime!!kështu dhe alushin e ka vra Haki-u!
anticensure, mos ia ve te tjereve zanatin tend: pedofila ishit ju qe keni sherdyer cka keni mujt edhe mushken bile… tradhine keni ne gjak ju qe tradhtuat njenji tjetrit derisa s’mbeti me askkush me vra! bashkpunetori ishit ju nje here me kine,nje here me serbin, nje here me rusine, e ne fund prape me italianet se me italianet e me germanet!!
Bile ky qe ne fillim e pate kuptuar se ma mire ùme italianet se me bolsheviket !
Po Zoti çon hakun aty ku duhet ,kjo po duket se si ju ka katandisur Zoti: ne fund te pusit per cdo gje!
Po mjafton qe te gagazise per lavdi e Nexhmijes edhe ma fashiste se ky edhe Enverin .
Po besoj se Zoti ju denon mire:enverit ia di ma mire se ti se si perfundoj:profesori ime ishte mjeku i tij edhe na tregonte per te… Veç sa nuk e keputen cope cope sikur shokun e tij Tito;
hat shko shikoje edhe nje here filmin per “luften heroike” nga krevati i Zotni Omarit…
Lili
asqë e diskutoj që ke të drejtë,vetëm se kam një dëshirë të vogël!!
a mund të ma përkëthesh në shqip këtë që ke shkruar??
ose më mirë,a mund ti thuash dikujt që ta shkruaj pak më saktë dhe më me llogjikë??
si ta thash,asqë e diskutoj që ke shprehur një mendim fantastik!!
vetëm se nuk kuptohesh!!
vertet qenke edhe ma i tretur nga trute se cka mendova…
Fort mire me ke kuptuar,
edhe mos u kap ne gabimet ‘linguistike’ apo ortografike…
E keni pak zakon me pa kashten e jo drurin qe iu verbon.
Po fundi i budallaleqeve e blablahagiografise tuaj i ka ardhur e vetem debilat si ju nuk e kane kuptuar cka ishin herojnt e juaj:vrasese , kriminel e antikomb.
lili
prapë ke të drejtë!!
soji tënd,debila me tendencë demence,po çajnë përpara!!që kur filloi të merrej doktratura pa bërë tetvjeçare dhe të mesme,ndonjëherë dhe pa blerë diplomën e universitetit!!
mos je gjë deputete e ballit??
të gjithë ata janë me doktrraturë!!tetvjeçaren,të mesmen dhe universitetin i kanë përfituar si të përndjekur politik!!
SE DONTE TE LUFTONTE NJE ENVER HOXHA DHE REGJIMIN E TIJE FASHIST ….NUK MUND TE QUHEJ TRADHETAR …SEPSE DONTE LIBERTENE E POPULIT NGA KUNISTAT FASHISTA …..SE KUPTONI ?????? JU KUPTOJ … NE SHQIPERI JENI NENTE UJE DHE NJE KOS …KUR NE EUROPE KOMUNISTAT JANE PERSHKRUAR SI NAZISTAT SI FASHSHSTA ..SE BENE MILIONA VICTIMA VRASJE …JU I PERKRAHNI AKOMA ..KJO TEGON NIVELI E UELT TE KULTURE STE CIVILIZIMIT TE EDUKATES QE KENI …KUR NE AMERIKE NE VENDIN ME DEMOKRAT NE BOTE ….KOMUNISTAT AS QE E KISHIN TE DREJTEN TE HYNIN NE VENDIN E LIBERTES ..ME MENDIME TROCKISTE LENINISTE FASHISTE …DHE CHALI CAPLIN … U PERZU NGA AMERIKA SE KISHTE IDE KOMUNISTE FASHISTE .. DHE U STREHUA NE SVICER …….. MESONI GJERA COBANE KOMUNISTA …. DHE TROCKI U PERZU ME DHUNE NGA BISHA STALIN PER IDE ………….TRADHETARE JO KOMUNSTE …..HA HA HA HA HA HA H JENI KOMIKE ..
marove pushimet mi sharabajga e nastros??
shko se ti paguj unë nja gjasht muaj të tjera!!
hë tu bëfsha,na lër rehat me këto idiotësit e tua mi eli!!
“DHE CHALI CAPLIN … U PERZU NGA AMERIKA SE KISHTE IDE KOMUNISTE FASHISTE .. DHE U STREHUA NE SVICER”
me siguri ka qënë komuniste zvicra në atë kohë baxhelle??
ANTI QURRAVEC …. MESO HISTORINE MIRE PARA SE TE ZHGARRAVISESH … ZVICERA NUK ISHTE KOMUNISTE …POR KISHTE ME HAPESIRA PER DISA IDE NUK I KISHTE LIGJET SI NE AMERIKE ///. PRANDAJ EDHE NE L E 2 BOTERORE NUK U PERZIE … PRANDAJ EDHE CIFUTET STREHOHESHIN … . DHE ZVICERA NUK ISHTE IZRAELI .. HEJ ANTI .. EDHE KIRK DUKLAS SPARTAKU … NUK U FUT NE HOLLIVUD … SEPSE KISHTE IDE BOLSHEVIKE …. POR KETE GJERA SMUND TI MESOSH DUKE LEXUAR ZERIN E POPULLIT … TE KUPTOJ ..DHE CIFTI ROZENBERG QE ENVERI I BERI SI HERONJ .. NE SHQIPERI DOLEN NE BULEVARD QE TE MOS VRITESHIN …. POR NE AMERIKE U DENUAN SI SPIUNA TE RUSEVE .. DHE E PRANUAN VETE … ..KOMUNIZMI ISHTE SI MALARJA NE AMERIKE .. PAYS DE LIBERTE DEOKRACIE … MERCI TETE DE BITE ..
Redaktor, nuk thuhet “Pas largimit të Zogut në 1939, Alush Leshanaku vihet në shërbim të italianëve”, por ne “sherbim te pushtuesve fashiste italiane.”.
normalisht kishin për ta shkruar kështu si thua ti,por për të mos i prishur qefin nastros dhe për tiu thënë gërkut që të mos heqin ligjin e luftës,kanë vendosur të shkruajnë se zogu iku me pushime dhe erdhën italianët!
ja ashtu kot se ju ra rruga,pak për pushime,pak për investime!kështu që alushi nuk bëri gjë tjetër veçse çoi kërkesën për punë tek investitorët italianë!!
ata e pranuan për zotësinë e tij!pastaj ai filloi të punonte si bukpjekës në uzinë e shkrijes së tallashit!!
kur komunistët,të lindur nëpër male e shkrepa,zbritën prej andej se u mërzitën,por për më shumë për të prishur pushimet dhe investimet italiane,alushi iku bashk me ta!!
e pastaj vari teneqen!!ata e çuan prapë për të investuar,me thesin me flori,por komnistët e maleve ja grabitën floritë!!thesin jo!!
shkrime alla dervishi!!dridhe like me lesht të ricikluar fabrike!!
JA MORE PISA ENVERISTE, FANATIKE TE POSHTER TE PARTISE SE PUNES, JA LEXOJENI TE E VERTETEN PER PATRIOTIN ANTIKOMUNIST, ALUSH LESHANAKU JU PLACIN SYTE E SPIUNIT TE SUGURIMIT TE ENVERIT:
E vërteta e vdekjes së parashutistit patriot dhe atdhetar, që do të rrëzonte Enver Hoxhën
Zef Luka rrëfen nga SHBA betejën me Sigurimin e Shtetit dhe zbardh vrasjen e Alush Lleshanakut
Si shkoi filli i Alushit dhe çetës së tij? – e pyes Zef Lukën Ka qenë dhjetor i vitit 1950. Isha çuar për të marrë shërbimin, isha roja i parë. Natën kisha pa një ëndërr të tmerrshme; një gropë të madhe, përreth saj 9 kufoma me gojë hapët. O, Zot, ç’tmerr ajo ëndërr! Në orën 9, sipas rregullit të përditshëm thërrisnim Romën. Ata na thanë se kishin me na dhënë një radiogram të rëndësishëm. Po e prisnim me ankth e shqetësim të thellë. Radiogrami erdhi. Në të thuhej se “Radio Tirana ka dhënë lajmin se Alush Lleshanaku ishte vra, na jepni hollsina”. U habitëm dhe u ligshtuam. Mu më dhembi shpirti. E kisha idhullin tim, mësuesin tim që më udhëhiqte në këtë luftë të ashpër. I kisha dhanë besën. Menjëherë shkuam në katund, takuam priftin, morëm “Zanin e Popullit” dhe menjëherë i konfirmuam Romës lajmin për sa shkruante gazeta: Ai ashtë vra në ora 4 të natës, si pati kaluar urën tek shkalla Broshkë. Rinia, një pjesë e të cilëve ishin dhe komunistë, kur e panë, thanë: Alush, ç’t’u desh që erdhe?” Shumë prej tyne kishin qenë edhe nxënës të Alushit.
Si e përcollët vdekjen e Alushit, si ndikoi ajo në luftën tuaj kundër komunizmit, ç’vendim morët më pas?
Ta kam thanë dhe në fillim të bisedës, Alushi ishte i veçantë. Ai e donte Shqipërinë më shumë se nënën e vet. Nuk e di se sa e shpreh kjo që po ju them vendosmërinë e tij për t’u vetëflijuar për Atdheun. Grupi i veriut u prek shumë nga humbja e tij, ai i Elbasanit, edhe më shumë. Por, meqë Alushi kaloi disa herë në veri, pati punuar profesor në Shkodër, pati zbarkuar në veri për furnizim me radio, i vetmi ngushëllim yni ishte që atë nuk e gjet e keqja në veri; ndryshe do të na mbeste plumb në shpirt. Me vdekjen e Alushit, u ndaluan dhe grupet e tjera me u hedhë në Shqipëri, si: Xhevdet Blloshmit, Shyqyri Bicakut…
Mësuat ndonjë lajm të vërtetë se si u sollën komunistët me trupin e pajetë të Alushit?
Shteti komunist e ka vënë në një shtyllë te rrapi i Bolbollës që ta shikonin njerëzit. Kanë njoftuar edhe të shoqen, po ajo nuk ka pranuar që të shkojë.
Ju mendoni se Alushi u vra apo ka ndonjë version tjetër?
Unë e kisha shkruar historinë me imtësi në ditarin tim, por u detyrova që t’i heq në çastet e fundit. Fëmijët e Alushit nuk ishin të mendimit që të vendoseshin emrat e atyre që mendohet se i morën jetën Alushit, e dorëzuan atë, apo e helmuan më parë…
Ju, sikur po thoni shumë variante njëherësh, cila është e vërteta?
Alush ishte njeri i rrallë, ishte trim, por i zgjuar, shok kishte vetëm veten, ai nuk binte kollaj në kurth, por Sigurimi i Shtetit arriti që të depërtonte në radhët e luftëtarëve nacionalistë, ai helmoi një pjesë prej atyre që arriti të kapte, i bëri për vete, disa u dorëzuan në torturat e egra dhe pranuan të bashkëpunojnë e të luajnë lojën e Sigurimit. Kështu ka ndodhur edhe me ata që e dorëzuan Alushin, e prenë në besë shqiptarin e mirë që nuk e njihte besëprerjen…
Këtu përfundon intervista me Zef Lukën, i cili pas vrasjes së Alushit e ndiente veten të vetmuar dhe dhimbja gati i çante gjoksin. Kishte ardhur koha që të linte malet dhe ta quante të përfunduar detyrën ndaj idealit të vet. Në ditarin e tij ai do të shkruante: “Gusht 1951…Përgatitemi me e lanë misionin. Alush Lleshanakut ia mbajta fjalën; sa qe ai gjallë, unë isha zotue mos me e lëshue Shqipërinë. Gjendja sa vinte përditë keqësohej. Populli na thoshte se prej jashtë ishin duke na spiunuar. Ata të KKSHL-së, i zinin të gjallë, porsa vinin këmbën në Shqipëri, siç ndodhi me Hamit Matjanin, shok i Alushit, ndër djemtë më të mirë të Shqipërisë”.
Zef Luka mori rrugën e kthimit dhe së bashku me Pashko Letën, Pjetër Gjonin me gruan, Katerinën, Vat Stakën, Fran Sokolin, Preng Keqanin me Gjinin, Fran Kolën; këta të fundit i vrau Sigurimi gjatë rrugës, në terren. Odiseja e vuajtjeve vazhdoi edhe pasi kapërcejnë kufirin. UDB-ja nuk iu nda, por Zefi i kishte thënë “jo” bashkëpunimit me armiqtë e Shqipërisë. Ai kaloi me burrëri e trimëri të patreguar të gjitha provokimet, madje edhe arrestimin e priti gjakftohtë. Madje dhe ditët e vështira të burgut, që nga dhjetori i vitit 1951 e deri në mars të vitit 1952. Me kurajo, Zefi i përbuz ata që bashkëpunuan me UDB-në.
* * *
Por le të rikthehemi sërish tek Alush Lleshanaku duke shfrytëzuar burime të tjera për të ndjekur rrugën e aktivitetit të tij antikomunist, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, ku përpjekjet e tij për të bashkuar rezistencën antikomuniste deri në çastin fatal, kur jeta e tij u këput, ndoshta ngaqë për herë të parë ai besoi më shumë se ç’duhej dhe ra në kurthin e pabesisë.
Lulëzim Petrela ka arritur që përmes dokumentacionit dhe dëshmive të ndjekë gjurmët e luftës antikomuniste në Shqipërinë e Mesme, zonë ku vepronte Alushi. Në botimin “Qëndresa e armatosur antidiktatoriale në malet e Shqipërisë së mesme në vitet 1944-1950” të nënshkruar nga Fiorito Petrela, sillen detaje për organizimin e grupeve të armatosura, ku shquheshin aftësitë organizative të Alush Lleshanakut për t’i bashkërenduar forcat që kishin zënë malet me armë në dorë për të rrëzuar regjimin komunist.
* * *
Alush Lleshanaku ishte ndër ata luftëtarë antikomunistë që impononte besim në kauzën e vet, jo vetëm tek bashkëpunëtorët e tij, por edhe tek nacionalistët e tjerë që vepronin në treva të tjera të Shqipërisë. Një ndër shembujt që ilustron këtë ide është dëshmia e gjallë e Zef Lukës, i cili, pasi Alushi kishte humbur jetën, vendosi që ta lërë jetën e malit nga që nuk shihte më dritare për të vazhduar misionin. Zefi, në emër të nacionalistëve të veriut pohon: “Ne na ngushëllonte fakti që Alushi nuk u vra në veri të Shqipërisë, ndryshe do të na vriste ndërgjegjja për gjithë jetën se ishte vrarë në “shtëpinë tonë”. Alushi vërtetë e kishte Shqipërinë e Mesme si zonën e aksioneve të veta, por ai shpesh u ndodh në veri, në mes të parashutistëve, që kishin zbarkuar asaj ane, me të cilët pat kaluar së bashku në kampet e Greqisë dhe Italisë. Në zonën e tij të veprimeve luftarake, Alushi gëzonte një besim të jashtëzakonshëm. Ai ishte iniciatori i një mbledhjeje të përgjithshme e të arratisurve në malet e Shqipërisë së Mesme. Ky takim tepër i rëndësishëm për fatet e mëtejshme të luftës antikomuniste, u mbajt me 28 korrik 1946 në vendin e quajtur Kroi i Zogut në fshatin Allajbeg të Belshit, krahinë e Dumresë, rrethi i Elbasanit. Në fakt, sipas Fiorito Petrelës, ky takim me përmasat e një kuvendi, u thirr pas pritës që i ishte bërë çetës së Sul Selimes, e quajtur ndryshe edhe si “çeta e hekurt”, e cila qe gjakosur në një pritë që i pati organizuar Sigurimi. Mbledhja qe thirrur nga Alush Lleshanaku, i cili ishte në njëfarë mënyre, truri i bashkërendimit të veprimeve antikomuniste në Shqipërinë e Mesme (Tiranë-Durrës-Elbasan-Lushnje-Peqin-Shijak-Kavajë). Ndërkohë që luftëtarët e çetës së Sul Selimes mjekonin plagët e marra në pritë, Sula merr njoftimin nga Alushi për t’u takuar me të në Papër-Sollak (Dumre), në shtëpinë e Hysë Haxhiut. Atje u organizua takimi. Alushi ishte së bashku me Ali dhe Ibrahim Çelën. Objekti i këtij takimi ishte pikërisht organizimi i kuvendit të 28 korrikut që do të mbahej në Allajbeg. U ra dakord që takimi me të gjithë të arratisurit në Shqipërinë e Mesme, të bëhej pikërisht tek Kroi i Zogut, për faktin se aty pranë ishte edhe një pyll i dendur, dhe sido që të vinte puna, të kishte një mundësi ikjeje në rast rreziku. Sa për temën e kuvendit u ra dakord që të bisedohej për bashkërendimin e veprimeve në të ardhmen, veprime që synonin rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Kuvendi i Allajbegut synonte nga ana tjetër që t’i paraprinte edhe një takimi tjetër me përmasa më të mëdha se ky. Ishte fjala për një kuvend më të zgjeruar që ishte paralajmëruar të mbahej në shtator 1946, ku do të diskutohej për mundësitë e organizimit të një kryengritje të armatosur, e cila do të ishte e njëkohshme edhe me forcat që vepronin në veri të Shqipërisë dhe do të çonte në rrëzimin e diktaturës komuniste që po instalohej në Shqipëri. Pra bëhej fjalë për kryengritje të përgjithshme. Takimi mes Alushit dhe Sulë Selimes u zhvillua pa asnjë incident. Forcat e ndjekjes nuk arritën që të binin në erë të bashkimit të dy çetave, ndryshe ata do të kishin sulmuar për t’i hequr qafe dy nga armiqtë më të betuar të tyre, të cilët kishin kohë që i kërkonin si me qiri.
Me 28 korrik 1946 u organizua takimi i paralajmëruar i Allajbegut, ku mendohet se kanë marrë pjesë më shumë se 200 të arratisur të asaj zone, të cilët prej kohësh kishin lënë vatrat familjare dhe kishin rrokur armët për të rrëzuar komunizmin. Në këtë kuvend ishte i pranishëm edhe Hamit Matjani, një ndër luftëtarët më të rrezikshëm antikomunistë. Hamiti shoqërohej nga Hima, i vëllai i tij, Ibrahimin, i cili do të vritej më vonë e do të jepte jetën në luftë kundër komunizmit, mbeti i vrarë me të tre nipat: Hasanin, Dalipin dhe Hajdarin. Nuk do të mbaronte me kaq flijimi i familjes Matjani në emër të antikomunizmit; në përpjekje do të binin edhe vëllai tjetër i Hamitit, Asllani, dhe djali i xhajës së tij, Veliu. Ndër emrat e njohur të luftës antikomuniste, pjesëmarrës në takimin e Allajbegut do të ishin edhe Nuri Plaka e Ramadan Kelmendi. Hamiti ishte nga fshati Matjan i Lushnjës, Nuri Plaka nga Gfostima e Cërrikut, Elbasan, ndërsa Ramadan Kelmendi, ishte prej Kosove. Në shënimet e Fiorolos, shkruhet se të tre këta: Hamit Matjani, Nuri Plaka dhe Ramadan Kelmendi do të binin në kurthin e Sigurimit të Shtetit, të tradhtuar nga Xh. Mema, D. Kurti dhe B. Hoxha, pa harruar kontributin e Zenel Shehut, që prej kohësh kishte pranuar dhe ai të luante lojën e Sigurimit të Shtetit.
Në radhën e pjesëmarrësve të kuvendit të Allajbegut ia vlen të përmenden edhe luftëtarë të tjerë antikomunistë si: Latif Karafila, Adem Tafani, Veiz Gjolena, Fetah Shabani; tre vëllezërit Sefer, Shaban e Pasho Gjika nga Shalësi i Elbasanit; Emin Lamçe; Cen Graceni, Mersin Muzhaqi; ishte ai që quhej heroi dhe trimi i Shpellës së Zgoshtit të Librazhdit, Isak Alla me të vëllanë, Kamberin. Isaku kishte hyrë në këngë për luftën dhe qëndresën heroike që kishte bërë tek Shpella e Zgoshtit në vitet 1945-46. Nuk kishin mundur që të vinin në kuvend Azis Biçaku dhe Xhevdet Blloshmi, të cilët kishin patur pengesa në rrugëtimin e tyre. Qe një takim i rregullt, ku diskutuan jo vetëm krerët. Në procesverbalin e atij takimi është ruajtur edhe fjala e organizatorit dhe drejtuesit të atij kuvendi, Alush Lleshanaku, i cili hapi takimin. Ai u tregoi të pranishmëve për përpjekjet që po bëheshin nga luftëtarët e maleve për të rrëzuar komunizmin. Ai tregoi për takimet që kishte patur në veri të vendit me kryetarin e Komitetit të Maleve të Veriut, Llesh Gjonmarkaj, si dhe me Jup Kazazin e Shkodrës, i cili, pas një muaji do të ishte në krye të kryengritjes së Postribës. Lushi hodhi kushtrimin se duhej bërë një organizim i shpejtë, se nuk kishte kohë për të humbur; ishte fjala për një kryengritje të njëkohshme e të përgjithshme në të tërë Shqipërinë. Lushi tha se në shtator do të organizohej takimi tjetër që do të mbahej me 1 shtator në Belsh. Fjala e Alush Lleshanakut u pëlqye dhe u miratua. Pas tij foli Sul Selimja që ishte bërë tmerri i forcave të ndjekjes. Ai u shtoi fjalëve të Alushit mendimin e tij: “Me aksione, atentate dhe sabotime nuk do të kishim ndonjë interes, sepse do të shkatërrohej vendi dhe do të merrej më qafë populli”. I ashpër ishte në fjalën e tij Pasho Gjika, fjalët e tij ranë si bomba në kuvend: “Të rrokim armët të gjithë, për të përmbysur këta antikombëtarë që janë të gjithë me frymën e serbit”. Por nuk kaluan as dy ditë nga takimi dhe Pasho Gjika u vra nga forcat e ndjekjes në shtëpinë e tij.
Alushin e kishte mësuar jeta e dyfishtë që bënte si njeri dhe si luftëtar, si udhëheqës grupi dhe si armik i shpallur nga komunistët, të ishte syçelët. Në këto rrethana ai ishte i pajisur me një intuitë të jashtëzakonshme. Alushi duket se gaboi vetëm një herë, por mjerisht gabimi ishte fatal, i pariparueshëm, i kushtoi jetën. Pasi kishte përfunduar kuvendi i Allajbegut, Alushi dhe Sul Selimja shkuan në shtëpinë e Hysë Haxhiut. Me intuitën e tij, gjysmë me shaka, gjysmë me të vërtetë, Alushi u thotë të pranishmëve: “Duhet të shpejtojmë rrëzimin e diktaturës se do të vijë koha që ky strehuesi, që kemi këtu (Hysë Haxhiu) do të lidhet me Sigurimin e do të na kapin të gjithë një nga një…” Po sipas Petrelës, i cili ka takuar bashkëluftëtarë të Alushit të mbetur gjallë, Hysa ka reaguar ndaj fjalës së Alushit, duke bërë një shenjë mohuese me dorën e djathtë: “Nuk ju tradhtoj kurrë”, – donte të thoshte me atë shenjë të pashoqëruar me zë Hysi. Por e vërteta qe ashtu siç e parashikoi Alush Lleshanaku. Ai u lidh më vonë me Sigurimin dhe ngriti “leqe” për shokët e Alushit.
Nga ana tjetër, Sigurimi, në takimin e të arratisurve të Shqipërisë së Mesme, kishte futur një përgjuesin e vet, bashkëpunëtor, vullnetar i Sigurimit, Xh. Sh, nga Kuqani i Elbasanit, i cili bëri punën e vet dhe në të gjithë zonën plasi një terror i ashpër dhe i paparë. Takimi i dytë, ai i shtatorit, që do të synonte bashkërendimin me veriun, nuk u bë, jo vetëm nga terrori që plasi, por edhe nga depërtimi i bashkëpunëtorëve të Sigurimit, të cilët ishin shtuar shumë aso kohe dhe dekonspiruan të gjitha veprimet që do të ndërmerreshin. Arsye tjetër që se kryengritja e Postribës filloi para kohe, në gusht të 1946-s, ndërkohë që mendohej të niste në shtator, pas takimit të arratisurve të Shqipërisë së Mesme, i paralajmëruar për të filluar me 1 shtator. Duke mbetur e veçuar, Postriba u shtyp me gjak nga shteti komunist, që sigurisht e pati më të lehtë të vepronte në kushtet e moskoordinimit të forcave antikomuniste.
Pas dështimeve që erdhën pas shtypjes së Postribës, Alushi u përpoq që të bashkërendonte edhe një herë forcat. Për këtë qëllim ai shkoi në Zgosht të Librazhdit për t’u takuar me Isak Allën dhe Azis Biçakun, pastaj shkoi në Okshtun të Dibrës për t’u takuar me Fiqiri Dinen, por atje mësoi se Fiqiriu, së bashku me Prenk Previzin dhe Hysni Demën kishin dalë në Greqi. Nuk i mbeti gjë tjetër veçse të kalonte dhe ai në Greqi gjatë ‘47-ës,(atje në kampe u takua edhe me Zef Lukën e të tjerët). Alushi do të rikthehej sërish në Shqipëri për të vazhduar misionin e tij më 15 shkurt 1949 dhe dhjetor 1949.
Por çfarë i ndodhi Alushit në bazën ku kishte shkuar për të kaluar natën? Siç treguam në numrin e kaluar, ai ishte përcjellë nga Gon Gjinaj dhe Zef Luka. Pasi kaluan të gjitha shtigjet e rrezikshme, Alushi me shokët e tij, nën hundën e forcave të ndjekjes, arritën në Elbasan. Ka qenë dhjetori i vitit 1950. Bashkë me Alushin ishte dhe një nga besnikët e tij të betuar, Rexhep Kasa. Që të dy shkuan tek baza ku do të ndodhte ngjarja tragjike.
Ka dy variante të përcjella deri tani; njëri variant është ai i helmimit përmes ushqimit. Alushi ishte muskuloz dhe ia kishin frikën që të ndesheshin trup me trup me të, kështu që më parë mendohet se e kanë vënë në gjumë. Varianti tjetër tregon se Alushi ka dyshuar se diçka po luhej në atë shtëpi, ku përveç një shoku të Alushit, ishin dhe dy të tjerë që ishin paraqitur si miq të zonjës së shtëpisë. Ka mundësi që Alushi, pasi ka dyshuar, ka bërë përpjekje që të largohet, por ka qenë vonë; ata kanë qëlluar dhe e kanë vrarë. Këto variante janë përfolur edhe në shtypin e Tiranës që nga viti 1992 e këtej. Por le të sjellim si dëshmi të variantit më të besueshëm, atë që rrëfen R. Krasniqi, i cili ndryshe nga sa është shkruar deri më tani, rrëfen se Rexhep Kasa, miku besnik i Alushit, pjesëtar i çetës së tij, nuk është vrarë atë natë siç shkruante gazeta “Zëri i popullit” dhe “Bashkimi”, por ka mbetur i gjallë dhe ka dëshmuar të vërtetën e dyzuar në dy variante. Nga ana e tij, Kasa, sipas Krasniqit, është izoluar në birucën e kampit të grekëve,në Naraç të Zadrimës. Ka treguar Rexhep Kasa: “Pasi qemë ndarë nga Gjon Gjina, Alushi më zgjodhi vetëm mua për ta shoqëruar. U futëm në Elbasan pasi Alushi donte që të riorganizonte punën në atë zonë. Shkuam tek një mik i Alushit. Mbaj mend, – ka thënë Rexhepi, – se në atë shtëpi, u shtruam për të ngrënë darkë. Mirëpo pas ngrënies Rexhepin e ka zënë një gjumë i thellë, që nuk ka marrë vesh se çfarë është bërë aty. Ai i ka kujtuar Krasniqit faktin se kur është zgjuar, e ka parë veten të lidhur në qeli, si dhe kur ndodhi lidhja e tij, atij nuk i kujtohej asgjë. Nuk e di, – ka shtuar ai, – se çfarë i kishte ndodhur trimit Alush Lleshanaku. Ndofta ka pësuar dhe ai fatin e Rexhepit, ndofta e kanë vënë në gjumë, ndofta ai është vrarë në përpjekje me ta, ndofta…? Të gjitha mbeten hamendje. Kur është ftilluar, Rexhep Kasa ka kujtuar se në atë shtëpinë elbasanase ku qenë strehuar, ai bashkë me Alushin, kishte parë tre burra dhe një grua, kjo ishte e zonja e shtëpisë, ndërsa njëri prej tre burrave ishte mik i Alushit; të tjerët, që ishin të panjohur nga Alushi dhe Rexhepi, ka mundësi që të ishin të Sigurimit.
“Të gjithë njerëzit e asaj shtëpie për mua ishin të panjohur”, – ka thënë Kasa, i cili ka kujtuar edhe një detaj tjetër. Në kohën që ky po hante me uri, Alushi vazhdonte e bisedonte me njerëzit e panjohur. Në fakt, Alushi kishte treguar para se të vinte ushqimi diçka që i tërhoqi vëmendjen; atij i bëri përshtypje vonesa shumë e madhe e darkës dhe e kishte shprehur hapur shqetësimin dhe dyshimin. Ndoshta Alushi e bashkoi më vonë dyshimin e tij për vonesën e tejzgjatur të darkës me gjumin e thellë që e kishte përpirë Rexhepin sapo ai kishte kapërdirë ca kafshata dhe është orvatur të shtjerë mbi ta ose është përpjekur t’u ikë, dhe pikërisht atëherë ndofta e kanë vrarë… Kësisoj, edhe pas këtyre fakteve e dëshmive, vdekja e Alush Lleshanakut mbeti një enigmë, të cilën e mbështolli me një vel misterioz Sigurimi i Shtetit. Në ndihmë të këtij mendimi vjen dëshmia e mëvonshme e Rexhep Kasës, i cili kujtonte se në burg i kishin çuar kastën që ta shihte gazetën “Zëri i popullit”, që shkruante për vdekjen e Alushit. Në të shkruhej: “Alush Lleshanaku u vra në përpjekje, diku afër Elbasanit, bashkë me shokun e tij, Rexhep Kasa(?!). Ai nuk u ka besuar syve, kur ka parë edhe emrin e tij, ndër viktimat e asaj nate të përgjakshme, ku tradhtia dhe kurthi kishin marrë me vete jetën e njërit prej nacionalistëve intelektualë, njërit prej trimave që veçohej prej të tjerëve.
Por çfarë ndodhi me Rexhep Kasën? Ai vetë ka dëshmuar: “Ka disa vjet që më mbajnë në izolim, këtu në birucën e grekëve në Zadrimë, duke më pyetur për çdo veprim, si brenda dhe jashtë shtetit. Për Alushin ka afër një vit që më pyesin. Ka ardhur të më pyes edhe vetë Kadri Hazbiu…”
* * *
Zef Luka ende i ndien dhimbjet për mikun e tij të vjetër Alush Lleshanaku dhe për asnjë çast nuk e heq nga mendja mendimin se Alushi e donte fort Shqipërinë. Ai nuk iu shmang rrezikut edhe pse i kishte mundësitë që ta ndërtonte jetën ndryshe dhe të kërkonte lumturinë e vet dhe të familjes në Perëndim. Për atë, Shqipëria ishte mbi gjithçka, ndaj nuk e braktisi. Tani në pleqërinë e vet, Zef Luka, i cili jeton në Cleveland, i shkojnë ndërmend bashkëluftëtarët, miqtë e idealit. Është ndër të vetmit e mbetur gjallë dhe kërkon që historia e luftës së tyre të mos shtrembërohet. Secilit t’i jepet haku. Shpesh më bie fotografi të futura në zarfe dhe pas fotove shënon data dhe përkushtime. Shiko, mos ma harro Hamid Toshin, ishte burrë i mirë, trim.
Ne shkonim mirë me njëri-tjetrin, veriorë e jugorë, myslimanë dhe katolikë. E donim shumë Shqipërinë. Komunistët na quanin diversantë, por unë mendoj se ne ishim shqipe që fluturuam me sjellë lirinë. Nuk më harrohen fjalët e një malsori, që u tha njerëzve të familjes: “Këta kanë lënë jetën e Romës me gjithë të mirat dhe kanë ardhë me na shpëtue ne… Zefi jeton me kujtimet e atyre viteve të vështira.
Marrë nga gazeta “Dielli”
JA MORE PISA ENVERISTE, FANATIKE TE POSHTER TE PARTISE SE PUNES, JA LEXOJENI TE E VERTETEN PER PATRIOTIN ANTIKOMUNIST, ALUSH LESHANAKU JU PLACIN SYTE E SPIUNIT TE SIGURIMIT TE ENVERIT:

nastro a mund ta ribotosh dhe nja dy herë se nuk e kuptova me të parat??
pasi e lexova,në fakt,nuk nxora ndonjë ndryshim nga ai që thuhet dhe në dokumentin “sekert”!!
dhe bijt e ata që e ndoqën ballaban pashën pas ishin të bindur se ai ishte për shqipërinë,pavarsisht se ishte në krah të osmanit pushtues!!
dhe këta që i shkuan pas alushit ishin të bindur se alushi luftonte për shqipëri,pavarsisht se u vu në shërbim të pushtuesit kur komunistët,dhe partia e tyre nuk egzistonte akoma!!
si e thotë dhe ky lali që i kishte dhënë besën alushit,dhe jo shqipërisë sepse ja mbathi pasi u vra alushi,alushi përveç trimërisë ishte dhe i zgjuar!
ai,një lloj nostradamus,e ka parashikuar që do të krijohej partia komnuiste dhe se ata do të merrnin pushtein pasi të përfundonte lufta!!
duke qënë përballë kësaj zgjuarsie,gjenialiteti,unë do të thosha se ai ka qënë dhe më lart se i lexuari mithat frashëri!!dhe ai me gjithë dijen e tij,nuk ariti ta parashikont një gjë të tillë!pra që gjermanët do të humbnin luftën dhe komnuistët do të vendosnin një diktaturë 45 vjeçare!!
e nastro tymi,nastro fënda!!
ti sikur të ishe kushëri i parë nga nëna me fëndX,atë trushkulurin me kah të kundërt!!
ps:them nga nëna sepse po të ishit nga baba do të ishit të dy zogistë!!
o intelktualeshi
kush te shan ty se po nxin enverin e denofte zoti
nuk besoj se ka njeri qe e ka ngritur ne qiell enver hoxhen se sa ti me keto miljona kilometra komente..
.
kapja e ketyre antikamunisteve qe vinin nga beogradi-athina -roma-stambolli-kajro si zogj eshte merita me e madhe e atij sistemi sa dhe vete armiq te betuar e kane pranuar;
.
Shqiperia i dha leksion jo vetem serbit dhe grekut por dhe anglo amerikanve me italo-gjermanet qe u bene baza te tyre..
.
Kam qene dhe jam kunder sistemit (regjimit) qe u ngrit ne Shqiperi nga GB-USA-BRSS me pislleqet e tyre por keto terroriste si Lleshanaku & Matjani etj moren denimin e merituar..
.
Do kisha respekt per ta nese pershembull do vrisnin Enver Hoxhen ose dhe ndonje komunist te rrangut te ulet….por keto kane vrare shqiptar qe ishin popull i thjeshte dhe kan kyer sabotazh dhe hedhje ne ere objektesh publike…pra jane terroriste sado qe ti dekorojne keta Nishanet e Tradhetise
Shtet kriminelesh qe e torturuan dhe masakruan popullin shume here me shume se cdo pushtues. Jo vetem dhuna por dhe trushpelarja propagandistike ka shkaktuar deme te pallogaritshme qe vendi po i vuan ende sot. Shume shembuj i keni edhe ketu ne forumin e gazetes.
Ka nje problem moral le lidhje me kanibalizmin ndaj Enver Hoxhes..
.
Ndersa monstra Berishe edhe pse i zhveshur nga pushteti faktik ka nje pasuri perrallore nje mbeshtetje antishqiptare nga dipllomacia huaj edhe pse ka kryer krime te llahtareshme.
.
.Nga ana tjeter nderimi i tradhetarit Zog me permendore dhe duke i kthyer gjithe pronat e paligjeshme cojne uje ne mullirin e Enver Hoxhes
.
Simfonia e meposhteme
eshte si nekrologji
per ate vend qe ka vdekur klinikisht:
Ku e ke djalin nene Jovanka ?
Ne Tirane, tek Sllobodanka,
Do me u kthy dhendrri n’pushtet
Tash do te dalim n’selamet.
Dobro doshli, daj Fazllici !
E uron Shkelzen-o-vici
Zdravo unuka Argite !
Te gezojme qe erdh kjo dite !
Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rrite normen e fitimit,
Jem bashkue me boten e krimit.
2.
Babe Salihi jep udhezimet,
Si me i shtue superfitimet:
“Gjithsecili ne klanin tonë,
T’angazhohet ne korrupsion !”
Ne mandat te pare si president,
Jam tregu koqe, pa mend,
Me duket vetja anormal,
Pse nuk vuna kapital !
Eshte momenti te fitojme sot,
Vitet qe na iken kot,
Due me u ba pasanik,
Me jetue si sheik!!
Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si ti fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
Do ta shtyj ne maksimum.
Po te na bajne neve anetar,
S’mund te vjedhim si me pare.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Alibe e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
Veç me mbush thaset me dollare,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon.
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi
Kur shfrytezohen gra e femi.
Keto jane pune qe leverdisin,
Pasunohemi me tane fisin,
Fitim te tille nuk ka pare bota,
Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
3.
Kam kerkese nga njerzt e grues:
T’u jap serbve akses n’Durres.
Kam mendue qe per Serbine
Te baj aksin Laç-Morine!!
Kosovaret nuk i due hiç,
Sepse jane anti-Fazlliç.
Çmendurisht une kam dashni,
N’dajallaret e femijve t’mi.
Rruga qe i sherben vatanit,
Do kalonte grykes Komanit.
Ky opsion nuk me pelqen:
Me demton si biznesmen.
Une nuk jam aq rrote budalli
Me e ndertu nga thote Topalli.
Rruga bregut lumit Drin,
Le pa pune tragetin tim.
Jam i lute prej Erdoganit,
T’kaloje rruga bregut Fanit.
Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
Pra, Kosova eshte sebepi,
Perfitues jane turku e serbi.
Do ta haje buxheti i shtetit,
Edhe xhepat e miletit.
Nga miliardat qe do hedh,
Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
Jemi te “ndershem” ne publik,
Eshte projekt patriotik !!
Do ta nisim me nxitim,
Pa projekt e preventiv,
Keshtu nuk kapet abuzimi,
N’xhepat tane shtohet fitimi.
Gropes se zeze te korrupsionit,
I veme emrin “Rruga e Kombit”
Se ky popull eshte i trashe,
E ha sapun per djathe.
Keshtu, per dite vjedhim miliona,
Me parullen: “rrofte Kosova”.
Plan biznesi me te mire s’ ka,
Miliardere ka me na ba!!
Eshte projekt qe suporton,
Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
I mashtrojme dhe per fushate.
Une jam Sale talebani,
Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
Me sebep te inagurimit,
Dy dite para votimit !!
(Dasem te madhe do te banim,
Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
Po u ba ndonje padi,
E dergojme Sollakun n’shpi.
Me mbrojt fort korrupsionin,
Kemi gati “lustracionin”.
Kemi eksperience nga bota,
Siç vepronte Penelopa.
Keshtu do bajme me tunelin,
E ndertojme pastaj e shembim.
Siç na meson arithmetika,
Kete e thote edhe Argita:
Qe te fitohet sa me shume,
Duhet rrit puna n’volum.
Sukses-fija eshte derivat,
Punet e vogla japin pak.
Po kur shifra eshte me billiona.
Çahen brinjesh llogarite tona !!
4.
Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
Se ua dhame amerikaneve.
Nga Teksasi, nje firme hiçi,
Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
Koperture n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulence !
Te startoje, me korrupsion,
T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjell nga Azerbaijani.
Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
Mire se te vijne nga mafia ruse !
Vlere fiktive veme n’ offerte,
Me u “pague” per 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I nderron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai per shoqni,
Ai ka ketu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nje nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Per “OK”-n ne parlament,
Duhet ba nje marifet:
Vec te kete emerin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rendesi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, e ca gomare,
S’jane te zot as “per nje pune”,
Miratojne ç’far u tham une.
Pse jane arti, politika ?!
I blejme ca nga opozita,
Kur ta mbyllim kete pazar,
U çojme ftesat per iftar.
Per parate, s’kemi siklet,
ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyese ndonje gazete,
“Jane pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonje gazetar,
Do ta shpalle une tradhetar,
Do ia djeg gjithe pasurine,
Me shtypshkronje, e me makine.
Per transferta kriminale,
Kemi banken personale,
Me Tan Santo e Elvane,
Kryebandit Adrian Fullane.
I bajme ligjet si t’i dona,
Qe ARMO t’jete e jona.
Ky qe plani, me startuu,
Eshte sukses i garantuu !!
ESHTE PROJEKTI I FITORES !
JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
5.
Merakoset nene Jovanka:
Motra ime, Sllobodanka !
Mos ma lini n’balte Fasllicin,
Pse e kemi Kryeministrin?!
Sal Berisha mban fjalimin:
Mos ma ngucni “gospodinin”
Mbyllni gojen deputete !
Se ua sjell ketu n’parlament.
Nis veprimet paranoja:
O Damir, o “srdce moja” !
Merre çarterin per Tirane
Je ne bes’time n’ TV Klan.
Ne aeroport shtrohet tapeti,
Me urdher te nalte nga shteti,
Zbret me nderet e nje princi,
Dora vete: druzhe Faslliçi.
Angazhohet i gjithe shteti,
Policia e prefekti,
Shantazhojne Sala e Liria:
Te rrije urte prokuroria !!.
Se eshte koke, per koke te mikut,
Eshte koka e trafikut,
Kontrabanda e Ballkanit,
Kontrollohet prej “viganit”.
6.
Fakte te reja kan dale ne drite:
Kush e nxori Azemin ne prite,
Kush e shfrytezoi arkivolin,
Me ba 14 shtatorin !
S’e harrove o Sale, traditen,
Keshtu e vrave edhe Trebicken,
E verteta po del ne pah,
Kush e çoi Kosten “per gjah”.
Po te zbardhet prej fillimit,
Tragjedia e 2 Prillit:
Dora qe gjakosi Shkodren,
Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
Kur Kosova ngrinte krye,
Behej shqipja “lesh e li”,
Luks i madh per Serbine,
Kur shtie n’kaos Shqiperine.
Hej Sali, miku i Fazlliçit,
Ia kalove Karaxhiçit,
Karburant i dhé Serbise,
Me vra djemte e Dardanise!!
U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
Kundra trimave te Kosoves
I gjithe populli u çudit
Kur i shpallet “terroriste” !!
Trimat, ne lufte me dushmanin,
Ti, biznes me Arkanin.
Dosja jote ne Beograd,
Filloi te jape rezultat.
Kur Kosovës po i vinte fati,
Direktiven jep lugati.
Me urdher te UDB-se
I the “jo”, Rambuje-se.
Ti ke ba nje mal me krime,
Vrave popullin ne lufte civile,
Mbolle ngjarjen me vrastare
“Hiroshimen” gerdecare.
Tym e helm mbushe kete vend:
Bloze qymyri, nafte e cement,
Ke dhe plane me mizore,
Me centralet berthamore !!
Si familje, je ba llum
Ju ka vene mafia perfund:
Delijorgji, Medi dobiçi
Rezart Taçi e Fazlliçi.
Qe ta themi hapur fare,
Eshte gjithe mafia nderkombetare,
Kriminelet ke ortakë,
Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
7.
Jam Sali, Sali “qëndresa”
Vrava, vodha gjithe sa desha
Per pushtet, une djeg Shqipnine,
Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
Madje jam shume i vendose,
Per nje tjeter katastrofe !
Me barut u ba shume buje,
Kete here do jete me uje !!
Shkodren do ta bej det,
Ta mbaje mend perjete !
Tragjedi qe s’e ka pase,
Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
Vi nga kulla e Vicitolit.
Jam nga shpella e Mit Sokolit,
Qe ju turr topit per ment’ krese,
Tu mendue se eshte n’sigurese !
As kurkujt nuk ia kam friken,
E kam “tredh” une opoziten
N’ unison me Edi Ramen,
Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
Le t’vazhdoje me batuta,
Tu tregue perralla me flutura
Nuk me tremb mue Johni II-te,
Une nuk pyes per Amerike !!
Derisa t’permbyset globi,
Me rruen trapin “Silvia Konti”,
Se ia marr erzin n’publik,
Ia kam ba nje vidioklip !
Me gjyqsorin s’kam problem
Aty kam une klanin tem,
Bamirit ia kam ba bene,
Do t’ia marr dhe KLD-ne.
Me i vu krimit kapak,
Mua m’duhet edhe nje mandat
Kam nje plan te sterhollue,
Me lane popullin pa votue.
Kur te vije dita per votim,
Jam usta n’manipulim.
E ujdis dhe me Europen,
N’qeveri me kokelopën.
8.
Mire ia ban more faqezi,
Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
Se çdo popull ne planet
Nuk do të sillte me ne pushtet.
Per faturen dhjetra mijera
Brenga, plage edhe viktima,
Per gjithe krimet ndaj vatanit,
Do ta benin si Sadamit.
9.
Hapi blloqet moj Argite:
A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
Nga vemendja si na doli ?
INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
Duhet te kesh n’vemendjen tate,
Dhe repartet ushtarake.
Ç’fare ka: toke e ndertim,
Ta kthejme ne perfitim!!”.
Te punojme ma me kujdes,
Po na dalin letrat n’shesh.
“Bomba” e pare qe faksi djalit,
Tash, e-mailat e Ansarit !
Ne publik erzin na muaren,
s’na paguan as faturen,
Me aferat qe t’zbuloi Tema
Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
Per çdo gje, rrofte kapari,
Se ta fusin si arabi
Ta kesh rregull n’punen tane:
Leket merren paradhanie !
Mos u ban more babe zevzek,
I thote t’jatit çika e vet:
“Veç me tenderat qe kam n’proces,
Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
Asetet qe ti permende,
I kam te shkrume n’listen teme.
Une i bej punet me grafik,
I kam ne plan per kete vit.
Nuk pajtohem me kritikat,
Mos mi humb babo meritat.
M’ gjej nje tjeter ne Planet,
Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
Per çdo prone qe eshte kthy,
Une e Zeni kem nderhy.
Ne çdo projekt e investim,
Aty eshte dhe emri im !!
Koncesione e tenderime,
Kane kalue ne doren time.
S’jam mjaftue si konsultare,
me perqindje, jam pronare !!
A e ke pa si po hedh shtat,
QTU-ja e re ne Farke ?
Veper qe se ka Shqipnia,
Ashte tu u ba me leket e mija !
Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
I kam une nen kontroll !
Po s’pagoi taksen tek une,
S’fiton asnje konsorcium !!
Fantazia ime s’ndalet,
Kam fillue te zaptoj dhe malet:
Dajt, Terbun e Veleçik,
Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
Me ndihmen e dajes Fazlliç,
Kem ba lek e fitue miq:
Mishkovicin e Arkanit,
Dhe djalin e Sllobodanit !!
Kam arrite me menaxhu,
Procesin me te korruptu.
I rashe vize VITOL gjigandit,
Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
Edhe pse jam billionare
Ne shume projekte, aksionare,
Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
Vete e deshen borgjezine !
Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
E godisim bashke me Zenin,
Ti kujdesu veç per vedi:
Mos me ra nga pushteti
Qe t’i gezojme na pasunite,
Mos prano me i hap kutite.
Se po i hape, fiton Rama,
E na i konfiskon te tana !!
Po erdhi ai n’pushtet,
E sigurte: burgu na pret.
Krimet tona sa nje mal,
Nuk mjafton kodi penal.
Qe te shpetojme duhet me ik,
Ne azil politik,
Nese duem nje vend tamam,
Shkojme drejt e n’Teheran.
***
Zonjë e madhe Jozefinë,
Ke merita n’sigurim,
Që kur re në banane,
Ti je ba pulitikane.
Nga besimi europiane,
Në politike je talebane,
Për të tjerat je hibride,
Nuk e flet as gjuhën shqipe.
Si kryetare je e dhunshme,
Nga fjalori: e paturpshme !
Histerike si një vrasëse !!
I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
***
Kush e solli kete cunam ?
Kryeministri sharlatan !
“Hena blu” as “dielli gri”,
Dora vete shoku Sali !
Hapi syte o milet,
Pse fajtore jemi vete:
Se çdo votë për atë lubi,
Eshte burim për tragjedi !!
Moj malesia e Gjakovës,
Ke pas qene e pararojes,
Ti ke pase burra model,
Turp, qe nxore ate kriminel !
Do t’mbuloje Sale turpi i zi
Per afera e per tradheti,
Do te mbetet brez pas brezit:
“Kryeministri i Gerdecit”.
Para teje ne tradheti,
Jane zhyt Zogu e daja i tij.
Por s’kane bere te tilla pazare!!,
Me ujrat territoriale.
Kjo do te thote se n’ qeveri
Esat Pasha na eshte kthy.
Problemi qe ka sot vendi:
A do vi dhe Avni Rustemi ?!
Jeni nje tufe me kusare,
Me Ballinje e Selmanllare,
Delijorgje dhe Fazlliçё,
Taç e maç e berishiçe.
Kjo eshte klike qeveritare,
Eshte nje bande kriminale,
Ruli, Basha dhe Mediu,
Kapobanda eshte Saliu.
Sa krimet i keni ba,
Me lekure keni me e la.
Do ta zbojme ne korrupsionin,
Bashke me Gerdec-kualicionin.
***
Moj PD – e bija e “nanes”,*
Paske qene ti “piçka e s’ames”.
N’kryesine tende ka hyp llumi,
Me shume turp ty po t’vjen fundi !
..
te nderuar antienverista kanibalista
.
edhe une jam antienverist si ju
por nuk u cova te hidhja enverin ne 1991
per te ngjallur tradheatrin Zog
dhe sot per te toleruar krimberishen nga faktori nderkombetar…
.
Nese ju akoma shuroni varrin e enverit
dhe toleroni krimet e salielezbiberit
apo vazhdoni nderimin e zogmathefuckerit
me falni por ju po ngjallni enver hoxhen
qe i kerkoj te falur se paska patur te drejte
qe ju shkerdhente pragun e shtepise
se jeni monstra. e meritonit !
tung !
Ky tipi qe flet me admirim per Hamit Matjanin, me duket se ka nje derrase mangut. Hamit Matjani ishte nje kriminel qe ka vrare mbi 100 persona te pafajshem me doren e tij ne kohen kur ishte komandant xhandarmerie. Nga ana tjeter, te gjithe keta qe ka permendur, nuk ishin as me shume e as me pak ish kolaboracioniste qe u bashkuan me pushtuesin gjate luftes.