“Cyber Monday” gjatë këtij viti ishte dita më e madhe e blerjeve online në historinë amerikane ku amerikanët harxhuan rreth 6.6 miliardë dollarë.
Por 100 vjet më parë, vendasit e qyteteve si Nju Jorku ballafaqoheshin me turma të mëdha njerëzish në rrugë të zëna për pazaret e festave të fundvitit.
Fotot e nxjerra nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit tregojnë se si ishte një dyqan në Nju Jork në fillim të viteve 1900. Shumë prej tyre kanë ndryshuar që atëherë.
Këtë vit, blerjet në internet u rritën gjatë të “Premtes së Zezë” dhe “Cyber Monday”.
Por në të kaluarën jo aq të largët, blerësit ishin jashtë dyqanëve, duke pritur me orë të gjata dhe nganjëherë edhe duke u grindur me njëri- tjetrin për artikujt e kufizuar me ulje çmimi.
Më poshtë, janë disa foto që tregojnë se si njerëzit që jetonin në qytetin e Nju Jorkut midis 1900 dhe 1915 blinin për sezonin e festave.
DITA











Nuk paskeshin patur te gjithe makina.Kjo grueja me nji ngarkes te plot ne dy krahet te bind.
Ne 100 vjet para artistokracia amerikane ne lulezimin ekstra ne pershtatje ne ate kohe.