Deri përpara pak ditësh dasma e Brad dhe Angeline ishte thjesht një thashethem që nuk besohej nga të gjithë, por duket se yjet e filmit `Mr & Mrs Smith` ,e kanë bërë fakt të kryer martesën, e cila thuhet se do të ketë përmasa madhështore.
Aktori 49- vjeçar, Brad Pitt ka zbritur ditën e mërkurë në aeroportin e Francës me një veshje të përditshme dhe praktike. Sipas konfirmimeve të personave të afërt me të aktori ka shkuar për të mbyllur marrëveshjen me organizatorët, të cilëve çifti i ka besuar dasmën.
Ajo që vërteton më shumë të ashtuquajturin thashethem të dikurshëm, është pohimi i dyqaneve ku Brad ka shkuar. Ata kanë thënë se ai ka bërë blerje të shumta dhe të gjitha kishin lidhje me dasmën.
Miq të afërt me yjet , profili i të cilëve është ndër më të lartët në Hollywood pranuan vërtetësinë e martesës në një anije duke shtuar dhe hamendësimin se kjo e fundit mund të ishte një anije skoceze e klasit të lartë
