Vrasja e Oliver Ivanoviç, pasojat në Kosovë dhe ndikimi me Serbinë

Dita

Për pasojat që mund të ketë vrasja e Oliver Ivanoviç në stabilitetin e Kosovës dhe bisedime e saj direkte me Serbinë, foli në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel analisti Mentor Nazarko.

Çfarë zhvillimesh mund të ketë kjo ngjarje?

Ballkani është një vend ku mund të ndërtohen lehtë shumë paralele historike edhe për luftëra botërore, është i pajisur me shumë fantazi, kështu që çdo lloj skenari është i mundur. Ajo çka mund të them duke interpretuar shenjat e dukshme dhe të padukshme të lëvizjes së faktorëve politik që lidhen me Kosovën, një ngjarje si kjo, e cila mund të jetë edhe me karakter banal, do të shëndërrohet në mënyrë të tillë që do të rrisë pazarin e Serbisë në bisedimet me Kosovën. Serbia e ndjen që në konjukturën aktuale ndërkombëtare e ka pozitën më të mirë se sa Kosova. Vuçiç ka bërë disa hapa relaksues kundrejt Kosovës. Për shkak të “flirtimit” të tij me Rusinë, Perëndimi është duke e marrë me të mirë. Por në bisedimet jo publike, ai duket se nuk ka marrë atë çfarë ka arritur të marrë. Për këtë arsye, ai e shfrytëzojë maksimalisht këtë që ndodhi. Ajo çfarë pritet të ndodh kundrejt Serbisë në bisedimet me Kosovën është diçka historike, e cila me siguri do të jetë një goditje e rëndë për Serbinë, pasi Bashkimi Europian nuk hedh asnjë hap përpara në negociatat me Serbinë në qoftë se nuk ka zgjidhje përfundimtare në çështjen e Kosovës. Serbia është e pa kënaqur me atë që ka marrë me planin e “Ahtisaari” dhe kërkon të marrë më shumë duke shfrytëzuar tani ngjarje si kjo e fundit, në një zonë si veriu i Kosovës në të cilën konfliktualiteti ndëretnik ka arritur nivelet më të ulëta në këto katër vjet.

Si mund të përfitojë Serbia nga kjo situatë?

Kosova është në një situatë relativisht të vështirë ndërkombëtare diplomatike, për shkak se ka izolim, vuan pasi qytetarët e saj nuk mund të lëvizin të lirë. Kjo është dobësi dhe është një tregues i dobësisë së shtetit. Është nën presion për shkak të fillimit nga puna të Gjykatës Speciale, e cila mund të prekë drejtues të rëndësishëm politik. I bëhet presion, megjithëse forma përfundimtare e koncesioneve që i janë bërë Serbisë është maksimale, i kërkohet të lëshojë edhe diçka tjetër. Në një situatë të tillë, Serbia përpiqet të marrë maksimumin. Serbia është duke luajtur edhe me faktin që nga aktorët më të rëndësishëm ndërkombëtar, që është SHBA, në rajon janë duke shfaqur apo duke vuajtur një lloj dualizmi ose një mungese vëmendje se çka qenë më përpara. Kosova nuk është më ajo e vitit 1999. Kosova duhej të shndërrohej në një histori suksesi në mënyrë që të kishte vëmendjen ndërkombëtare dhe në një situatë si kjo, Serbia kërkon të marrë maksimumin, me gjasa dhe ndarjen. Nga pikëpamja e efeteve të tjera brenda frontit serb, Ivanoviç, siç e përshkruajnë të gjithë analistët në Prishtinë, ishte kundër ndarjes. Ky është momenti më i rëndësishëm që kërkon të arrijë Serbia, ndarjen e Kosovës, eventualisht shkëmbimin e territoreve. Këto janë gjëra që diskutohen në takimet diplomatike të mbyllura dhe jo publikisht.

Share This Article
2 Comments
  • From: Alban Dega
    Date: January 16, 2018 at 13:13:19 EST

    Mendime jo konspirative

    AKT TERRORIST KUNDER NJE KRYETERRORISTI

    – Paralajmerimi ogurzi antishqiptar i Sputnikut dhe dora e zeze e Putinit

    – Sindroma Gjukanovic eshte teper e fresket per tu harruar !
    – Vigjilence vellzer e motra shqiptare

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vrasja e liderit serb Jovanovic nuk eshte nje rastesi.
    Vete koha kur kryhet flet vet dhe perben nje sinjal alarmi e kushtrim per vigjilence, syceltesi per mbare shqiptaret ,
    Paralajmerimi oguirzi i Sputnikut te RIA-s ruse Ruskaja Intelixhensia Axhensia . pasardhesja e KGB-se se Vladimir Putinit qysh prej pranveres se vitit te kaluar e sidomos ai i dhjetorit per trazira ne Shqiperi, ne Kosove dhe vise te tjera shqiptare, pershirja e ” instruktoreve ukrainas” te te Moskes ne “Cadren ” e Sali Lul.Nokes… vitin e kaluar, ofensiva ruse ne komplote e trazira gjithmone prej saj dhe DIA-s pasardhesja e UDB-se gjakatare e thellesisht antishqiptare… jane kambana alarmi per mbare shqiptaret.
    Pa filluar ende hetimet, pa thare ende gjaku i viktimes, pa u ftohur ende kufoma e tij, si Beogradi edhe Moska njezeri bene edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatesin duke akuzuar indirekt dhe direkt shqiptaret per kete vrasje !
    Ajo qe bie ne sy se ata flasin ose bejne akuzoje sikur ta kishin kryet vet vrasjen !
    Pse!?
    Sepse si Beogradi edhe Moska jane historikisht ne te njejten linje raciste, terroriste dhe genocidale antishqiptare !
    Ka muaj e vite qe si Beogradi edhe Moska paralajmerojne perseritje te skenarit te Pranveres se vitit 2004 ne Kosove, ne te cilin ata kane qene jo vetem autore, por edhe regjizore, sic ishin edhe ne atentatitn e deshtuar terrorist per te vrare ish Presidentin dhe ish- Kryeministrin e Malit te Z. Gjukanovic, sic u implikuan dhe vepruan edhe me Cadren ne Tirane dhe “modelin maqedon” te Berishes, Bashes, Nokes, Mediut ne pararoje e Likes e cetes se tij ne prapavije !
    Reagimi i ashper i ish- Gebelsit te Hitlerit serb Milloshevic, Aleksander Vucic dhe i Sputnikut te Putinit, largimi i menjehershem i Presidentit serb Aleksander Vucic nga Brukseli, mbledhja urgjente e Keshillit te Sigurise Kombetare te Serbise per nje kryemafioz dhe terrorist si Jovanovici jane nje sirene alarmi dhe thirrje per qetesi dhe vigjilence per shqiptaret jo vetem te Kosoves !
    Jovanovic ishte jo vetem nje terrorist antishqiptar, por edhe nje kryemafioz narko e human trafiku, nje gjobvenes i korruptuar e nje vrases i pashpirt me nje thes krimesh mbi shpine .
    Lista e vrasesve te mundshem te tij brenda e jashte Kosoves eshte teper e gjate… aq sa eshte edhe vargu i krimeve te tij jo vetem ne Mitrovicen Veriore por edhe ne Bosnje, Kroaci e me gjere.
    Por koha qe u zgjodh dhe menyra se si u krye vrasja e tij eshte llogaritur e zbatuar me saktesi agjenturash ruso-serbe qe japin pak shprese per kapjen e vrasesit apo vrasesve profesioniste te tij me qellime shume me djallezore e antishqiptare. Aq me pak mund te shpresohet te zbulohen e aq me pak kapen regjizoret e ketij komploti ne Beograd apo ne Moske!
    Pse !?
    Vrasja e Jovanovicit duket me teper nje akt terrorist i mireorganizuar nga sherbimet sekrete ruso- serbe per te destabilizuar Kosoven ne prag te dhjetevjetorit te pavaresise se saj. Ajo eshte pjese e kryqezates ruso-serbe per te trazuar e goditur Kosoven ne te gjitha fushat politike, ekonomike, diplomatike … per cka kane ndihmuar jo pak edhe politikanet driteshkurter e injorante te Prishtines dhe dora e tyre e zeze teper aktive ne Tirane me Mareshallin e Beogradit Sali Berisha e nacalniket Lulezim Basha e Flamur Noka …. ne krye.
    Nuk perjashtohet as bashkepunimi me Mafian serbe dhe agjente te fshehte shqiptare te DIA-s serbe apo RIA- s ruse.
    Ne kete kendveshtrim duhen pare edhe protestat dhe thirrjet per destabilizim dhe permbysjen me dhune, me hir apo pahir te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, nga Banda e Gangstereve dhe “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit e Mareshallit te Beogradit, Sali Berisha dhe cetnikeve te tij Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Like Floriri, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e co.
    A mos valle jane nje rastesi trazirat e dhunshme dhe skenari nekrofil i 18 dhjetorit ne Kuvendin e Shqiperise e rreth tij ne krye te te cilet ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Monika Kryemadhi !?
    A mos eshte rastesi akt terrorist i Shkodres ku u plagosen tete veta dhe shtimi i vrasjeve dhe krimit ne Shqiperi keto dite pas kushtrimit te Sali Karaxhicit, Lulezim Fazlicit, Flamur Stanishicit, Monika Krymadhit, Petrit Vasilit dhe mediave te Kazanit per te dale ne sheshe e permbysur qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike te Edi Rames !?
    A mos eshte rastesi fakti qe pikerisht ne ato caste dhe ne ate vend ku ndodhi shperthimi po filmonte nje ekip “gazetaresh” te nje televizioni te Malit te Zi apo Sputnikut putinist , qe do te jepte nje imazh teper te zi per Shqiperine ne Bote !?
    A nuk jane keto thirrje te kesaj “Bande Gangsteresh” e te “Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” per destabilizim, per nje qeveri anti- Mafia akte te mirefillta terrori politik, psikologjik dhe ushqim i krimit dhe terrorit klasik ne sinkron me Mosken . Beogradin, Athinen dhe presionet zerviste te Presidentit andart Grek !?
    A nuk jane sulmet, shpifjet e kesaj Bande e Mafia kunder ambasadoreve te SHBA-se dhe BE-se, kunder Uashingtonit dhe Brukselit ne nje ze e ne nje hap me Mosken e Beogradin, me RIA-n ruse e DIA-n serbe !?
    Sipas burimeve konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s..
    Nuk eshte koha per qeveri Antimafia te drejtuar nga kjo Mafia e Bande Gangsteresh !
    Eshte koha te kercasin prangat ne kycet e tyre kriminale e kusare, hajdute e vrastare
    Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *