Pezullohet për 24 orë lundrimi në Portin e Vlorës, shkak erërat e forta

Leda Hysa

Moti i keq ka pezulluar për 24 orë lundrimin në Portin e Vlorës.

Për shkak të dallgëve dhe erës që arrinte deri në 15 m/s nuk është nisur nga Italia për në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindizi.

Ndërkohë kapiteneria ka njoftuar se moti i keq do të vijojë edhe në orët në vijim. Për këtë arsye të gjitha anijet dhe peshkarexhat janë njoftuar që të ankorohen.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në Portin e Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *