Studimi: Cigaret elektronike të dëmshme, vështirësojnë lënien e duhanit

Leda Hysa

Cigaret elektronike vazhdojnë të paraqiten në titujt kryesorë për arsyet e gabuara. Pavarësisht dëshmive për efektet e tyre negative, mbrojtësit e “avulluesve” pretendojnë se “electronic cigaret’ ofrojnë vlera si pajisje për ta lënë duhanin. Ato ju ndihmojnë ta lini duhanin, thonë ata.

Por një studim të ri nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, sugjeron se e kundërta është e vërtetë se, në fakt e bëjnë më të vështirë lënien, dhe jo më të lehtë.

Studimi tregoi se duhanpirësit që përdorën cigare elektronike kishin 49 për qind më pak të ngjarë ta reduktonin përdorimin e tyre të cigareve dhe 59 për qind më pak të ngjarë që ta lënë tërësisht.

Bazuar në idenë se duhanpirësit përdorin cigaret elektronike për ta lënë duhanin, ne hipotetizuam se duhanpirësit të cilët i përdorën këto produkte do të jenë më të suksesshëm në lënien e duhanit”- thotë autori i studimit dr. Wael Al-Delaimy, profesor i epidemiologjisë dhe shef i Divizionit UCSD në Global Public Health, në një njoftim për shtyp.

Por hulumtimi e zbuloi të kundërtën. Ne kemi nevojë për studime të mëtejshme për t’u përgjigjur se pse ata nuk mund ta lënë duhanin. Një hipotezë është se duhanpirësit janë duke e marrë një rritje në dozë të nikotinës duke përdorur cigare elektronike”.

Hulumtimi është kryer si pjesë e një studimi njëvjeçar i cili e përcolli shëndetin dhe sjelljen e 1.000 duhanpirësve nga Kalifornia. Studimi gjithashtu zbuloi se femrat dhe duhanpirësit e përditshëm ishin dy grupet që kishin më shumë të ngjarë t’i kenë provuar cigaret elektronike.

Kritikët e cigareve elektronike po bëjnë thirrje për rregulla më të forta për ta ndaluar shitjen të miturve dhe për ta kufizuar tregtimin e e-cigareve.

Hulumtimi i ri është publikuar në “American Journal of Public Health”.

Share This Article
1 Comment
  • nuk eshte e vertete ,ka plot studime tjera akademike qe tregojne se ecigarja zvogelon numerin e cigareve te verteta qe njerezet perdorin. Pra eshte ma mire me ecigare se me cigare te verteta;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *