14 hapat e ushqyerjes së shëndetshme për të gjitha grupmoshat

Pranvera Kola

Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, të cilat sot janë kthyer në një problem madhor për shëndetin publik.

Rendja drejt stilit modern të jetesës, me mungesë të aktiviteteve fizike, si dhe konsum gjithnjë e më të lartë të ushqimeve të renda, po ndikon në shtimin alarmues të sëmundjeve kronike, kryesisht të zemrës, diabetit, veshkave, etj.

Që të gëzojmë një shëndet të mirë, duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi ushqyerjes së shëndetshme.

Kjo pasi mbarëvajtja e organizmit tonë varet nga konsumimi i ushqimeve të shumëllojshme që përmbajnë sasinë e duhur të karbohidrateve (sheqernave), proteinave, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe ujit. Sasitë e këtyre elementeve përcaktohen në raport me peshën e trupit, moshën dhe aktivitetin fizik.

Për të rriturit marrja e sasisë së duhur të kalorive ndihmon për të pasur një peshë normale. Ndërsa fëmijët dhe adoleshentët kanë të domosdoshme të marrin kaloritë e mjaftueshme në mënyrë që të zhvillohet natyrshëm e pa probleme procesi i rritjes.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara 14 hapat që mund të ndiqni për të përmirësuar shëndetin nëpërmjet ndryshimit të regjimit ushqimor.

 

  • Konsumo një dietë ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë kryesisht bimore se sa shtazore.
  • Konsumo bukë, drithëra, oriz, ose patate disa herë në ditë.
  • Konsumo varietete zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gram në ditë), mundësisht të freskëta dhe të prodhuara lokalisht.
  • Mbaj peshën trupore në limitet e rekomanduara (një BMI te 20-252) duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë.
  • Mbaj nën kontroll konsumin e yndyrave (jo me shume se 30 për qind të energjisë ditore) dhe zëvendëso yndyrat më të saturuara me vajrat vegjetale të pasaturuara, ose margarina të lehta.
  • Zëvendëso mishin me dhjamë dhe prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thjerrëza, peshk, pule, ose mish pa dhjame.
  • Përdor qumësht dhe nënproduktet e tij (qumësht të prerë, salcë kosi, kos dhe djathë) që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripe.
  • Zgjidh ushqime që janë me përmbajtje të pakët sheqeri, dhe konsumo sheqer të përpunuar dhe me kursim, duke limituar frekuencën e pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave.
  • Zgjidh një dietë me sasi të paket kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shume se një lugë çaji (6 gram në ditë), duke përfshirë këtu edhe kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara, e të përpunuara.
  • Jodizimi i kripës duhet të jetë universal atje ku deficienca jodike është endemike. Deficienca jodike është e zakonshme në disa vende dhe përbën një rrezik për shëndetin kryesisht për fëmijët, që rezultojnë në kretinizëm dhe për gratë që rezultojnë me gushën, nëse nuk trajtohet. OBSH-ja dhe UNICEF rekomandojnë jodizimin universal të kripës, që do të thotë që e gjithë kripa e përdorur në industrinë ushqimore dhe që blihet për konsum në shtëpi duhet të jetë e jodizuar, duke përdorur jodat kaliumi në ato zona ku deficienca jodike është endemike. Për me tepër jodizimi universal i kripës përfshihet në rekomandimet e bëra që ushqimi shtazor për përdorim në lopët të jetë i jodizuar, kështu që qumështi dhe nënproduktet e tij janë gjithashtu një burim për jodin.
  • Nëse konsumoni alkool, konsumi limit duhet të jetë jo më shumë se 2 pije (secila të përmbajë 10 gram alkool) në ditë.
  • Përgatitni ushqimin në mënyrë të sigurt dhe higjenikisht të pastër. Zieni, piqni apo gatuani me avuj o mikrovale për të pakësuar sasinë e yndyrave shtesë.
  • Promovoni ushqyerjen ekskluzive me gji dhe futjen e ushqimeve shtesë te sigurta në moshën rreth 6 muajsh, por jo me parë se 4 muajsh, ndërkohë që ushqyerja me gji duhet të vazhdojë gjatë vitit të parë të jetës. p.k/dita
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *