Emërohen anëtarët e rinj të bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (Emrat)

Ornela

Janë emëruar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave anëtarët e rinj të bordit të menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Bordi përbëhet nga gjashë anëtarë dhe kryesohet nga Artan Shkreli zv/ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi:

Emërimin e anëtarëve të bordit të menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili do të kryesohet nga Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe në përbërje të tij të ketë këta anëtarë, përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:

a) Z. Elton Haxhi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

b) Z. Gentian Opre, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

c) Z. Julian Hodaj, Ministria e Brendshme;

ç) Z. Luigj Aleksi, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë;

d) Z. Kujtim Hashorva, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë;

dh) Z. Faruk Kaba, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *